Ngjarja e fundit i ka ndodhur një qytetari nga Vlora, B.F. (po përdorim iniciale sepse na ka kërkuar anonimatin, por rrethanat dhe detajet janë konfirmuar edhe nga burime alternative në dijeni të ngjarjes). Vetë protagonistët e ngjarjes, administratorët e faqes së kryeministrit, kryeministri vetë dhe personi i implikuar e njohin gjithashtu sepse postimi në FB e Berishës është bërë me emër mbiemër në rrugën normale të postimeve online.
“Do doja të ndaja me ju dhe t’u tregoja një eksperiencë aspak të këndshme e cila tregon për nivelin e demokracisë në vend dhe vërteton më së miri se po jetojmë në një shtet diktatorial – shkruan denoncuesi në një letër dërguar dy ditë më parë kryeredaktorit të DITA. Burime afër policisë së Vlorës konfirmuan më pas rrethanat.
Ngjarja ka zënë fill pas kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook si një arritje të madhe që ka bërë Shqiperia shumëfishimin e importimit të internetit.
Rrëfen qytetari që ka bërë denoncimin: “E pyeta kryeministrin se çfarë të mirash fiton një vend nga rritja e importeve? Të njejtën pyetje e postova në profilin e kryeministrit dhe në profilin tim…”
Çfarë ka ndodhur më pas?
“Pas disa minutash një person i prezantuar online me emrin Tuq Nezaj fillon të komentojë me sharje dhe fyerje në profilin tim. Për të mos degjeneruar biseda më tej e fshiva këtë postim. Por ky person Tuq Nezaj filloj të më dërgonte mesazhe private duke më kërcënuar edhe për jetën. Mesazhi i fundit që më dërgoi është ky: “Unë të thashë ik tash, o pasha dervish luzhen, e mos më bën që ta shpejtoj procedurën se kam me të heq zvarrë nëpër Vlorë…”
Kur i sipërcituari Tuqi ka shkruar më pas edhe se ishte “interesuar” dhe “ia prisha gjumin shefit të komisariatit Vlorës” – qytetari në fjalë ka menduar se bëhej fjalë për bllof e kërcënime verbale dhe vetëm kaq. Por… Këtu nis pjesa më bandite dhe më rrugaçërore e kësaj historie, e përdorimit të shtetit si bandë kundër qytetarëve. Qytetari ka një zyrë të vogël private imobiliare.
“Në zyrën time erdhën dy policë të cilët më pyetën për emrin dhe pas kësaj më kërkuan të shkoj me ta në komisariat se kishin urdhër nga shefi. U tmerrova jo nga frika por për dy arsye te tjera. E para kjo vërteton se po jetojmë në një shtet diktatorial ku nuk mund të themi mendimin tonë as në Facebook dhe e dyta si ka mundësi që një person militant i një partie t’i japë urdhra një drejtuesi policie?! E njoh pak a shumë strukturën dhe hierarkinë drejtuese të policisë së shtetit pasi dikur ka qenë endrra ime të studioja në Akademinë “Arben Zylyftari”. Kam mbetur vërtet i habitur se si drejtori apo shefi i Komisariatit Vlorë kanë marrë urdhër nga një person i tillë dhe kanë urdhëruar shoqërimin tim në komisariat… Ju lutem emrin tim mos e publikoni. Ju përshëndes dhe ju uroj punë të mbarë!”.
Gjatë këtyre dy ditëve DITA ka bërë verifikime mbi ngjarjen dhe ajo rezulton e vërtetë. Në biseda private, pa qenë në dijeni se po flasin me gazetarë, policë lokalë të Vlorës konfirmojnë ngjarjen dhe urdhrin e marrë, duke shtuar se “kanë shkuar për të shoqëruar qytetarin B.F. dhe i kanë thënë që shefi kërkon që të vish në zyrë vetëm për një bisedë (!!). Janë larguar kur qytetari në fjalë ka bërë rezistencë duke u thënë: “Nëse keni urdhër ndalimi më tregoni urdhrin dhe arsyen, nëse shefi juaj kërkon vetëm të flasë me mua, le të vijë ai tek unë…”.
Fakti që policë të shtetit me uniforma dhe në detyrë shkojnë t’u bëjnë presion dhe të terrorizojnë e frikësojnë qytetarët për një postim në FB-në e Berishës është skandaloz. Përdorimi i policisë së shtetit si bandë nga persona civilë strukturash paralele të “partisë së Berishës” të kujton metodat paranaziskine dhe është alarmues e indinjues për çdo qytetar të përgjegjshëm të këtij vendi.
Botuar sot në DITA
*********
Në Facebook-un e Kryeministrit të vendit
Një nga motot më të famshme naziste ka qenë: “akuzo rivalin tënd politik për krimin që sapo ke bërë vetë”. Sa herë keni patur ndjesinë, se ato që thotë Berisha për ata që i konsideron armiq janë pikërisht ato që populli thotë për Berishën vetë? Sa herë keni patur ndjesinë që thotë të kundërtën e asaj që bën, madje sa më me afsh ta thotë, aq më e kundërt me veprat është fjala?
E njëjta logjikë me frazën “Liria funksionon”. E ka shkruar Berisha në të dhënat bazike të profilit të tij në “Facebook” (është shprehje e James Beker-it). Por në profilin në Facebook të Berishës, vetëm liri nuk ka. Përgjatë gjithë kësaj kohe pas hapjes së këtij profili, shumëkush ka patur mundësinë të vërejë një censurim tejet-tejet vigjilent të të gjithë zërave kritikë ndaj ideve apo nismave të tij. Për më tepër është ndjerë edhe censurimi për pyetje që i janë drejtuar të parit të vendit për çështje delikate të zhvillimeve shoqërore, politike apo ekonomike në Shqipëri.
Në asnjë prej faqeve dhe profileve zyrtare të politikanëve në “Facebook” nuk është ndjerë kaq arbitrarisht censura. Gazetat dokumentuan gjatë muajit Dhjetor dhe Janar disa episode flagrante censurimi, emisioni “Fiks Fare” gjithashtu në një edicion të veçantë vërtetoi në kohë reale censurën vigjilente dhe “të pagabueshme” që vepronte si “makinë qepëse” në Facebook-un e kryeministrit.
Kishte një tipar që zbulonte për këdo qartësisht censurën. Nëse dikush komentonte dhe shprehte një mendim kundër Berishës, për disa sekonda komenti i këtij personi qëndronte në faqen zyrtare. Mbështetësit e Berishës shpesh e kundër-komentonin personin kritik. Kështuqë kur fshihej dhe hiqej komenti kritik, kjo gjë binte menjëherë në sy, pasi ngeleshin komentet e mbështetësve të Berishës që i drejtoheshin me emër e mbiemër kritikut, por vetëm komenti i personit kritik nuk dukej më kurrkund. E gjithë kjo “epidemi” zgjati gati dy muaj deri kur shumëkush kuptoi se të përpiqeshe që të nxisje një debat të hapur dhe me argumente logjike me Berishën ishte një sipërmarrje e kotë. Rezultati? Sot të gjitha komentet dhe reagimet ndaj mesazheve që ai jep nëpër pastime janë “urraa” dhe duartrokitje, deri tek “ta honksha zemrën Sali Berisha” (shumica dërrmuese e postimeve nuk janë në shqipe standarte). Tashmë ky profil është kthyer thuajse në një geto virtuale, e cila pasi është krijuar duke censuruar këdo që komenton ndryshe, tani ka kaluar në dimensionin final: Kërcënimin dhe shantazhimin e cilitdo vizitori që guxon të bëjë edhe replikën më etike të mundshme ndaj asaj që thotë kryeministri i vendit.
**************
Si e paraqet veten Berisha në profilin zyrtar
Mesazhi për vizitorët:
“Për mua ju jeni të parët. Më kontaktoni për pyetjet apo shqetësimet tuaja duke më dërguar SMS në telefonin tim celular ose mesazhe ne whatsapp, në numrin +355692099410”.
Citimet e preferuara:
-“Asgjë nuk është më keq se sa indiferenca e njerëzve” – Edmund Burke
“Liria funksionon” – James Baker
-“Ata që bien duke luftuar, ngrihen përsëri” – Winston Churchill
Interesat:
Qëndrimi me familjen (gjatë fundjavave), ngjitja në malin e Dajtit, ngrënia e mollëve të Korçës (më të mirat në botë), ndërtimi i rrugëve, edukimi. Leximi i librave, leximi i sms dhe mesazheve tuaja, noti, Shqipëria Europiane dhe natyrisht iPad-i im.
Librat e preferuar
Viti ’93 – Victor Hugo, Për kë bien këmbanat – Ernest Hemingway, Emri i Trëndafilit – Umberto Eco, Shkretëtira e Tartarëve – Dino Buzzati, Plaku dhe deti – Ernest Hemingway, Atlas Shrugged – Ayn Rand, Lolita – Vladimir Nabokov, Kujtimet e Adrianit – Marguerite Yourcenar, Ngjyra e purpurt – Alice Walker, Ali Pasha biografi nga Sabri Godo, çdo gjë të shkruajtur nga Ismail Kadare, Ali Podrimja, Lasgush Poradeci, Fan Noli, Gjergj Fishta, i dua librat!
Muzika e preferuar:
Beatles, Tom Jones, Elvis Prestley, Ricky Martin, Kanye West, Beyonce, Whitney Houston, Rihanna, Inva Mula, Rita Ora, Saimir Pirgu, Elita 5, Jacques Braille, shumë këngëtarë aktualë shqiptarë.
pushteti i sotem gjithçka ban ai asht tropojan i pabese te vret naten e te qan diten
Ka dhe me keq se kaq . Ruaju se mos rastesisht te ndodh ndonje aksident apo ndonje comage kokes nga njerez ” te panjohur”
Kjo eshte fytya e vertete e kesaj qeverie gangsteresh, e njejte me ate te viteve 1992-1997.
Diktature e vertete.
popull leshi,ca me laron ca me balon, 70 vjet qe vrasin njeri tjetrin ne baze te ngjyrimeve, c’pret me teper
Tuqat e Saliut… O zot si nuk shpetuam nga keta mizerje
Po nuk shpeton nga Saliu dhe Tuqat e tij po nuk dolem nga shpite e ti terheqim zvarre. Shikoni se cbehet edhe kur i ben nje koment Saliut ne fb?! Ku kemi mberritur dhe rrime e bejme sehir. Kurse Rama pret te bej zgjedhje me kete Moster ne krye te shtetit!!!!!!!!!!!!!!!!!! Vajisni kallashet me date 23 se nuk ka zgjedhje te lira me Mostren por lufte.
Personi që ka bërë këtë shantazh nuk quhet Tuq po Tuç. Lexuesit e shqipes, duhet ta dinë një herë e mirë që veriorët tanë ,,trima e të besës”, nuk e përdorin germën Ç. Në vend të saj përdorin dhe shqiptojnë germën Q. P.sh. Ata nuk thonë Çun (djalë), po thonë Qun. Nuk thonë Çikë (gocë, vajzë), po thonë Qikë. Ose: ,,Djalit” të lopës nuk i thonë Viç, po i thonë Viq. S ‘ke çu bën! Ata nuk e njohin drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Madje, drejtshkrimin e gjuhës tonë nuk e njeh as k/ministri ynë …! P.sh: Ai e përdor shpesh fjalën ,,shkëlqyer” (kur do të tregojë përrallat e e tij, për sukseset e arritur nën udhëheqjen e tij) por e shqipton ,,shkëlqyyyr” (!). Po kështu dhe kr. e Kuvendit, nuk e njeh drejtshkrimin e shqipes. Ajo, p.sh. nuk shqipton ,,politikë” por ,,pulitikë”. Ajo nuk shqipton ,,polici” por ,,pulici” etj., etj. Sa i përket mbiemrit, Neza (jo nezaj), është i njohur në Tropojë. Në se emri Tuç Neza është emër real dhe nga Tropoja, dhe në se vërtetë ka bërë shantazhe të tillë, duhet të gjejë kurajo dhe të kërkojë ndjesë…. Ai, me veprime të natyrave shantazhiste, turpëron të gjithë malësorët trima e të mençur tropojanë. Në se vazhdon të ushqejë këtë mendje çyryke, do të jetë krejt i humbur e i diskretituar.
m’vjen keq por shkel e shko po flet…un vet jam kunder sales e jozeshtazs por jozeshtaza nuk thote ”pulici” apo ”pulitika”…kshu qe mos fol kot se ofendon nji qytet me kto qe thu ti..duhet me e njoft mir gjuhen e nji qytetit qe me fol..ok?
Nqs prejmend ju bezdis gegnishtja,duhet ta dini qe gegnishtja ka kène gjuhe zyrtare e shqipnis para tosknishtes,por ishte xhaxhi enver ai qe i ndryshoi gjanat !!
Por duhet ta dini qe edhe tosknishtja ka elemente gege ne te siç asht fjala ”krye”:-Kryesim,Kryetar etj..pra fjala krye asht gege e jo toske…
E sa per salen e joz e kompani,nuk kan faj ata por na qe nuk i marrim zvarr..
O Tuc maku I keni ditet e numuruara. Z. Vlonjat mbaje mend se do te pergjigjet per ofendim personi dhe per presion
Jo me vone se mbreme postova nje koment ne fb e srb,ku shprehja mendimin tim ndaj referendumit. Pas 4- 5 min komenti u hoq. Shkrova nje koment tjeter tek postimi i srb-it per internetin, dhe me shfaqej nje shenim:- Ju nuk keni leje te futeni ne kete faqe.-ne anglisht. Tentova 2 apo 3 here dhe mu mbyll fare fusha “komenti juaj”.
Megjithate, drejt me thane, eshte kenaqesite lexosh komentet qe postohen ne fb te srb. Dhitesh se qeshuri. Ne se jeni te merzitur, lexoni faqen e srb dhe ju iken
krejt merzia. Gallate fare…
sa e ka hunen he ja thasha krahun si gyp çumleku tan shendeti i ka shku ne hune rrugaqit
Kengetari i famshem francez quhet Jacques Brel dhe jo Braille, gjithsesi e di qe gabimi nuk qendron tek DITA por tek burimi.
Do ti rekomandoja Saliut te lexonte Sigmund Froyd-in qe te kuptoje sa te deformuar dhe te parregullueshme e ka subkoshiencen. Ndoshta bindet dhe … sherohet perfundimisht, kuptohet ne çmendine. E them me bindje te plote qe karrigia e KM e ka cmendur me shume se karrigia e presidentit.
e ka mesuar mire nga jeta ne PPSH kritikomeni me ze te larte nen ze pa ta shikoni ku do shkoni kjo eshte motoja e kesaj mostre mesjetare qe vetem kostumin blu ka veshur se ne brendesi ai qe ishte eshte po me pushtet apsolut
Ky person eshte truproja i Kryeministrit.Diku ka shkruar se nuk ka gisht ne kete dhe se jeton ne Gjermani por ne e njohim shume mire madje e dim dhe se ku banon dhe se cfare po kurdis me disa malok qe ka derguar ne Vlore keto dite.Po ta them publikosht o klysh bushtre terhiqi ata klyshat e tjer qe ke ne Vlore se e ke gjith familjen ne shenjester