PS merr 66 mandate, e majta 84 vende

redaktor

Në Tiranë, e majta ka arritur të sigurojë edhe mandatin e 19-të, siç pritej, një mandat i cili kalon në favor të PS-së me 16 në total, duke e rritur avantazhin në rang kombëtar në 84 me 56 kundrejt së djathtës. 

Ky ndryshim u diskutua edhe gjatë transmetimit të emisionit “Shqipëria Vendos” me Sokol Ballën, ku sipas projeksionit ky mandat do të mbrohet në fund me mbi 2000 vota në favor të së majtës. Kujtojmë se ky mandat i hiqet Dogjanit, ish-deputetit socialist, i cili kandidon nën siglën e PD-së në këto zgjedhje.

Ndërkohë, numërimi është bllokuar sërish këtu në Tiranë, në të gjitha KZAZ-të e mbetura, përfshi njësinë 5 dhe shkollën “Bajram Curri”, pas largimit të numëruesve të PD-së me të njëjtin justifikim: lodhjen. Votat e Librazhdit dhe Prrenjasit, nuk ndryshuan numrin e mandateve të paracaktuar në Qarkun e Elbasanit. Në përfundim të tyre, numri i mandateve është në ndarë në 8 me 6 në favor të koalicionit të majtë. Në Librazhd ka patur incidente në sallën e numërimit, ku një grup i deputetit Luçiano Boci ka kërkuar që të futet në grupet e numërimit, proces i cili u ndërpre dhe dolën jashtë gjithë vëzhguesit, duke lënë brenda sallës vetëm dy prej tyre.

Kukës, rezultati 3-1

Mandati i katërt në qarkun e Kukësit u zgjidh nga KQZ-ja. Ky Komision vendosi ne te dhenat e fundit tabelen e rezultateve ku figuron qe e djathta ka marre 3 mandate dhe e majta 1.

Nga vetë KQZ gjate mbremjes se shkuar është njoftuar se ka pasur një gabim njerëzor në hedhjen e rezultateve. Te të dhënat e hedhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në proceverbal nuk u reflektua tabela 28, por eshte hedhur dy herë tabela 29. Të treja palët, PD, PS dhe LSI, e pranojnë që ka një gabim në proceverbal, duke mos reflektuar në projeksionin përfundimtar tabelën 28 për Kukësin.

***

Numërimi i votave në të gjithë vendin tashmë po shkon drejt fundit, përfshi Tiranën, ku ritmet janë shpejtuar dhe tashmë mbeten edhe rreth 74 kutitë e fundit për t’u numëruar.

Në Korçë, Vlorë, Dibër, Kukës, Gjirokastër dhe së fundmi në Elbasan numërimet janë mbyllur të gjitha dhe në qarqet e tjera, mbeten vetëm pak kutitë e fundit.Ne qarkun e Elbasanit mbetet ende per t’u mbyllur nje kuti ne Librazhd.

Ne Fier rezultati i deritanishem vazhdon te jete 11 me 5 mandate, ndersa ne Gjirokaster, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marre vetem 1.

Ne Berat raporti eshte 6 me 2, ne Vlore 8 me 4, ne Durres konfirmohet 7 me 6, ne Lezhe 4 me 3, ne Diber 3 me 3 ndersa ne Korce, numerimi eshte mbyllur perfundimisht me rezultatin 7 me 5.Vijon numerimi ende ne Durres dhe ne Lac, per shkak te nderprerjes se herepashershme te punes me numerimit.

Share This Article
1 Comment
  • Te pakten kta do vjedhin ma pake,lezetshem.Plasen neper trotuare edhe nje here motorrat me benzene edhe per te bere nje kafe
    Tani do kendojm kengen komuniste Ne ara fabrika kantiere.Kllasa puntore do parakaloj me nje maj.Do happen mijra vende pune :Do filloj perseri kandi I emulacionit te gjith ne kooperatve per ndertimin e socializmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *