Partia Socialiste ka hapur fushatën elektorale sot në Durrës, ku në një takim me gratë dhe vajzat atje është prezantuar kandidatja për kryebashkiake në zgjedhjet e 6 marsit, Emirjana Sako.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.
Kandidatja për kryetare Bashkie, Emirjana Sako, i tha grave dhe vajzave të pranishme se forca e saj e vetme në këto zgjedhje është puna.
“Para 13 vitesh kur hyra në bashki si specialiste arkitekte nuk ma merrte mendja që do ta kisha nëj mundësi të tillë. Për këtë falënderoj Kryeministrin Rama, Partinë Socialiste dhe çdo socialist të thjeshtë. Sot jam para jush jo për fjalë e premtime por i vetmi argumenti i imi është puna. Është e vetmja forcë e imja. Unë kam qenë krah Kryeministri Rama në çdo shtëpi që kemi rindërtuar. Ky projekt pas tërmetit ka qenë një angazhim i jashtëzakonshëm. Ne kemi projekte shumë të mira përpara. Dera jonë do të jetë e hapur për të gjithë”, tha Sako.
Sako kandidon më 6 mars përballë Luan Hotit të Partisë Demokratike dhe Ard Mukës së ‘Shtëpisë së Lirisë’ të Sali Berishës.
a.m/dita

Po moj po por a ke kaluar ndonjehere te rruga Abaz Celkupa L. 12 ku gropat ne rruge ka mbi 5 vjet qe presin te mbushen me asfalt. Pusetat anash kopshtit te antikapateve ka mbi 5 vjet te bllokuara dhe per 10 min. shi gjithe rruga permbytet. Plehrat perballe luximodamarket bllokojne trotuarin qysh ne 8 te mengjesit duke rrezikuar jeten e njerzve dhe sidomos femijeve qe dalin ne rruge. Aty trotuari eshte 0.5 m kurse plehrat jane 2m . Hajde llogjike urbanistike hajde. Trotuaret jane deformuar dhe bordurat e pemeve mbi trotuar jane bere shqetesim i madh per banoret se nuk mund te dale bordura 15 cm mbi trotuar kur trortuari eshte 1m i gjere dhe bordura e pemes 70cm . pra thjesht bashkia pa vizion per menaxhimin urbanistik te qytetit.