PS mbledh Asamblenë, analizohet 100-ditëshi i “Rama 2”

DITA Online

 

Të shtunën Asambleja e Partisë Socialiste mblidhet për një analizë të 100 ditëve të para të qeverisë Rama 2.

Prioritetet e qeverisë për vitin që sapo nisi, si dhe miratimi i axhendës vjetore politike dhe organizative të partisë janë po ashtu në rendin e ditës, sikundër dhe ecuria e asaj që u zyrtarizua me emrin “Bashkëqeverisje me Njerëzit”.

Sekretari organizativ Bashkim Fino do të raportojë për ecurinë e zgjedhjeve në strukturat vendore, ndërkohë që do të ketë edhe disa ndryshime në strukturën e sekretariatit ekzekutiv të Partisë Socialiste.

Share This Article
2 Comments
  • Ju shkofte mbare ajo Koference Kombetar dhe qofte per mbrodhesi kombetare .Pergjegjesine e keni si Parti ne PUSHTET.Virini PIKAT MBI “I”.
    Justifikoni besimin e VOTUESVE,sjelle ne pushtet.
    Dhimbie a madhe Popull D.

  • Do te flasin per sukseset imagjinare te sulltanit mavi. Askush nuk do te kete guximin te ballafaqohet me sulltanin sepse zerat kritike u eliminuan e tani kane mbetur vec servilet ne te treja partite e medha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *