Mazhoranca e majtë tani ka 85 deputetë, pasi në Tiranë kanë ndryshuar sërish shifrat. E majta ka arritur të marrë mandatin e 19-të, që i shkon Partisë Socialiste. Ky mandat i hiqet ish- deputetit të PS, Asllan Dogjani, që kësaj here garoi për Partinë Demokratike. Ndërkohë ka përfunduar numërimi në Elbasan, ku mesa duket nuk ka pasur ndryshim rezultatesh. Më përpara pretendohej se e majta mund të merrte mandatin e 9-të, por rezultati duket i fiksuar në 8 mandate për të majtën dhe 6 mandate për të djathtën.

Mjaftueshëm për një Rilindje te vërtet,tërësisht europiane!
Sa me thelle te fitoni,
aq me shume rritet lartesia prej nga do rrezoheni!
E pat dje mbrema kamionçinen time? Ngazellehej me gezimin tuaj te kuq…
Neser do filloni te hani njeri tjetrin, se nuk rroni dot pa instiktin tuaj!