Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shndërruar në seksion të Partisë Demokratike, në shërbim të Sali Berishës. Që prej 2005-s, kur Sali Berisha mori pushtetin pa pasur ai vetë shumicën e mjaftueshme, shtriu kthetrat për të emëruar ambasadorë në shtetet e konsideruara partnere strategjike të Shqipërisë, militantë jo profesionistë në çështjet e politikës së jashtme për t’i patur nën komandë e për të punuar për interesat e tij ekonomike e politike, në shkelje të hapur me Kushtetutën e Ligjin për Shërbimin e Jashtëm.
Ministri i tij i Jashtëm bëri të njëjtën gjë në nivelet e tjera të shërbimit diplomatik e kjo ishte edhe më e rëndë sepse Ligji për Shërbimin e Jashtëm nuk parasheh në asnjë rast emërimë jashtë fushës së diplomacisë për të gjitha nivelet e pozicionet në karrierën diplomatike dhe fare qartë parasheh mënyrën e rekrutimit në shërbimin e jashtëm, i cili nuk mund t’i shpëtonte politizimit e militantizimit sikurse nuk shpëtoi as administrata publike.
Presidenti Moisiu refuzoi të dekretonte një numër kandidaturash të propozuara nga Berisha të cilat nuk përmbushnin kriteret për të përfaqësuar vendin me integritet e dinjitet e për të punuar vetëm për interesat e vendit e të kombit në bazë edhe të misionit të politikës së jashtme të sanksionuar me Kushtetutë. E vlerësoj faktin që edhe Presidenti Topi nuk mbylli sytë kur ishte çështje e përfaqësimit më të lartë të vendit.
Të refuzuarit prej dy Presidentëve të nderuar u strehuan në Ministrinë e Punëve të Jashtme si syri dhe veshi i Berishës brenda ministrisë, por edhe në nivele të tjera të shërbimit në përfaqësitë tona diplomatike. Me këtë akt u përligj çdo shkelje ligjore për emërimet në diplomaci dhe sot kemi mbi 70% të emërimeve jashtë parametrave të ligjit dhe me bazë nepotike. Kjo më së pari dëmton vetë shërbimin e jashtëm dhe bëhet pengesë për krijimin e konsolidimin e një shërbimi diplomatik të karrierës së kualifikuar e me profesionalizëm të lartë në shërbim të interesave të vendit.
Diplomatët profesionistë të karrierës nuk mund t’i lejojnë vetes dhe integriteti i tyre profesional nuk i lejon ata të shfaqin në kryerjen e detyrës afilijime pranë partive politike apo të gjenden e të marrin pjesë në konfliktualitetin mes forcave politike e aq më pak ta vendosin konfliktualitetin në mjedise të kulturuara në vendet mike ku presupozohet se i shërbejnë shtetit e kurrsesi pushtetit.
Ata e dinë që MPJ duhet të qëndrojë mbi partitë e ata e dinë mirë që Kryeministri i nesërm, lideri i opozitës është po aq i rëndësishëm sa kryeministri i sotëm e shërbimi diplomatik i një vendi anëtar i NATO-s e që pret të marrë statusin e vendit kandidat në BE tejkalon mandate të mazhorancave të caktuara.
“Vocrrakët” në shërbimin aktual diplomatik të Shqipërisë kanë humbur pjesë të personalitetit e janë shndërruar në instrumente të verbra të shefave të tyre e pikërisht për këtë edhe janë emëruar. Është e vetmja rrugë që ata të zgjasin punësimin në përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë jashtë çdo kriteri ligjor sikurse edhe janë emëruar dhe shëtisin nga një ambasadë në tjetrën mbasi përfundojnë një term kohor shërbimi duke refuzuar të kthehen në MPJ në Tiranë, në atdhe sikurse e saktëson ligji e të qëndrojnë jo më pak se dy vjet para se të marrin emërim tjetër.
Diskriminimi që pësojnë diplomatët e karrierës si pasojë e shkeljes së ligjit prej drejtuesve të MPJ është i papranueshëm e i dënueshëm.
Ku fillon e keqja? Pa asnjë mëdyshje te Kryeministri. Dje në parlament u ofroi përsëri shqiptarëve e ndërkombëtarëve shfaqjen e radhës ku ai u jep udhë pasioneve të egra të përzjera me frikën e dëshpërimin që po i vjen fundi e nuk e shpëton dot as “vocrraku” që e kthen në kazus parlamentare duke e fyer më së pari atë vetë edhe familjen e tij që “nuk qenka në gjendje të vërë në vend nderin e vet”, nëse ky nder i qenka cenuar, sipas një letre të hapur.
E sigurt është që ‘diplomati’ nuk ka qenë aty për arsye shtetërore e në krye të detyrës. Një pinjoll i një familjeje të nderuar e të respektuar, përtej mënyrës si është rekrutuar në shërbimin e jashtëm, duhet të jetë i pari të zbatojë ligjin e të kryejë detyrën për të cilën paguhet me paratë e shqiptarëve e duhej t’i kish mbushur mendjen të atit të rrinte aty ku ishte, këshilltar i Berishës e jo t’i hynte në pjesë të birit duke shkuar Ambasador e duke shënuar rast të pastër të emërimeve nepotike e në shkelje flagrante të ligjit, kur edhe për emërime ambasadorësh parashihet që vetëm 20% mund të jenë jashtë sferës së diplomacisë, raport ky që rezulton i përmbysur në favor të emërimeve politike.
Opinioni publik ka parë çudira në foltoren e MPJ. Dje pamë një figurë të thekur stoike tetëvjeçare që nuk kupton asgjë nga diplomacia, që më shumë shëmbëllente me një përgjegjëse të ndërmarrjes së gjelbërimit në bashki, tek sulmonte liderin e opozitës. Pas saj shihej qartazi stema e MPJ të Republikës së Shqipërisë.
Kjo marionetë e paaftë ende nuk e di që Republika është e të gjithëve dhe MPJ duhet t’i shërbejë edhe opozitës. Oreksin për të folur ta kënaqte te foltorja e PD-së me siglën e PD-së në sfond. Këtë thotë ligji.
Para pak ditësh ministri bëri të njëjtën gjë. Keqardhje që nuk konsultohet me zonjën e tij të cilën e ka diplomate karriere, por me siguri puna e tij e re i duket si dega e PD Tiranë, të cilën ai drejton.
Ministra të tjerë në MPJ vitet e fundit kanë bërë edhe më keq. Servilizmi dhe keqpërdorimi i postit i ka nxitur të dezinformojnë opinionin e partnerët ndërkombëtarë duke instruktuar diplomatët të thonë të pavërteta lidhur me interpretimin e ngjarjeve të 21 Janarit e manipulimit të zgjedhjeve të 2011-s në Tiranë, vizion i mangët e mentalitet i cunguar për misionin e diplomacisë dhe të funksionimit të shtetit.
Dje në parlament ndjeva dëshpërim për vendin tim edhe për vete që ndaj të njëjtën sallë me krijesa që parlamentit i shtuan veset e i zhbënë virtytet, e më erdhi në mend i madhi Dritëro kur ai ishte vetë në atë parlament e kur Berisha ishte President “në vendin tim, në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend”.
Botuar sot ne DITA

Shumica jane te emeruar nga LSI,partia e hajduterve e kriminelve.Parti me te cilen PS po shkon ne shtrat.
Po kush e drejtonte diplomacinë shqiptare deri tani? A nuk janë Meta, Haxhinasto dhe Panariti ata që drejtuan dhe ndërtuan diplomacinë nepotike? Kjo është “Rilindja” e diplomacisë që prap pas 23 qershorit të kemi Panaritin në krye të diplomacisë. PS ka dështuar.
Ore ti zotri qe thu na e drejtoka LSI apo PD e tiranes MPJ-ne… E cfar ndryshon kjo ne kritikat qe i behen diplomacise? Perfaqesohet Shqiperia or zoteri, c rendesi ka e drejton Shiqerja apo Salia. Po ku flitet me ju cecenet e Saliut. Ju jeni akoma me luften e klasave ne koke, njihni vetem “NE” dhe “ARMIKU”. Basha si baca juaj karagjozi qe ka 22 vjet qe vonon Shqiperine drejt prosperitetit dhe begatise
Shteti shqiptar dhe dipllomacia ne arenen nderkombetare esht kthyer ne nje mafje te vertete!
Nuk e kuptoj se si mundet tu besohet,ktyre politikanve te sotem,nga cdo shtetas Shqiptar,kur shohim se Mafia ka zaptuar te gjitha institucionet,qysh nga presidenti i Republikes,Kryeministri,Kryetare Kuvendit,dhe deri tek lideret e partive politike!
Ktu luhet loja e Kazinos,se kush e kush te rembeje me shume!
Popullit vari teneqen,se keshtu esht mesuar!
Mjer ai qe jeton ne ket vend,dhe mjer ai qe beson kta hipokrite,qe ta bejn atdheun si nje Lule qe i vyshken shum shpejt gjethet,dhe ta bejn dimrin behar,duke te ta sjelle rilindjen e palmave,edhe ne Dimer!
kur do ikin keta fundurina se na i pin gjakun dhe ate pak qe na ka ngelur
Me kete qeverrisje dhe me keta diplomate medioker vetem gjera te tilla te turpshme do ket nga punonjesit e sali berisghes brenbda dhe jashte atdheut. Turp, Turp per neritan Ceken, djalin e tij dhe Kryweministrin tone te semure.
Shikoni se çfarë malli ka qitur për export Sali Berisha. Po atë njeri unë nuk e kisha lënë as në malet e thepisura të Shqipërisë që t’i ruaj dhitë e mahallës.
Zatën Sali Berishes i duhen njerëzit e skandaleve sepse vetëm kështu tregon origjinen e tij.
Paska pregatitur djaloshi i Neritan çekanit skenarin e banditizmit në Vjenë.
E kam hallin e pasqyres së Shqipërisë dhe të popullit anti skandal se për Berishen ky është racioni i ushqimit që të mund të jetojë pa u shndërruar në kanibal.
po le ti behet njehere analiza e gjakut ketij pjelles s cekes … po ceshte ky perfaqesues i kombit nje rrugac ti behet analiza dhe te shohim se car narkomanesh e alkolaxhinj na perfaqesojn turp per faqe te zeze car behet keshtu te gjithe si familje ceka trup dipllomatik po pse shqiperia paska vdekur e gjitha qe paska ngelur per tu perfaqesuar nga neritan ceka me famile dhe narkomani egini sa poshte ka rene ky vend nuk ka ku te shkoje me …
Maloku shan nga nena, motra, ne parlament,Paskal Milo u qellua ne Bruksel ,kurse ky cuni Cekes do te behet hero.Te kthehet ne Tirane dhe te punoje fatorino Kinostudio Kombinat.
Është familje e nderuar këtë e tha në letrën e hapur që shkruajti I jati Neritani dhe me qënse është i biri i Neritanit ka të drejtë të flasi si të dojë dhe me kë të dojë kështu nuk bëjnë dhe dy pinjëllët e këtijë kokë trashi nga Tropoja me pasuritë e vendit thuajse janë pronat e babajtë
E kapi per veshi? Po kjo eshte kuja? Me shpulla mor, me shpulla here tjeter. Tu thafte dora mor Rame qe nuk i fute ca shpulla kerit pallaveshi te pushtetit e te pushtit Ceka. Pastaj ta merrte vesh mire se gjasme nje diplomat te mos provokoje shefin e opozites.
Turpi dhe gazi botes jemi bere njekohesisht, cdo dite na e verteton Rama se si arrin ti zgjidhe gjerat e mosmarreveshjet me dhune. Pretendon pale edhe te drejtoje vendin pas 23 qershorit, kulmi.
tupi esht i joti qe se di te verteten ose nuk do me dit se ju te gjith merni frym nga gabzerri berishes ju qe ju ka ngelur ora te xhaxhi verit nuk ndyshoni nga aj regjim
po ky djali i cekes eshte nje halabak si halabaku berisha qe sa her vjen ne pushtet vret njerz por edhe sa her iken nga pushteti vret njerz kta tipa shkatrrun vendin neritan ceken e kemi rujt nga tropojanet e sali kriinelit jo nga shumica e tropojanve por nga pakica qe esht e inkriminuar me sali viqidolin ata njihen me kokrra i nje e gjith shqiprija uroj qe shqiptaret ta largojn ket hijene qe flliqi kombin . suksese popullit opzitar
Mesuesi Rama po jepte mesim .Aty vjen nje femije i klases tjeter dhe hyne ne klase pa trokitur .Mesuesi rraf se nuk trokiti ne dere Shkurt perpjekja per te justifikuar Ramen tregon se Rama i tehoqi veshet e floket dhe i rrasi nje shpulle,Tani kush eshte fajtor gjejeni ,I pa ftuari apo Dhunuesi?Rama mos ishte roje sigurije tek dera e ky debili nuk u bind te dilte jashte?Jo per ndonje gje por edhe keshtu ndodh
ore kelmendas te na rruash sa malet dylber i kualifikuar …
Po mire ia ka bere ore kelmendas qe heren tjeter te mesohet te trokase dhe ta kuptoje qe nuk eshte gjithe bota cifligu i te atit
Burimet zyrtare qe kishin organizuar takimin e thone qarte e prerazi se Egin Ceka hyri pa ftese ne forum. Mirepo urdheri i dhene nga Sali Ver Llapa, vuri ne levzje shikun e Gazidetes dhe Ministrine e Jashtme, Agjenti Egin mori detyra urgjente per te sabotuar e prishur kete takim. Agjentit Ceka ( e kane si familje trashegim spiunllikun dhe puthadoresh dhe bythlepiresish me cdo qeveri ne pushtet, si Neritani Minister i Brendeshem ne Qeverine NANO ) nuk i funksionoj loja e Sali Ver Palles dhe kerkonte me cdo kusht nje incident, per ta bere publik kunder Rames. Z. Edi ka bere nje gabim (mbase e korigjon here tjeter), ku e terhoqi nga veshet, t’ kishte futur nja 2 lapra pas qafe , ca shpulla ne fytyre dhe ta mbyllte me nje shkelm BYTHEVE , e ti thoshte qe kete te fundit e ke per Baben tat, grushtin per Nokaut e kam ruajtur me 23 qershor per Sali Ver Pallen. Tyc & Toc.
Nje njeri qe nuk shkon i ftuar as edhe si diplomat, natyrisht qe ne ate takim do te shkonte si mitingash. Dhe kete e beri mire. U ngrit pas aktivitetit dhe i tha me gjuhen e rruges kryeopozitarit “plehre”
Ky eshte ne fakt mjerimi i dipllomacise qe ka projektuar saliu ne keto tete vite qeverisje. Do te skuqej pertej veshit vete Petro Nini Luarasi dhe Migjeni per kete sternip te konvertuar ne nje islamik fanatik i cili kercenon edhe papen.
Hajde shtet rrumpall me nje berishe gerdalle.
Ndaj opozite ka nje mision historik, te qeroje keto plehra qe mbajen pushtetin e berishes dhe na perfaqsojne neper bote si njerez me bisht.
Po kur shkrehet edhe Neritani qe nga Roma me nje leter paçavure qe jo vetem nuk rezaton aspak kulture e intelektualizem, ashtu siç e mban veten ai, por tregohet as me shume dhe as me pak, nje cope rrugaç.
Duke lexuar letren e hapur te z.Neritan Ceka drejtuar Rames me bene pershtypje tri gjera.E para, ve ne dukje miqesite politike ndermjet tyre, te cilat jane kotesite e kotesive, sepse deri tani i kemi pare politikanet shqiptare vetem si miq-armiqte e njeritjetrit.Se dyti,vinte ne dukje madheshtine e familjes Ceka me lidhjet e saj te gjakut ne permasa aq imagjinare sa ky fyesi Rama paska kapur nga veshi historine e kombit.U befasova nga vetedia honorifike feudale e profesorit ne sendertimin e tij si individualitet i shkences dhe politikes prej meritave te trashegimise nga gjaku dhe miqesia.Se treti, aftesite personale dhe kualifikimin profesional te Eginit ne fushen e diplomacise, i emeruar ne baze te merites, kur dihen mire mekanizmat e rekrutimit te tij ne kete sherbim.Te tria keto me bene te kerkoja nje perfytyrim te z:Egin, qe m’u plotesua nga nje foto me puro ne gojen e tij, e cila m’u duk si nje dehje qe percillte kenaqesine e idhujtarise ne sherbim te paaftesise.Sjellja e z.Rama, po te jete e vertete, eshte fyese, e denueshme, qe mund te kontestohet nepermjet nje padie civile. Ngritja e nje komisioni hetimor parlamentar, ne kontekstin e shpjegimeve qe beri nje relator i PD-se ne media, eshte per te bere zhurme,ne mos per t’i sherbyer Rames si nje here e nje kohe kur iu versul ketyre komisionereve me nje megafon deri sa iken me bisht nder shale ne shpellen e tyre nga kishin ardhur.Edhe nese ndeshkohet edhe nese shfajesohet Rama do te me mbetet ne mendje ky shou exdiplomatik i familjes Ceka qe e thellon erozionin e saj civilizues dhe kulturor brenda stanit te nje politike te rendomte, qe ia kalon kohes se brekusheve.
Une do beja pyetjen cdo benin po te hynte si diversant i biri i CEKES ne takim me Berishen dhe tia nderpriste fjalen e ta provokonte ..pergjigja do ishte jo shkulje veshi por thyerje brinjesh nga badigardet, Une do u thoja Politikaneve qe mos u merrni me veshin e Egin talebanit por me veshin e prere te taksistit ,A e shihni krimin ne vend qe po firojne cdo dite 5 shqiptare nga krimet qe kane mbuluar vendin. Ministria e rendit nuk i merr parate nga qeveria pot nga taksapaguesit shqiptare dhe duhet ti sherbeje atij Merruni me formatimin e KQZ se koha nuk pret…lereni komisionet parlamentare per hetime se te gjitha deri me sot kane deshtuar merruni me listat e zgjedhesve se nja 400-mije zgjedhes do vine verdalle si por..a neper breke diten e zgjedhjeve..mos kerkoni ndihme nga nderkombetaret se corbat i beni vete e mos u sillni si baballaret qe nga koha e Skenderbeut qe sjane marre vesht kurre mes veti..Ne qofte se doni europen mandatin bejeni jo me shume se 8 vite.Berisha nuk ka me se cte jape me. Thaset me rrena u zbrazen dhe u provua ne keta 23 vite rrumpalle e tranzicion .Une vertete nuk votoj Ramen por te provohet njehere si i ligjshem ne krye te opozites dhe ne respekt te rotacionit dhe votes se lire. MOS premtoni zgjedhjete lira por NUMERIME te lira…. HIQNI duar nga vjedhjet se shqiptarit i ka dale nami neper bote si Hajdut i klasit te pare ja kaluam dhe rumuneve ne europe. Zgjidhjet jane te thjeshta mungon deshira…o punoni qe te behet shqiperia o nxirreni ne shitje Shqiperine se populli edhe si protekorat i huaj do jetoje me mire dhe me i qete se sa me keta politikane te shitur rrogetare e agjente te zbulimeve te huaja qe bejne prova me shqiperine.
pa dyshim do ti ishin bere formalitetet….
Neritan, e kendova dy here letren tende, nisur kataftia per Ramen, qe nga Roma.E kendova dhe ndersa capitesha mes rreshtave ne mendjen time, prej atyre fjaleve te tua te perzgjedhura tamam si per nje ish mik, mu faneps vete historia.Do me thuash pse historia; Po se ashtu e cekje more evlati i ceke.Tamem e tilla me nja dy permiresime qe do te doja te ti beja.Thoshje se ish miku yt Rama pra, paskej prekur vete historine, …duke zene per veshit te djathte tet bir, sepse te qenkej cenuar historia e lavdishme e madheshtise familjes “Ceka”.Dhe e gjitha kjo per nje ckulje veshi te djathte.Nuk ke faj gjitha ajo dogendisje e tet biri doemos qe e ka cingrisur jo pake historine.
Mirepo more zoti Neritan, nga ca mesime te familjeve “siollesha” une kam pas ditur dikur, se puna eshte krej ndryshe.Kam pat nje mesues ne klas te pare qe ishte minoritar dhe e quanin Pandeli Shkokata.Ai, kur une beja nderhyrje tek librat a fletora e shokut ndersa qe ngritur ne mesim, vinte avash, qetazi dhe me ckulte veshin e mengjer, duke marre dhe ca fije leshi nga te temthit pas.Me dhembi shume er heren e pare sa…vajta duke qare tek babai dhe ja tregova me nje fryme, duke qene i sigurt ne perkrahjen e tij.Baba im nuk kishte tere ate histori soilliu pas, por edhe sot e kesaj dite nuk e kam harruar sa me tha.”Degjo biri im” Ajo ckulje veshi nuk eshte dhene per ty, por per mua.Qe nuk te kam mesuar qe aty ku nuk te takon mos u perzje kurre…!”
Nisur nga mesimi i tim eti them se do te duhej ta kolaudoje ca ate shenjestren se mu duk se te rrifte shume larte ne leter.Veshi i djathte qe ju ckul tet biri, une ju besoj vetem juve si silli qe jeni se ashtu ka bere vaki, u perket Juve, qe nuk e keni mesuar tet bir te mos i fute hundet duke mirisur ne gjirizet e sojsezeve.
Do te doja te te kisha perballe qe te bindja vehten se jetojme kohen e “plasjes dellit te ballit te sojllive”, nga qe i kane shitur shpirtin djallit per mitira pushteti.
U bere dele e bardhe more Neritan dhe megjithe se goxha ke mesuar, prapseprap nuk ke nxene se kjo jete na eshte dhene per ta jetuar mire e me nder dhe jo sa me gjate.Se gjatesia na eshte percaktuar.Por ke lene jashte mendjes dhe nje gje te vockel kur tet bir e quan pinjoll te deres sojllinjve.Qe e shkreta bythe ka shume damare, nga te cilet dalin mutacione genetike qe sjellin edhe te tilla shperthime….si te djalit tend.
Soilliu nuk qan kur i shkulin veshin por ruhet mos i skuqet veshi, kur i shkon edhe vetem nder mend, te beje protagonistin, servilin, militamtin.Ruaje djalin nga keto semundjet qe nuk ruajte dot as vehten.Sepse i ke dhene shenjat e atyre te prekurve nga sojsezet per bythlevizjen
Debati i “përplasjes” Rama-Ceka-junior dhe Letra Berishiane e Cekës plak !
Nga: Mehmet Metaj
Për të gjithe ata dhe besoj për shumicën e këtij populli që presin “ikjen apo zhdukjen” e Berishës e Co, ky ”debat” i stisur nga një “përplasje” e Z. Edi Rama në një audiencë takimi zyrtar në Vienë me Z. Ceka-junior, alias diplomat në Vienë, që përfshshiu dhe Ceka-senior-in e Berishës, është “shashka” e fundit para humbjes së sigurt të Berishës e Co me 23 Qershor.
Por ajo që meriton të vihet re mirë nga ky rast është se si Berisha, ky “monstër-politike” që nga sjellja hipokrite dhe okulte prej 22-vjetësh duke u ngërsheshur kur flet apo gënjen i është shtrëmbëruar dhe fytyra do ti kushtoj shumë ketij vendi jo vetëm pas ikjes por edhe pas vdekjes së tij, se prishi gjithçka të mirë që kishte mbetur-trashëguar apo të krijuar në këtë vend: demokracinë, shtetin, drejtësinë, institucionet, ekonominë etj dhe edhe në këte rast mundohet të gjej pretekste banale që është zhytur në llum dhe në vend që të mos përzihet fare në këtë “debat banal” mes Edi Ramës, dhe një spurdhjaku PD-ist që ka shumë të tillë kjo kohë Berishiane, që duke u katapultuar në “diplomat” kujtojnë se janë dikush dhe kan të drejtën e fyerjes dhe të sjelljes si “me kurajo” apo “rrebele” por harrojnë se aty nuk kan shkuar nga aftësia dhe CV-ja boshe por i ka çuar servilizmi i babit dhe të paktën duhet “të rrinë urtë” kur s’dinë të flasin.
Dhe si gjithmonë në momentet tona historiko-politike tragji-komike, keta “udheheqes” sojzes siç është tipik Berisha ynë gjejnë lehtë apologjetë dhe mbështen në marrëzinë e tyre nga ”njerëz kopuk dhe sojzës” si ai dhe më keq lakej dhe judë të tij, si ky Ceka-plak-u që do ti jap një “atu” Berishës që tenton të tërheq vëmëndjen e publikut dhe sidomos atë të institucioneve ndërkombëtare dhe Amerikane duke dashur t’ju thotë se: “ja ky është personi që do të jete kryeminitër nesër !” Por këto tentativa banale shpellarësh të Berishës që ngre’ “urgjent” nje komision hetimor parlamentar, ndërsa për 21-Janarin dhe Gerdecin pengoi hetimin dhe gjykimin apo “qarje kukuvajkash” e hileqarësh të Cekës-plak (i sapo emruar ambassador në Rome nga Berisha !) nuk “i ha” as Amerika e as Evropa !
Por sidoqofte mësimi i nxjerrë është që dhe ne duhet të mësohemi qe në administratën shterore dhe aq me shume nga nje diplomat ka dhe duhet të ketë një etike komunikimi dhe nuk mund që në një auditor të huaj të ngihet dikush në emër të “lirshmërisë” apo “kurajos civile” dhe të flas broçkulla, aq më pak një karavidhe si Ceka-junior, që nga pamja dukej si muxhahidin, i çuar atje nga babi-servil i Berishës, siç kan shkuar dhe shumë e shumë rrongo-xhongo të tjerë.
Nuk dua të merrem shumë me Ceka-n-e-ri se helbete ai ka kohët të piqet e të nxërë, por më bëri të shkruaj këto pakë rreshta letra cinike e Cekës-plak, që nuk e la pa e shfrytëzuar edhe këtë rast për ti shprehur “besnikërinë” e tij Berishës në ikje . E kujtoj kete njeri-pehlivan që në vitet ’90, megjithëse u proftas si “papritur” në krye të një turmave “demokratike” në vitet ’90, por jo në përplasjet e para dhe e përdor këte domein sit e qe ai “çlirimtari” gje qe as ai as Berisha s’jane të tillë, ata janë rrufjanët që perfituan prej saj, ishin të tjerë bij nënash ata që i vunë gjoksin rrëzimit të diktatirurës, shumica e të cileve ose jane vrarë ose janë dengdisur apo kan marrë arratinë jashtë shtetit !
Këtë e dim të gjithë por e di dhe më mirë Amerika dhe Evropa dhe kot bëjnë “gam-gam” Berisha me Cekën e Co. Për të ardhur keq ështe ajo se ky reagim nga Ceka-plak që rreket t’i shtoj “rëndësën” duke u hequr si stërnipër të të mëdhenjve Petro Nini Luarasit, i Migjenit, e Skënder Luarasit, kur këta mund të jenë vetëm stërnipër të Nastradinit.
shqiperia e gjore me keta diplomat si djali i Cekes ka vite qe le nam. Tmerr. Ta dini cfar mendojn per ne ne diplomacit e huaja…