E dashura DITA! Ne jemi disa veteranë e pensionistë të moshuar shkodranë. Me ardhjen në pushtet të PS-së e koalicionit të saj, besuam sipas premtimeve që bënë liderët e deputetët e saj. Në rritjen e pensioneve, për mendimin tonë 1.4 për qind është një turp i madh i qeverisë, sepse me to nuk pi dot as një kafe. Por edhe pensionet janë po ato të dallkaukut Berisha.
Por edhe atë të shkretë kafe nuk kemi ku ta pimë, sepse këtu në Shkodër, që me ardhjen në pushtet, PS-ja qëndron e mbyllur dhe është godina më e shëmtuar në mes të qytetit. Po akoma më e shëmtuar është dhe shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Velipojë. Shumë na u mburr Edi me Mimi Kodhelin se këto probleme do i zgjidhim shpejt.
U bënë dy vjet dhe nuk po shikojmë gjë. Znj. ministre nuk e dimë me se merret, se sot ushtria është sa një regjiment në Shkodër në kohën tonë. Merruni me premtimet që u keni dhënë ushtarakëve në pension e në lirim, të cilët u kanë dhënë votën. Lëruani problemet ushtarake Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, se ai njeh ushtrinë dhe merruni me problemet ekonomike e sociale të ushtarakëve që kanë ngelur si jetimë. Mos i jepni shkak S. Berishës të thotë se kjo qeveri s’ka bërë asgjë. Besoj se këto pretendime do t’i lexojë znj. ministre.
