PS me moshën më të ‘plakur’ të kandidatëve, LSI me moshën më të re

Dita

Ndër tre partitë kryesore, ajo që ka moshën më të re të kandidatëve është Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas të dhënave, mosha mesatare e kandidatëve të LSI është rreth 39.1 vjeç. Në vendin e dytë vjen Partia Demokratike.

Kandidati mesatar i Republikës së re është 42.4 vjeç, ndërsa mosha mesatare e kandidatëve të Partisë Socialiste rezulton 44.4 vjeç. Por këto janë të dhënat mesatare për të gjithë kandidatët, e cila ndikohet shumë nga të rinjtë që partitë vendosin në vendet e fundit për të plotësuar listat.

Ndaj Top Channel hulumtoi moshën mesatare posaçërisht për kandidatët që janë renditur në vendet e mundshme fituese dhe përfundimi ndryshon jo pak. Më saktësisht, për LSI mosha mesatare e kandidatëve që me gjasa do të zgjidhen deputetë është 47.25 vjeç, për Partinë Demokratike 47.8 vjeç, ndërsa për PS 48.9 vjeç.

Në të vërtetë listat e partive janë të mbushura me të rinj. Numri i kandidatëve nën 35 vjeç, që përkon dhe me moshën mesatare të popullsisë varion nga 37 vetë në listën e Partisë Socialiste deri në 65 vetë në atë të Partisë Demokratike.

Por të dhënat tregojnë se shumë pak prej tyre do të ulen në karrigen e deputetit. Sipas shifrave, në LSI numri i kandidatëve nën 35 vjeç që kanë mundësi për t’u zgjedhur deputet varion nga 3 deri në 7 vetë; në PD pritet të zgjidhen 3 deri në 6 deputetë nën 35 vjeç; ndërsa në PS numri i deputetëve që përfaqëson moshën mesatare të vendit pritet të jetë vetëm 2 deri në 4 vetë.

Partive shqiptare përgjithësisht u pëlqen të reklamohen si përfaqësuese e të rinjve. Por faktikisht parlamenti i ardhshëm i Shqipërisë nuk pritet të ketë më shumë se 10 për qind të deputetëve në moshën 35 vjeç e poshtë.

Share This Article
6 Comments
  • cilesine s’e ben domosdoshmerisht mosha e re, s’kuptohet pse kopjojne verberisht kritere, pa kontekst.
    Biles po te shohesh sesi shoqerite kane bere prapakthehu kete dekade te fundit (pasoje e krizes ekonomike ka te ngjare) rinia mund te rezultoje me regresive se mosha me te vjetra.

    • Ps ngeli me gomer ndersa lsi i beri te gjithe kerrica… megjithe se vet kryetarit te lsi-se i shkon pershtat nje samar edhe pse ne dukje eshte kerric muti!

  • Kjo ndodh , sepse LSI-se i duhen deputete vetem per te ngritur kartonin,pavaresisht se jane ende adoleshente dhe te pa arsimuar e pa kulturen e pjekurine e nevojeshme , qe nuk te fal dot ajo moshe . Ky eshte nje tregues qe e diskrediton lidershipin e LSI-se dhe nuk e nderon .Keta te rinj , qe kane per idhull nje kusar qe duhej te ishte ne burg prej vitesh,do te gjymtohen perjetesisht ne karakter dhe do te fluturojne me kashte ne b… , pa arritur kurre te jene vetvetja !

  • C’ jane keto marrezira qe ndodhin ne vendin tone. Deputete, ministra dhe zyrtare te ketij niveli nuk duhet ose shume rralle mund te jene nen 40 vjec

  • 44.4 vjeç mesatarja, tregon, per kedo parti, nje mesatare te pjekur, qe te jep besim.
    Te vesh deputete 18-24 vjeçare sot , tregon nuk mendon te drejtosh shtetin me nje Kuvend burrash e grash me identitet e eksperience profesionale e jetesore.
    Nisja e studenteve te dhjetorit, te jetes se ngarkuar politike , ndodhi ne rrethana te tjera, kur koha kerkonte ndryshime te shpejta shoqerore e vrulli I rinise perkonte me rrethanat.
    Por me vone, koha e tregoi qe keta dhjetoriste, kur drejtuan shtetin, pa diplloma shkolle, pa eksperience pune apo formim kulturor, kane pasur mangesi ne drejtim.
    Pra eksperienca e ketyre viteve te tranzicionit tregon se duhet jo vetem perkushtim patriotik, por dhe kulture ne drejtim. Mos te flasim per kryeministra anti shqiptare e te korruptuar.
    Kesisoj, mendoj se futja ne Kuvend , ne faltoren e krijimit te bazes se udheheqjes se drejtimit e funksionimit te shtetit, te te rinjve me kete lloj CV te varfer, ve ne rrezik fortesine e qendrueshmerine e kesaj baze.
    Partite mund ti vene ne forume drejtuese te tyre, per tu pregatitur per jeten politike te mevonshme, por jo tu besojne fatet tona, nepermjet listave te kryetareve.
    Edhe deputetet e te gjitha partive, ka ardhur koha, qe te kene nje karakteristike te percaktuar mire, e te kaluara ne site .

  • Ky kaqol gazetari perpara se te na servirte kete shkrim, te na jepte moshen mesatare te Kongresisteve amerikane, per te mos thene te anetareve te senatit, qe jane kampionet e Demokracise ne bote.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *