Manovra e re në shahun e politikës shqiptare vetëm dy muaj para zgjedhjeve është sa befasuese aq dhe ekstravagante. PS-LSI do të hyjnë në fushatë kundra një bilanci PD-LSI! Në Francën e René Dekartit(Descartes) kjo mund të quhej gjithçka, por kurrsesi karteziane. Në hyrje të këtij shkrimi ku do të përpiqem që të ndaj me lexuesin këndvështrimin tim, nuk mund t’ia fsheh atij konfuzionin tim. Ka diçka që më shpëton në planin racional. Si do të mundet që një parti krenare për sukseset në bashkëqeverisje, LSI, t’i tolerojë ortakes së saj të re PS, të thotë qoftë një gjysmë fjale në fushatë kundra PD-së dhe liderit “legjendar” të saj, Sali Berisha, aq i suksesshëm në këto katër vitet e fundit, sipas vetë përkufizimit që bëri Ilir Meta? Nuk besoj, me aq njohuri se kam në politikë komparative, që gjetiu në arenën ndërkombëtare, të gjesh një situatë po aq të sikletshme në të cilën vihet Edi Rama përballë kësaj thënie të Ilir Metës: “Në emër të kryesisë së LSI dua të vlerësoj sot bashkëpunimin me PD dhe kryetarin e saj, kryeministrin Sali Berisha, për bashkëpunimin gjatë katër viteve në koalicionin qeverisës, i cili garantoi jo vetëm stabilitet, por edhe disa reforma të rëndësishme në funksion të zhvillimit dhe integrimit evropian të vendi”. Surrealiste! Do të duhej një Francis Bacon për të pikturuar spektaklin e paparë elektoral që PS dhe LSI pritet t’u servirin shqiptarëve ku njëra do t’i bjerë gozhdës Berishë dhe tjetra do të lëmojë patkoin bilanc.
“Mbreti lakuriq” i Spartak Ngjelës
Askush më mirë sesa i nderuari Spartak Ngjela nuk i ka thurrur dot një odë aq mbresëlënëse përrallës së Andersenit “Mbreti Lakuriq” siç e bën avokati në refleksionet mbi periudhën e diktaturës. Nga 1200 faqe të një proze virtuoze, që vetëm Kadare e mund, mbaj mend si në një “flash mental” këtë përshkrim të Ngjelës kur të burgosurve politikë në Burgun e Ballshit u kërkohej të firmosnin peticione në mbështetje të Partisë së Punës ndërkohë që Hoxha po e çonte Shqipërinë drejt urisë: “të gjithë shqiptarët e kishin parë që Mbreti i tyre ishte lakuriq, por të gjithë ishin të detyruar që të thoshin se Mbretit i rrinë shumë bukur rrobat që ka veshur”, kujton me trishtim Ngjela. Si është e mundur që ky Spartacus, që personalisht me librin e tij, më ka prekur, më ka shkrirë, më ka bërë të derdhë lot, të ndjejë urrejtje të pakufishme ndaj atij që i vodhi një gjysmë shekulli vendit tonë, të ndjejë një mirënjohje po aq të pakufishme ndaj atyre si Ngjela që jo vetëm rezistuan por morën kohë nga koha e tyre të shkruajnë e të transmetojnë këto kujtime me vlerë të pallogaritshme për brezat e ardhshëm, si pra, është e mundur që ky Ngjelë nga Heroi i netëve të leximeve të mija, të shndërrohet në objektin e Habisë sime me një H po aq të madhe, kur shoh se nuk e sheh që në aleancën e re PS-LSI, Mbreti është Lakuriq si në librin e tij? Nuk e sheh Ngjela një nga artizanët e kësaj skeme të kopsitur mire skandalin t’u kërkosh militanteve të PS-së të thonë “sa bukur u rrinë rrobat princave Rama e Meta”? Nuk kam as hijen më të vogël të dyshimit, për dorën e Ngjelës jo vetëm tek ideja por dhe te materializimi i paktit të ri Rama-Meta.
“Deus ex machina” nuk funksionoi
Një ide gjeniale, brilante, që vetëm një tru me gjashtë cilindra si ai i Avokatit mund ta prodhonte. Një skenar i llogaritur si në një “deus ex machina”, ku Meta del nga koalicioni fill para zgjedhjeve, provokon krizë qeveritare dhe ngritjen e një qeverie teknike, e cila nga ana e saj prodhon zgjedhje të pamanipuluara, pra fitore të padiskutueshme për të majtën. Sipas këtij skenari, Berishës i ngelej kështu si dopjo gjashta në dorë xhokeri i fundit që ai kishte fshehur nën mëngë, V2 i famshëm në situata të dëshpëruara, vjedhja e zgjedhjeve. Asnjë nga ne gazetarët analistë nuk e kishte parë të vinte kjo lëvizje shahu sensacionale, kjo politikë aq e hollë, apo aq ”moderne” siç e cilësoi miku im Henri Çili. Veçse skema jo vetëm që nuk funksionoi pikë për pikë sipas planit pasi Berisha tregoi kushtetutën siç u tregohet kryqi vampirëve, por ajo rrezikon të kthehet në bumerang për vetë konceptuesit e saj, pikërisht sepse ajo u thur aq “holle”, saqë ai militanti “i trashe” në bazë, nuk e pa, nuk e kuptoi. Skema kishte parashikuar në fakt gjithshka përveçse t’i pajiste militantët me lupa.
A ka më mallkim më të madh për demokracinë kur “demos-it|, ose ai populli i thjeshtë që përbente bazën e publikut të Akropolit ku ai mblidhej për të votuar ligjet, nuk kupton se një vendim po merret në të mirë të tij? Të shikosh reagimet e bazës së militantëve dhe simpatizantëve të PS-së, nuk mund të mos i frikësohesh një fitoreje PS-LSI si ajo e “Pirrosit”.
Mëkati i operacionit surprizë
Si kurdoherë, një strategji del e suksesshme jo vetëm nga përmbajtja por dhe nga “timin”-u i vënies së saj në zbatim. Po u realizua shumë shpejt apo shumë vonë, një strategji sa do e hollë dhe efiçente të jete ajo, humb tërësisht vlerën. Si shpjegohet që Edi Rama nuk arriti ta peshonte siç duhet këtë aspekt të planit të tij, pasi fundi i fundit është ai humburi apo i fituari në këtë eksperiment, ndërkohë që Meta s’mund dal veçse i fituar në të gjitha gjasat.
Nuk e pa Kryesocialisti që ekuacioni përmbante në vetvete dhe paradoksin e tij? Që skema të funksiononte, ajo duhet të ishte sekrete deri në fund. Efekti i saj surprizë do të bënte që qeveria të binte si flluskë sapuni (gjë që nuk po ecën). Por nga ana tjetër, duke qenë tepër sekrete si skemë, baza e PS-së apo dhe elektorati më i gjerë i saj nuk u përgatit, nuk u “klimatizua” gradualisht me këtë risi të re që do të ndodhte. Efekti bombë i deklarimit të aleancës midis dy politikanëve që deri dje urreheshin publikisht, provokoi më shumë moskuptim sesa aderim. Por pa “aderim” tek strategjia e re e shefit, ka rrezik rrjedhje vote (te AKZ?) ose në më të mirën e rasteve abstenim. Në atë pikë sa mund të përmbyset qëllimi inicial i kësaj taktike të menduar tepër hollë. Me fjalë të tjera, për të vënë vetulla (rikuperimi i mbi 100 mijë votave të LSI-së, dhe shmangia e vjedhjeve të po aq votave të tjera), PS-ja rrezikon të humbasë me mijëra e mijëra vota në vetë radhët e saj, vota që ishin të sigurta pa këtë aleance me LSI-në.
Ku është atëherë “politika moderne” nëse skema nuk funksionon? Çurçilli i thoshte kryeministrit Çamberlen, kur ky i hapi rrugë Hitlerit që të pushtonte Çekosllovakinë me shpresen se nuk do të ngacmohej Anglia, këtë fjali lapidare: “deshët të evitonit luftën duke u çnderuar (pakti i Munihut), patët dhe luftën dhe çnderimin”. A nuk do të kishte qenë më mirë dhe për Ramën të kishte pranuar luftën me nder kundra koalicionit qeverisës Berisha-Meta, sesa të korrë ndoshta nesër edhe humbjen edhe poshtërimin, por dhe mallkimet e të gjithë atyre që s’do të mungojnë t’i thonë se pa Metën do ta kishim patur më kollaj të fitonim vetë?
Këto mbeten megjithatë vetëm spekulime. Vetëm një gjë është e sigurt: PS-ja nuk mund t’i ofroje luksin vetes të shkojë e përçarë në radhët e saja në zgjedhjet e qershorit. I takon kryetarit të evitojë sa më shpejt autogolin…

MERO BAZE PO NA HIQET SOT SI ME MORALISTI? TE THOTE ERION BRACE JAM MORALIST, I TAKON. PO MERUA? AI ISHTE NJERIU ME I URREJTUR NGA SOCIALISTET DERI NE 2007-EN SEPSE ISHTE MAKINERIA ME PERVERSE DHE EFIKASE E SHPIFJEVE NDAJ PS-SE (FAHRI BALLIU ESHTE PERVERS, POR S’ESHTE FARE EFIKAS) MOS HARRONI SE MERO BAZE E BERI GREG RAMEN TE FUTEJ POSHTE DIVANIT QE TE MOS DEGJONTE PERVERSITETIN E MERO BAZES PER ATESINE E GREGUT (KRISTAQ VS. EDI RAMA) DHE GREGU I SHKRETE ISHTE THJESHT NJE FEMIJE I PAFAJSHEM ATEHERE. PER SYNIMET E TIJ MAKIAVELISTE DHE TE SHEFIT TE TIJ BERISHA, MERO BAZE KA HEDHUR BALTE E VRER MBI CDO FIGURE PUBLIKE TE PS-SE. DHE KUR BERISHA NUK E SHPERBLEU ME ATE QE MERITONTE BAZJA PER SHERBIMET PERVERSE QE I KISH BERE, AI U KTHYE KUNDER PADRONIT TE TIJ MALOK.
ME VJEN KEQ VETEM PER INTERNAUTET E APASIONUAR PAS BAZES, QE E QUAJNE SOT ATE IKONEN E MORALITETIT. I SUGJEROJ ATYRE QE, NE VEND QE TE LEXOJNE GZETEN TEMA ONLINE, TE LEXOJNE ME MIRE FAQEN FACEBOOK TE ERION BRACES. AI PO KA QENE E MBETET OPOZITAR KONSEGUENT DHE DHE KREJTESISHT I PAKORRUPTUAR.
ky koalicion mizerabel edhe mund te sjelle ramen ne pushtet (meta ne pushtet eshte, thjesht zgjati doren per te ngritur lart ramen) dhe saliun ta dergoje ne opozite. Kush ben bast me mua, marko shqiptarin, qe ky koalicion nuk e mbush vitin.Po me tej? Serish do te kete befasi te tjera.
Komplimente.
ky eshte shkrimin,
kjo eshte analize perfekte.
Kete dergojani sa me shpejt Edi Rames per ta lexuar.
Me vjen keq qe per ironi te fatit keta te dy jane nga Skrapari, si Mustafa Nano dhe Meta. Cpo ndodh me keta Skrapalijte, keta spaskan turp fare, nuk paskan moral. Ndoshta rrenjet e ketij fenomeni jane te thella, ishin kryesisht skrapalijte te cilet per buken e gojes i zbriti Enveri ne Tirane dhe ne rrethe te tjera dhe ishin ata mbrojtesit, ushtaret me te zellshem te atij sistemi. Kjo u kondicionua nga kushtet ekonomike atehere, se ne mal po ngordhnin urie.I sherbyen atij qe i dha nje cope buke dhe nje pale rroba ushtarake.Nga sa kemi degjuar kjo krahine ne kohet e vjetra nuk shquhej per kulture e njeres te shkolluar si p.sh. Shkodra apo Elbasani te cilet qe atehere studionin jashte shtetit.
E dimë që shumê janë të indinjuar!Shume mirë!Mundesi kjo për ndryshim!Po si?E thjeshtë!Mendo së pari tek vetja Levizjen…pastaj trasmetohe më tej,si ingranazhët bëhu,pa humbur koshjencën!Leviz!…Ideologjitë e vjetra vdiqën,duhen vdekur partitë,shkaktare të katastrofave dhe mjerimit moral.Kerkon ndihmë të lëvizësh,të ngrihesh,ecësh për vetveten?Kliko WWW Beppe Grillo.It ideologia grillorama.it.Kaq për sot!Neser mund të jesh ti parlamentari,ministri!Levizje,si në Itali…Sot ripyet veten:perse duhen partitë?