Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: PS, LSI, Saliu dhe “kallabllëku”…
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > PS, LSI, Saliu dhe “kallabllëku”…
Letrat e Lexuesve

PS, LSI, Saliu dhe “kallabllëku”…

anazapta
Published April 12, 2013
Share
SHARE

Sapo u votua “ Qeveria e kokoshkave” , bariu i saj intensifikoi progandën e arnuar se tanimë  partia e tij përbënte shumicën dërrmuese. Kemi  për të bërë qamete me vota më 23 qershor , thotë ai.  Natyrisht , para se t’ia thonin dorëhiqu se nuk ke tagër moral për të qeverisur se je minorancë (dhe në këto kushte kudo në Botë qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen ) , kryeministri i mëshon idesë së tij se dështoi “ skenari” për qeveri teknike dhe se ata sot janë më të fortë se kurrë, janë kallabllëku , janë shumica.  Kjo ndër të tjera i duhet edhe për t’u dhënë gajret të vetëve , të cilët tashmë e shikojnë fundin tragjik, e shikojnë se pushteti i tyre po shkon për lesh e do të vijë dita që të vjellin çorbën e prishur që kanë gëlltitur nën mbrojtjen e partisë shtet.

Nuk është nevoja fare të merresh me politikë apo të jesh analist i saj për të kuptuar se Qeveria ka rënë. Ikja e  LSI nga koalicioni qeveritar bëri që mazhoranca “ me forcat e veta” të ketë vetëm 69 deputetë. Këtë nxorri dhe votimi më i paskrrupullt , që ka ndodhur ndonjëherë , mbajtja në këmbë e kësaj qeverie nga vota të pista socialistësh të llojit “ për inat të sime reje shkoj e fle me mullixhinë”.

Historia është ashiqare. Ndonëse sot PS dhe LSI “janë mbrehur “ në një koalicion,  kjo nuk do të thotë të harrojmë se qe LSI që mbajti në këmbë një qeveri e qeverisje  të pamerituar , që nuk kishte fituar shumicën e votave të shqiptarëve, që u bë patericë për partinë demoktratike duke bërë shkrumb e hi shpresat dhe pritshmërinë e votuesve të majtë që votuan dhe për vetë LSI-në.

Por para LSI- së do të thoja se paterica e parë për PD-në ishte Kastriot Islami , deputet e ish – ministër i PS-së , me grazhd të majmë me votat tona. Me atë kod zgjedhor, që katranosi, dërgoi ujin në mullirin e PD-së dhe më pas filloi “ shkelmat” kundër partisë socialiste derisa hyri në vathën e partisë që i kishte shërbyer. Patericë tjetër ishte dhe “ zemëraku” Vangjel Tavo i cili gjeti një “ vathë”  më të vogël , atë të LSI- së , gjithësesi në pushtet , për t’u rikthyer në “origjinë” pas 1 prillit 2013.

Shumëkush dëgjoi “ sy e veshë “ inatin e deputetëve socialistë të Kukësit e Lezhës , këtyre fringove që iu bashkuan partisë demokratike pas ditës së rrenave. Ata deklaronin se “ i ka ngarë” Edi Rama ,  ua ka zënë vendin në listë,  prandaj dhe janë idhnuar. Pa do të kandidokeshin si të pavarur e do të bënin qamete me vota “ për t’i shërbyer me nder” këtij populli.

Por nuk zgjati shumë “ pavarësia” e tyre. U desh votimi skandaloz i qeverisë  dhe … u varën , por keqas ama. U varën në degët e thara të partisë demokratike. E bënë si ajo lopa e mirë që e mbush plot kusinë me qumësht dhe , në fund fare,  i jep shkelmin. A mund të quhet lopë e mirë kjo?! Po këta patericat e PD-së (pa thonjëza) a do të vazhdojnë ta quajnë veten të pavarur?! A do të kenë guximin të kandidojnë nën siglën “ i pavarur” , apo do të vazhdojnë të varen atje , tek ato degët e thara?!

Nëse shumëkush ka përgjegjësi për katandisjen e këtij populli në derexhenë e fundit , ku skicat e Migjenit kanë fituar automatikisht aktualitet,  përgjegjësia e këtyre patericave  do të  kujtohet në breza.

 

Email nga adresa: [email protected]

anazapta April 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?