PS-LSI, javën tjetër ndajnë bashkitë

Bledar Lumani

Kryetarët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës do të takohen këtë javë për të përcaktuar zonat ku do të garojnë me kandidatë të përbashkët.

Sipas “A1 Report”, Rama dhe Meta kanë rënë dakord për një shpërndarje midis kandidatëve.

Kështu, kandidatët e përzgjedhur nga Partia Socialiste do të garojnë në 2/3 e 61 bashkive të vendit, ndërsa nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në 1/3.

Para disa ditësh, kreu i LSI-së, Meta u dha fund aludimeve duke deklaruar se palët ende nuk kanë vendosur për zonat ku do të kandidojnë dhe se lidhur me këtë, do të takohet me kryeministrin Rama gjatë kësaj jave.

Nuk besoj se do të ketë zona të ndara midis PS, LSI dhe aleatëve të tjerë, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Javën e ardhshme do të kemi mundësi të shkëmbejnë mendime për ndërtimin e këtij procesi”, deklaroi kreu i LSI-së.

Negociata mes palëve pritet të përmbyllet brenda rreth 3 javësh. Risia e këtyre zgjedhjeve do të jetë se 50 për qind e kandidatëve në këshillat bashkiakë do të jenë gra.

Share This Article
6 Comments
  • Se pse me thote nje mendje qe Edi me Ilirin po i bejne hesapet pa ‘Hanxhine’….! Kam nje si ze qe me thote se nuk do u dal per mire ket radhe. Jane tallur si rende me mbeshtetesit dhe aleatet e tyre,fatura eshte prere dhe duhet paguar. Per hajer ju qofte…..

  • Mendoj se keta e dine se: ne si popull nuk kemi tjeter, ke te votojme
    prandaj luajne me ne
    une mendoj se edhe sikur nje kandidat i pa varur nga pd, ps, lsi, te kandidoj
    edhe sikur ky te jete i mbrekullueshem, prap nuk fiton.
    perse dot te thoni ju
    ju`a them une. ne komisione do te jene antare nga pd, ps, lsi, i pa varuri edhe sikur ti marr votat perseri nuk do te fitoje.
    me pak fjale dy pika te dobta ka njeriu (populli)
    1- kellqet
    2- gryken
    keta (d,m,th, te gjitha partite pa perjashtim) e kane kapur te dyja,
    i ziu njeri nuk ka nga t`ja mbaje,
    prandaj keta luajne me ne.
    ju keshilloj te mos merziteni

    “e megjithate Shqiperia do te behet”

  • si rregull emrat i vendos baza, tashi kemi filluar e pranojme te gjithe qe i vendosin kryetaret…madje dhe vete kryetaret e artikulojne tashme

  • GATI TRADHTIA E RADHËS…

    Një nga tradhtitë e mëdha të poltikanëve antishqiptarë rozë e blu të «tranzicionit» ka qenë pa dyshim vendosja e Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) – kryeveprës atdhetare të të Madhit Noli. Merimanga e Zezë, Janullatos, e ka helmuar tashmë KOASH-in, duke e greqizuar plotësisht atë dhe duke e tranformuar prej vitesh në një agjensi të Asfalisë (shërbimit sekret grek). Dhjetëra hektarë tokë shqiptare janë mbjellë me kocka qensh e gomarësh, duke u kthyer në varrezë të të rënëve imagjinarë të ushtrisë greke që pushtuan tokën shqiptare gjatë luftës me italianët. Në të ardhmen e afërt Athina do ta quaj atë tokë greke, sepse kanë «varret e dëshmorëve» të rënë në luftë për çlirimin e Epirit të Veriut. Edhe marrëveshja antishqiptare e detit Jon, sipas së cilës u greqizua një sipërfaqe prej 355 km² e detit shqiptar, u bë me ndërmjetësinë dhe «bekimin» e Drejtorit të Asfalisë greke në Shqipëri, Anastas Janullatos. Pikërisht për arritjet e tij spektakolare në greqizimin e shpejtë të Jugut të Shqipërisë, Janullatos u propozua kandidat për president të Greqisë prej kryeministrit Tsipras.
    Ka disa muaj që marrëveshja e detit po zbatohet nga pala greke (duke kërkuar naftë e gaz në pjesën shqiptare) me miratimin e heshtur të matrapazëve politikë të Tiranës, që po «bëjnë sikur» po gjykojnë nënshkruesit e asaj marrëveshjeje. Kryeministri i sapozgjedhur grek, Tsipras, u dha urdhër vasalëve të Tiranës ta mbyllin gojën për «çështjen çame», ndërsa Edi Rama, si qen i rrahur, i dërgoi letër miqësore atij për një «fillim të ri» të marrëdhënieve «të shkëlyera» (tradhtitë shkëlqejnë në fakt…) shqiptaro-greke. Dhe «fillimi i ri» qe i menjëhershëm me një goditje të dyfishtë:
    1 – «Miqtë» grekë do të devijojnë rrjedhjen e natyrshme të lumit Vjosa – veprim që përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare në kuadër të marrëdhënieve të shteteve fqinj. Por grekët e dinë mirë me çfarë larosh antishqiptarë kanë të bëjnë, të cilët vetëm lehin sa për të gënjyer momentalisht popullin e tyre indiferent ndaj fateve të tij, pastaj i thonë Athinës në bisedat kokë më kokë: «Vazhdoni punën tuaj ju, mos dëgjoni çfarë ju themi ne sa për sy e faqe». Edhe lumi do të ketë fatin e detit…
    2 – Sihariqi më i Madh është ky: Antishqiptari i Përbetuar, Anastas Janullatos, së shpejti do të bëhet shqiptar, për hir të veprës së tij antishqiptare!! Për këtë arsye nuk pranoi të bëhej president i Greqisë. Këtë lajm «të gëzuar» na i bën të ditur njëri prej zëdhënësve të shumtë të interesave greke në Tiranë: Vangjel Dule. Me rastin e pashkëve, qeveria e «Rilindjes Greke» ka vendosur që t’ia dhurojë si Vezë të Kuqe pasaportën shqiptare Hirësisë së tij Antishqiptar. Mender-opozitarët – Sala me Lulin – që u dhuruan detin grekve, po buzëqeshin në heshtje tejet të kënaqur dhe mezi presin «çastin historik» kur do t’i puthin dorën ditën e pashkës «vëllait të tyre shqiptar», Anastasit.
    Gëzohuni, o «Intelektualë» Eunukë shqiptarë (?), se me nënshtrimin tuaj prej të vdekurish për së gjalli, në dëm të vendlindjes ku jetoni, ua kaluat edhe kafshëve, të cilat e mbrojnë me vetëmohim hapësirën e tyre jetike!

    http://www.mapo.al/…/…/dule-kryepeshkopi-se-shpejti-shqiptar
    Dule: Kryepeshkopi, së shpejti shqiptar
    Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, shpreson që shumë shpejt kryepeshkopi Anastas Janullatos të marrë nënshtetësinë shqiptare. Duke folur për revistën Java, ai tha: “Në aktivitetin dhe misionin e tij, të…
    mapo.al

  • Shqiptaret aq shume jane te lodhur nga berishizmi dhe pikerisht ketu abuzon Edi Rama
    duke menduar duan apo nuk duan shumica e shqiptreve do te votojne per te majten shqip-
    tare prandaj ky shfrytezon kete situate aspak te kendeshme per 1 milion votat duke besuar
    te mazhoranza aktuale . Shqiptaret qe u ka shkuar thika ne palce nga varferia e mos ndesh-
    kimi i hajdutit,vrasesit,kriminelit,mafiozit, etj.etj. nuk mund te durojne retoriken pa vlere te
    pushtetareve, batutat pa kripe ne facebook, ne twitter , ne parlament e kudo , por kerkon
    venjen e pikave mbi ”i” ! Mjafte me me show zoterinj sepse me keto ”payasada” ofendoni
    intelegjencen e shqiptareve ne pergjithesi dhe intelektualeve ne vecanti …. ! !!!!
    Quo Vadis ???????.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *