PS: Kryeministri sklerotik riciklon premtimet e 2009-s

anazapta

PS thotë se kryeministri Berisha po riciklon premtimet që u bëri zgjedhësve në vitin 2009. Në një deklaratë për mediat, Milena Harito tha se “kryeministri sklerotik nuk shpiku dot gënjeshtra të reja, por ricikloi të vjetrat, të njëjtat premtime që ka bërë katër vjet më parë”. Deklarata e Haritos i referohet Konventës që PD-ja mbajti dje, ku Berisha tha se fermerët punojnë sot me mjete bashkëkohore.

Harito tha se infrastruktura dhe sistemet e vaditjes e kullimit lënë shumë për të dëshiruar në zonat rurale. “Fermerët përballen me kosto marramendëse. Atyre iu premtuan subvencione, por vetëm një e katërta e tyre përfituan”, tha Harito.

Një tjetër gënjeshtër e qeverisë sipas socialistes Harito është edhe ajo që lidhet me pensionet në fshat. Ajo tha se aktualisht, pensionet në fshat janë më të ulëta se në vitin 2005.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *