Selia rozë ka vijuar me ironizimin e protestës që PD do të organizojë ditën e premte. Deputetja Vasilika Hysi, në një dalje para mediave, u bëri thirrje shqiptarëve t’i bashkohen protestës kundër drogës me ata që sipas saj kanë mbushur xhepat me trafikun e drogës në 8 vitet e fundit. “Dilni në protestë sepse ky është rasti i vetëm për të protestuar krah për krah me ata që janë të dëshpëruar se policia po bën detyrën dhe po i mbyll rrugët e trafikut. Dilni në protestë për të protestuar me ata që mbushën xhepat me trafikun e drogës dhe me kontrabandë nafte dhe cigaresh. Dilni për të mbështetur ata që shpërthyen Gërdecin dhe vranë protestuesit e pafajshëm në 21 janar”, tha Hysi.
