PS mbledh Kryesinë, Celibashi: Javën tjetër buxheti në Parlament

redaktor

Diskutimi mbi pr/buxhetin i vitit 2014 por dhe problematika e borxhit publik në vend, ka bërë që Partia Socialiste të mbledhë grupin parlamentar.

Diskutimi është zhvilluar me dyer te mbyllura, ku  në fund ka mjaftuar vetëm një fjali e Minsitrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilir Celibashit, ku tha se deri nga fundi i javës së ardhshme pr/buxheti mund të kaloj në Parlament, ndonëse nuk kishte një shifër sa mund të jetë ai.

Mos paraqitja e buxhetit brenda afteve ligjore në Parlament ka ngjallur reagim të ashpër të opozitës. Krytari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se kjo vonesë dëshmon paftësinë e qeverisë, por dhe tentativën për të mos i dhënë mundësi opozitë për tu njohur dhe diskutuar mbi buxhetin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *