PS informon diplomatët: Ndarja e mandateve nga Kuvendi vë në rrezik zgjedhjet

anazapta

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorët e huaj të akredituar në Tiranë, me qëllim informimin e tyre për situatën parazgjedhore dhe në veçanti zhvillimet me të fundit në KQZ.

Pas përfundimit të takimit, Gjiknuri deklaroi se kërkesa e sekretares së përgjithshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mandateve si në vitin 2209 është e paligjshme. Ai theksoi se anashkalimi i KQZ-së dhe përdorimi i mandateve të 2009-s për vitin 2013 nga Kuvendi përbën shkelje të Kushtetutës dhe vë në rrezik zgjedhjet parlamentare të qershorit.

“Nuk mund të shkohet në garë elektorale pa ndarë mandatet”, tha Gjiknuri.

Reagimi i PS-së erdhi dy ditë pasi KQZ kërkoi ndarjen e mandateve të 23 qershorit nga Kuvendi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *