Mësohet se grupi parlamentar i Partisë Socialite ka mbledhur 55 firma për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës.
Për kërkesën e shkarkimit kërkohen minimumi 35 firma që ajo të depozitohet në Parlament, por socialistëve u janë bashkuar edhe disa deputetë që kanë marrë mandatet pas largimit të PD dhe LSI.
Ndërkohë gazetari Muhamed Veliu për TCH u shpreh se kjo kërkesë pritet të depozitohet në Parlament gjatë paradites së nesërme.
Për shkarkimin e Ilir Metës si president duhen 94 vota, por miratimi i rezolutës nga 100 deputetë tregoi se Edi Rama i ka votat për të larguar nga zyra më e lartë e shtetit personin që dërgoi aty dy vite më parë.
b.b/dita

boll deme i ka shkaktuar ktij Kombi ky shkerdhate arabistani