Drejtuesi politik i Tiranës, Erion Veliaj,doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se Partia Socialiste ka fituar edhe njësinë numër 1 në Tiranë.
Ai falënderoi të gjithë skuadrën për fushatën fantastike dhe pozitive që ka bërë.
Gjithashtu Veliaj u shpreh se mesazhi është i qartë, që t’iu shërbejnë të gjithëve.
“Ka qenë një natë e gjatë për skuadrën tonë. Nata ka qenë 72 orë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën tonë. Ka qenë një fushatë fantastike, pozitive. Kemi përmirësuar situatën. Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë ata që kanë kontribuar.
Shpresoj që pas 72 orësh zgjuar të takoheni me familjarët dhe të pushoni pak. E pasi të keni pushuar pak, është koha t’i rikthehemi më fort punës. Duhet të ketë një zgjatje duarsh edhe për ata që mendonin ndryshe, që menduan se pala tjetër është më e mirë. Është një mandat shumë i fortë, për të përveshur mëngët dhe punuar fort. Na duhet të jemi të përulur në këtë fitore, do t’iu shërbejmë të gjithëve. Mesazh i fortë dhe i qartë për të shërbyer”, tha Veliaj.
j.l./ dita
