Maxhoranca aktuale është një maxhorancë artificiale dhe qëndron në këmbë me patericën ë LSI-së.(përveç manipulimeve tashmë të njohura me kutitë që s’u hapën kurrë). Është vërtet e habitshme dhe e rrallë, kur, në dy votime rresht, vota popullore shkon majtas , ndërsa pushteti djathtas! Pra Partia Sociliste ndodhet prej tetë vitesh në opozitë, jo për shkak të refuzimit të qytetarëve, por për shkak “të kopshtarit që nuk di të vjelë vreshtin”, po të shpreheshim me një metaforë; pra interesante është se e majta nuk ka humbur për shkak të votave të pamjaftueshme as më 2005, as më 2009, por për shkak të përçarjes së saj më 2005 dhe dalja më vete e LSI së Ilir Metës. Deri tani lidershipi socialist është treguar taktikisht i dobët. Por ndoshta tani janë nxjerrë mësimet e nevojshme. Të ndodhur përballë një Berishe, që pushtetin e ka pasion dominant dhe humbjen e tij e quan fundin e botës, gara paraqitet me shumë pikëpyetje. Shto këtu dhe aftësitë e tij të pashtershme për “shpikje” procedurale dhe kurthe “ligjore” pa fund. (Kujto zgjedhjet e Tiranës 2011).
Në këto rrethana krijimi i aleancave për PS dhe liderin e saj kësaj here ka rëndësi përcaktuese. Nëse herë të tjera ai ka nënvlerësuar aleancat dhe aleatët dhe e ka “pësuar”, kësaj here duket më i kujdesshëm, sepse pësimi do të jetë “fatal” për të dhe nuk të jep mundësi për mësime.
Mirëpo, për shkak pikërisht të kësaj që sapo thamë, ka të ngjarë që nga njëlloj refuzimi dhe arrogance në koalicionet e kaluara, tani të pranojë gjithkënd që i afrohet për shkak të pushtetit. E kam fjalën për LSI, për shkak të së cilës PS dhe Rama është në opozitë. Por duhet thënë që Rama nuk është deklaruar qartë, ka qënë evaziv kur është pyetur nëse dë të bëjë aleancë me LSI. Duket se këtu Rama është në dilemë, midis llogarive që me LSI e çojnë në pushtet me siguri dhe moralit që i thotë jo..Dikush mund të thotë se ai është politikan dhe se politika është si “ajo” që thotë populli dhe moralin e ka gjënë e fundit që i intereson.. Por e vërteta është që në një aleancë të tillë Ramës i bie kauza, që ka ndërtuar këto vite, sidomos nga 21 janari e këtej.
Nga ana tjetër pallavrat e Metës se ai qëndroi në koalicion për hir të stabilitetit të vendit, sic thotë shpesh , nuk i ha njeri. Ai vërtet krijoi koalicion me Berishën për “stabilitet”, por për stabilitetin e korrupsionit të tij dhe të Berishës. Prandaj një aleancë me të është moralisht e pamundur. Aq më tepër që midis tyre është 21 Janari i përgjakur. Kjo nga pikëpamja morale. Por edhe nga pikëpamja pragmatike Meta është i palexueshëm. Është e vëretë që LSI e ndjen pushtetin si çakejtë kërmat. Por s’ka asnjë siguri se ai nesër nuk
“të lë në baltë”. Piruetat e tij politike janë 180 gradëshe.
Prandaj nuk e kuptoj se si disa “të urtë” apo dhe të tjerë rekomandojnë si të mundshme një aleancë PS-LSI. Bile kjo ide është hedhur kohë më parë nga një gazetar i njohur, i cili e ka artikuluar ashpër duke thënë afërsisht të bashkohen gjithë qelbësirat për të rrëzuar Berishën. Dhe Berisha ka luajtur me këtë, duke ia faturuar Ramës. Do thonë, po kështu largohet Berisha, si e keqja më e madhe. Jo, kjo është një këshillë e gabuar, të cilën Rama nuk duhet ta dëgjojë. Ka parti të tjera ,veç atyre që tashmë janë deklaruar, me të cilat PS mund të bëjë aleanca si Aleanca Kuq e Zi apo të tjera.
E kuptoj që përballë Berishës ka shumë mërzi dhe urrejtje, ka njerëz shumë të dëshpëruar. E di gjithashtu që taktikisht kështu veprohet, hiqet e keqja më e madhe , pastaj të tjerat. Por te ne e keqja më e madhe ishte e tillë , sepse iu bë mbështetje një e keqe “e vogël”, LSI dhe Meta.
Personalisht jam i mendimit. siç e kam shprehur para disa kohesh në një shkrim, se duhet të heqim dorë nga zgjedhja jonë shekullore e “të keqes më të vogël”, (karakteristikë e popujve të prapambetur dhe minimalistë) dhe ta shkelmojmë atë si të keqen më të madhe. Vetëm kështu do të vijë më në fund prosperiteti edhe për ne shqiptarët.
Jam e te njejtit mendim me artikull shkruesin.Ilir Meta eshte nje pacavure,nje sharlatan,nje njeri i babezitur dhe shume tinzar.Te njejten gje beri me Fatos Nanon,ky njeri eshte pa nje fije moral e dinjitet,e jo me te besh aleance me te.
Mjere ky vend po ngeli ne dore te Ilir Hajdutit,nje fytyre monster.
Ne fakt une jam personi qe e imitova ne zyren time me koleget, Ilir dhe Moniken e Fatosin kur kercenin ne Kryeministri pas “Katarsit” ne ditlindjen e lirit. E kam bere dhe e bej imitimin per kedo njeri qe me bie ne sy thjeshte se me pelqen. Por qe prej asaj dite e kam marre “koston”. Nje hakmarrje qe une edhe sikur ti kisha vrare keta njerez nuk do me kishin bere kaq keq. Gjithmone kisha menduar se ata njerezit qe jane ne krye te puneve te vendit nuk merren me gjera qesharake, dhe keta lloj njerezish me eshte mbushur mendja se jane aty rastesisht, dhe jo si udheheqes te tjere qe kane ne shpirt qellimin per te ndryshuar vendin. Pse e zgjas jane thjeshte njerez vulgare dhe duhet te shpetojme sa me pare prej tyre.