PS: Heqja e imunitetit të deputetit, vetëm me prova nga Prokuroria

Ornela

Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskutoi sot ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. Opozita shprehu kundërshti që në fillim duke pretenduar se Rregullorja e Kuvendit duhet të shqyrtohet në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores dhe jo te Ligjet.

Sipas propozimeve të reja në Rregulloren e Kuvendit, Prokuroria detyrohet që të japë prova në Këshillin e Mandateve kur kërkon heqje imuniteti për një deputet. Ndërsa PD është shprehur kundër këtij ndryshimi.

Kreut i Ligjeve, Ulsi Manja tha se ishte bojkoti i gjatë i opozitës bëri që Këshilli ta kishte të pamundur të punonte mbi draftin dhe e kaloi atë te ky komision.

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se me ndryshimet në Rregullore maxhoranca po tenton të rikthejë imunitetin e deputetit. Sipas tij, maxhoranca ka frikë nga ligji për shkak të aferave korruptive.

Por për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i pranishëm në komisionin parlamentar të ligjeve për mbrojtjen e ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, drafti do të kalojë në Kuvend edhe me votat e opozitës. Sipas tij, nga 12 ndryshimet në dokument, 6 janë propozuar nga opozita.

Debati te Komisioni i Ligjeve

Enkelejd Alibeaj: Ky komisioni ynë nuk ka kompetenca të bëjë këtë diskutim. Ju nuk kaloni në Këshillin e Rregullores sepse atje jemi 5 me 5. Do të jetë lapsus. Gabim. Hiqeni nga rendi i ditës.

Ulsi Manja: Nuk është lapsus. Bojkoti juaj i vjeshtës e pamundësoi punën në Këshillin e Rregullores ndaj e kaluam në këtë komision.

Enkelejd Alibeaj: Qëllimi juaj është të riktheni imunitetin e deputetit.

Vasilika Hysi: Jo, jo. Mos abuzo.

Enkelejd Alibeaj: Doni të mbroni deputetët nga ndjekja penale. Kaq shumë keni vjedhur? Kaq frikë ju ka kapur?

Taulant Balla: Nuk i bëjmë gabimet që bëtë ju në 2010 dhe 2011. Në këtë draft 6 propozime janë nga ne, 12 janë nga opozita. Falenderoj Alibeajn që ka punuar për këtë dokument. Nuk miratohen ndryshimet në rregulloren e Kuvendit pa konsensusin e opozitës. Libri i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë duhet të përditësohet sepse është shumë e vjetër.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Ahahaha…ja dhe felliqesia e PuS-etes mutit PS.
    Prokuroria u dashka sjelle provat ne salle te parlamentit per ti mbushur mendjen atyre debileve deputete me diploma fallco per ti hequr imunitetin kolegut tyre debi!
    C’eshte ky imunitet qe duhet te kete keta ligjvenesit e leshit? Para ligjit te gjithe te barabarte s’ka, nga deputeti der te qytetari i thjeshte.

  • E siguruan gomaret e Rames qe nuk i gjen asnje gje per cfare kane bere dhe do te bejne.
    Provat duhet t’i gjeje dhe sjelle Arta e Partise.
    Aq shume e kane qelbur rilindasit, saqe edhe pse i kane te gjitha ne dore , duan edhe imunitet parlamentar, se ku i dihet.

  • Kunder vetingut ne parlament dhe kthim i parlamentit ne supergjykate e horrit te rilindjes i cili sshte i gateshem te bashkepunoje me cdo hale por jo ti hape rruge drejtesise

  • Ish Ministri Brendeshem Fatmir Xhafaj lejoi Vellain e tij,deshmitarin kryesore ne “Çeshtjen Xhafaj” te largohej ne Itali,me pare se te
    mirrej ne pyetje nga drejtesia!Pa urdherin e Ministrit Xhafa dhe aprovimin e Kryeministrit Rama,kjo veper antiligjore do te ishte e
    pamundur.”Çeshtja Xhafaj”eshte lene ne harrese!Ka prove me te qarte Prokuroria,per ti hequr imunitetin e deputetit Xhafes dhe
    Rames?Dy dit pas audiopergjimit ne “Çeshtjen Xhafaj”,Kryeministri Rama deklaron se eshte e manipuluar,nderkoh qe drejtesia nuk
    e kishte thene fjalen e saj!Ka prove me te qarte Prokuroria,per ti hequr imunitetin e deputetit Kryeministrit Rama?Gati çdo Muaj qeveria
    e “rilindjes”ka prodhuar nje afere korruptive,por vetem dy faktet me siper mjaftojn ne nje Shtet normal,qe Edvin Rama dhe Fatmir Xhafaj te
    perfundojn ne burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *