PS, mbledhje me lagje sipas ndarjes së re

Bledar Lumani

Shkurti do të jetë muaji kur e majta do të nisë punën intensivisht në terren në kuadër të parapërgatitjes për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Teksa pritet që përgjegjësia e fushatës të kalojë te krerët e partive në rrethe, drejtuesit e majtë në rrethe po zhvillojnë prej disa ditësh takime të organizuara sipas ndarjes së re territoriale, duke filluar që nga njësia më e vogël administrative, që janë lagjet e në fund deri te drejtuesit e qarqeve, të cilët do të jenë ata që do të konkretizojnë listën e emrave kandidatë për zgjedhjet, raporton Shqip.

Takimet me drejtuesit vendore të partisë po realizohen në kuadër të një shkrese zyrtare për strukturat socialiste në rrethe, në të cilën udhëzon që përgatitjet në zgjedhjet lokale të nisin nga njësia më e vogël administrative sipas hartës së re.

Nisja e fushatës në këtë lloj forme është menduar si një strategji e mirëfilltë e të majtëve të cilët kanë kërkuar që fushata deri në propozimin e emrave të nisë nga strukturat më të thjeshta për të mbërritur deri në kryesinë e PS-së, e cila do të vendosë edhe për emrat.

Share This Article
8 Comments
  • Pisa nuke kane piken e kultures per nje mbledhje serioze…heqin xhaketat thua se po shikojne filem, po cfare prer nga gjysma e ketyre nga fillorja ne kristal…ose nga prostitucini tek droga.

  • Kur afron dita e votimeve, të gjithë politileshët , kujtohen për problemet e popullit, ngaqë e “duan shumë “sa kalon dite, votimeve, harrohen premtimet.

  • Voto prap o popuul se do ndrohen pushtetaret vendore dhe duhet te behen edhe ata kapitaliste si deputetet,si ministrat,si pushtetaret,kryebashkiaket,voto,se si ke qene ne 25 vjet do mbetetsh perseri.
    SOT DILEMA E MADHE SHTE PER KE TE VOTOSH,MASHTRUES TE PD,ME MASHTRUES DOLEN TE PS,KU TE SHKOSH? A DO DALE “SYRIZA “NE SHQIPERI?

  • Pse ka Parti Socialiste? Jo, jo nuk ka më. Ka qënë dikur, por që nga viti 2005 gjithnjë e më shumë dhe e përforcuar sidomos në dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ajo është shëndrruar në një ndërmarrje,me aksione qe zoterohen nga ata/o që as nuk kanë patur dhe as nuk kanë ndonjë lidhje me PS-në. Eshtë një ndërrmarrje ku je pjesë e bordit të aksionerëve, sipas niveleve, vetëm nëse je i pasur( qesharake, kur serviren si te sukseshem ne biznes) ose me lidhje nepotike.

  • s’ka me PS, thjeshte nje grupim i disa individeve dhe biznseve si dhe disa militante me barkun bosh qe u vijne nga mbrapa. PS u plagos ne 2005, vdiq me rilindjen ne 2013.

  • Pse mo kur u ngjall PS-ja ? Une e di qe po bo qy ne 1999 qi ka vdek ? Mos na prishni gjakun tani ! Kane dale xhindet rrugeve apo si ?

    Ku jau pa syni mor amon ..?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *