Në vijim të fushatës “100 arsye për të mos votuar Berishën” PS sjell një listë të gjatë premtimesh të pambajtura nga qeveria në lidhje me mjedisin. Në një deklaratë për mediat, deputeti Besnik Baraj tha se gjendja e mjerueshme e mjedisit, është një tjetër dështim i Sali Berishës.
“Në 2005, që në mandatin e parë, Sali Berisha premtoi zhvillim të qëndrueshëm në respekt të mjedisit, ndërkohë që të gjithë shqiptarët e shohin se si situata mjedisore është jashtë kontrollit dhe e përkeqësuar. Premtoi trajtimin e të gjitha ujërave të zeza në zonën bregdetare. Deri në fundin e vitit 2012 nuk kishte asnjë qytet bregdetar në gjendje të bënte trajtimin kimik dhe biokimik të ujërave. Premtoi rritjen e nivelit të zonave të mbrojtura, mbrojtjen e pyjeve nga prerjet pa asnjë kriter. Ndërkohë sot që po flasim Lura dhe mjaft zona të mbrojtura janë në gjendje dramatike. Vetëm në vitet 2007 dhe 2012 janë djegur rreth 100 mijë ha pyje. Eksporti i druve të zjarrit e qymyrit të drurit lulëzon në kurriz të kësaj pasurie natyrore të rrënuar. Premtoi përgjysmimin e nivelit të ndotjes së ajrit në zonat e mëdha urbane. Sot në të gjithë qytetet e mëdha niveli i benzenit, oksideve të azotit dhe grimcave të imta PM2.5 është përkeqësuar, falë cilësisë së keqe të karburantit, mospërmirësimit të transportit publik, shkatërrimit të zonave të gjelbra dhe mos krijimin e rrugëve pedonale. Premtoi të luftonte dhe përmirësonte situatën e erozionit masiv, si një nga shkaktarët e përmbytjeve e dëmeve të mëdha materiale. Sot kemi erozionin më të lartë në Europë, 20 deri 40 t/ha në vit. Situata e këtij fenomeni është përkeqësuar. Apolonia është duke rrëshqitur dhe rrezikojmë jo vetëm dëmtimin, por dhe humbjen e kësaj trashëgimie historike dhe kulturore. Përmbytjet kanë qenë dramatike dhe sot Shkodra është nën ujë me rreth 8.000 ha, prej javësh tashmë. Premtoi ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të faunës së egër. Sot situata është alarmante. Gjuhët jashtë zezonit, pa kriter dhe ka specie të zhdukura apo në rrezik zhdukje. Premtoi ndalimin e shfrytëzimit pa kriter të inerteve. Sot jo larg nga Tirana, Lumi Erzen si shumë lumenj të tjerë, ndodhet në gjendje dramatike dhe shfrytëzimi vazhdon barbarisht. Premtoi ngritjen e landfilleve në zonat e mëdha urbane. Sot ka vetëm një të tillë në Bushat dhe jo funksionues. Për më tepër ligjëroi dhe importin e plehrave. Premtoi trajtimin me përparësi të gjitha vatrat e nxehta. Sot janë trajtuar vetëm 4-5 prej tyre nga 39 në total, të gjitha me donacione ndërkombëtare. Premtoi krijimin e fondit për mjedisin. Sot ende nuk është krijuar. Premtoi zhvillimin e politikave mjedisore në transparence të plotë dhe komunikim me publikun. Refuzoi referendumin me 60 mijë firma”, tha ai.
Sipas Barajt, zbatimi i programit të Rilindjes pas 23 qershorit do t’i hapë rrugë një aksioni të ri për pastrimin e Shqipërisë.
“Ka vetëm një shpresë, 23 Qershori, kur populli t’i thotë njëherë e mirë ndal shkatërrimit të Shqipërisë. Largimi i Saliut do të sjellë rilindjen e Shqipërisë për të mundësuar zbatimin e Programit të Rilindjes. Partia Socialiste angazhohet përpara shqiptarëve me zotime solemne: pas 23 qershorit do të fillojmë një aksion të pandalshëm për të mbjellë në territorin e Shqipërisë 1 milionë pemë; një aksion të pandalshëm për pastrimin e Shqipërisë nga plehrat që kanë mbuluar territorin anembanë. Pavarësisht, se sot u bë publik dekreti për zhvillimin e referendumit kundër importit të mbetjeve Partia Socialiste përsërit edhe njëherë zotimin e saj se në 100 ditët e para të qeverisjes tonë do të ndalojmë importin e plehrave dhe do të ngremë Inspektoratin Kombëtar të Pastrimit. Në 23 qershor ne do të marrim përgjegjësinë që ta pastrojmë Shqipërinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur mjedisin”, tha Baraj.
Ja keni fut kot fareeee
Mjedisi ka bere nga punet me te mira ne qeveri pa harruar zbulimin e naftes ne adriatik dhe futjen e kodrave te dajtit qe rrethojne Tiranen ne mbrojtje nga europianët
Përmbutjet biblike të Nënshkodrës u lanë në harresë !
Nga: Mehmet Metaj*
Ka disa javë që Nënshkodra është e përmbytur, dhe kjo më shuma nga Qeverisja kriminale me ujëmbledhësin e basenit të Drinit dhe pyjet dhe nga nga papërgjegjshmëria e KESH në lënie e liqenit të mbushet mbi kuota dhe hapjen e digave tani jo nga natyra dhe reshjet.
Së pari këto 20-vjetet e fundit megjithëse janë raportuar investime-shifra marramendëse dhe ka patur dhe projekte 40-milion $US me BB-re dhe nuk është bërë realisht asnjë investim serioz si për ujësjellës-kanalizimet dhe hidrovoret.
Së dyti për rehabilitimin terësor te 5000 km2 të basenit të Drinit, të pyjeve të shfarosur të basenit te Drinit, as sistemimi i prrenjeve me prita malore as ripyllëzime në këte zonë, ku erozioni-prurjet e ngurta nga 25-30 tone/ha/vit në këto zona të zhveshuara shkon ne mbi 50 ton/ha/vit megjithëse ka patur një projekt 20 mln $US me BB-re per zhvilliomin e burimeve natyrore, por asnjë hektar pyll nuk është krijuar në këte zonë, dhe disa prita malore “i ka mare rrjedhja e prrenjeve dhe derdhjet e furishme të lumit pas hapjes së digave me kohë dhe s’i ka pare më njeri se c’ka ndodhur me to, se po të kishim pyje realë-të-lartë në këtë zonë ato do mbanin 20 % të reshjeve.
\Në total në këtë rajon janë raportuar gjatë 10 viteve të fundit rreth 300 mln $US por sa janë bërë-mbetur në fakt në terren ???!!!. Nuk duket të jenë bërë as 1 % e tyre !!! Në cilin vend të botës mund të ndodh kjo dhe një popull i tërë, pale institucionet audituese dhe kontrolluese, bën sehir ???!!! Shihni digat kur “dalin” në ekranet e TV-ve me porta të ndryshkura” dhe brigjet e tyre “të zhveshura” pa asnje kujdesje sikur s’është hedhur asnje lekë për mirëmbajtjen e tyre !!!!! Ku shkuan miliona dollarë, u vodhen ? nga kush, përveçse nga drejtues të Bujqësisë dhe Drejtues-projektesh-fantazmë ???!!!
Këto fonde janë vjedhur nga Xhuveli e Xhuvelianët dhe sot nga Ruli e Rulianët e Co!!!!!!Këto me shifra dhe fakte duhen denoncuar gjatë fushatës se bujqësisë dhe që tani në zonën e përmbytur në veri dhe në jug!!!
(Qendra ALBAFOREST, http://www.albaforest.com, [email protected] );
SHFAROSJA BARBARE E PYJEVE DHE MORATORIUMI !
Nga: Mehmet Metaj*
A ka më pyje Shqipëria, ç’fond pyjorn dhe kullosor kemi në letër ?
• Po t’i referohemi të dhënave statistikore të inventarit kombëtar të pyjeve në letër fondi pyjor dhe kullosor zë sot rreth 62% të sipërfaqes së Shqipërisë (1.5 mln ha pyje dhe 480 mijë ha kullota, (sipas inventarit me te fundit, 2004), nga të cilat 36% janë pyje, 18% kullota dhe 8% sipërfaqe me bimësi pyjore, djerr e inproduktive, dhe nëse do të ishin vërtetë të tilla në sipërfaqe dhe vëllim do të përbënin një pasuri të madhe kombëtare në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit, sidomos atij rural.
• Sa pyjet dhe sa pyje janë zhdukur gjatë tranzicionit ?
• Gjatë tranzicionit u prenë në mënyrë të parestaurueshme dhe 100 mijë ha, ku nuk u kursyen dhe drurët e mbjellë anës rrugëve auto-nacionale në rreth 150 km linear, ku ende s´janë ripyllëzuar dhe janë një dëshmi e vandalizmës sonë. dhe u degraduan mijëra ha të tjerë apo u kthyen në shkurre e toka djerrë, shumica e të cilave janë ende të parestauruara.
• Janë zaptuar rreth 50 mijë ha teritore në bregdet dhe zona te tjera me vlera te veçanta natyrore e biodiversiteti duke shkatërruar me vandalizëm pyllëzimet e zonës bregdetare, rivierën e vendit dhe rizortet turistike dhe rrezikuar në mënyrë të parikthyeshme potencialet e zhvillimit të vendit, që nga Velipoja (Shkodër) e Kune-Vaini (Lezhe), Patoku (Kurbin) e duke vazhduar ne Gjirin e Lalësit e Golem (Durrës), Divjakë (Lushnje) dhe deri në rivierën e Vlorë-Sarandë´s, etj, fenomen ky që vazhdon ende, megjithë kuadrin ligjor të miratuar, konventat e ratifikuara nga vendi i ynë dhe
V. K.M-te. për këtë qëllim (Dajt, Karaburun etj),.
• Janë dëmtuar rëndë dhe janë në gjendje të shkatërruar zonat që janë biokoridore të rëndësisë ndërkombëtare si masivi PK-Lurë, Dajt-Bizë-Martanesh, Bozdovec, Gërmenj-Shelegur, riviera bredgdetare dhe u prenë shumica e kurorave te qyteteve.
Per ironi ka patur dhe një V.K.M Nr. 692, date 14.10.1996, “Për miratimin e PK-Lurë si objekt i rendësishëm”(vendim që nuk u zbatua asnjëherë dhe sot Lura nuk është më PK-?!).
• Pyjet përveç rrudhjes së sipërfaqes që pyjet pësuan nga sistemi i kaluar (në rreth 300 mije ha) paguan një haraç edhe më të madh gjate këtyre viteve të fundit dhe u shfarosen ne menyre te parikthyeshme rreth 100 mije ha dhe u demtuan rende dhe po demtohen dhe digjen cdo vit rreth 30-50 mije ha pyje dhe kullota dhe nuk ka snje investim rehabilitues. Gjatë tranzicionit korruptiv dhe të paaftësisë së shtetit për kontrollin ndaj tyre, për mbrojtjen e tyre nga abuzuesit dhe trafikantët e lëndës drusore, dhe druve të zjarrit dhe i qymyrit të drurit gjithashtu, duke u bërë një gangrenë e pyjeve të ulet dhe shkurrve mesdhetare në jug të vendit. Dhe për mrojtjen e pyjeve ka një strukturë “de jure” që quhet inspektoriati i kontrollit të pyjeve, dhe 36 Drejtori te Sherbimit Pyjor,
• A ka strukture shtetërore per mbrojtjen dhe administrimin e pyjeve ?
• Po ka një strukturë të ç’organizuar ”nën” Ministrine e Mjedjist, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, ku punojnë rreth 1000 vetë por ky shërbim dhe ky inspektoriat dhe DSHP-te e rretheve janë bërë aq inaktiv, sa priten dhe eksportohen në sytë e tyre çdo vit rreth 1 mln m3 dru zjarri dhe mijra m3 lëndë punimi dhe shifrat as nuk evidentohen dhe as raportohen, sepse është i pafuqishëm dhe i ç’orgnaizuar, sepse vet Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave punon në konflikt interesi, ku Ministri ka të drejtën e dhënies së lejeve të shfrytëzimit të pyjeve dhe burimeve natyrore dhe vet bën dhe kontrollin e zbatimit të ligjit përmes këtij inspektoriati (si asnjë vend në Evropë).
Mjafton të shkojmë këto ditë (se kjo ndodh çdo fillim dimri) tek fushat e depozitimit dhe tregëtimit të materialit drusor kudo në Tiranë dhe rrethe dhe do të gjejmë qindra mijra m3 lëndë dhe dru zjari (rreth 500 mije m3 në rang vendi) të prera ilegalisht nga kontrabandiste dhe patrapazë të pyjeve dhe të bëra gati për tu eksportuar, shumica e të cilave tregëtohen në sheshe në mes të Tiranës.
Ç’thotё Kushtetuta jonё pёr mbrojtjen e pyjeve ?!
Neni 59, pika 1/dh e Kushtetutës sё Republikës së Shqipërisë për mjedisin dhe pyjet sanksionhet se: “Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotesim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon: “mbrojtjen dhe shfytezimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm”.
• Ç’ka bëre shteti për mbrojtjen dhe shfrytëzimin racional të pyjeve ?
• Ndryshimet në politikat ekonomike kombëtare në përshtatje me kushtet e ekonomisë së tregut dhe kërkesat shoqërore në pyje kanë patur ndikime direkte dhe substanciale në institucionet e qeverisjes së pyjeve dhe në rregullimet administrative për mbarështimin e qëndrueshëm dhe shumë-funksional të tyre. Këto përfshijnë përshtatje të politikave qeverisëse dhe reformimit institucional të sektorit te pyjeve, me objektiv rritjen e efektivitetit mbarështues dhe decentralizimit të tij dhe përshtatjen e strukturave menaxhuese.
• Po përse është degraduar Shërbimi Pyjor për mbrojtjen e pyjeve ?
• Shkatërrimi i Pyjeve filloi me shkatërrimin e institucioneve të qeverisjes së pyjeve: në v. 2005 u prish Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave, dhe në vend të sajë ju dhanë pyjet dhe kullotat, bashke me ujrat dhe peshkimin Agrarëve-ose-Ministrisë së re të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave (MMPAU) dhe kjo Ministri “funksionon” ende’ në konflikt interesi, pasi bën vet polikat dhe ligjet dhe amendimet e tyre dhe vet lëshon liçensa dhe bën administrimin e burimeve natyrore, kur në asnjë vend të Evropës nuk ka një Ministri të tillë, Ministritë e Mjedisit kan dhe duhet të kenë vetëm funksione rregullatore dhe politike bëresë dhe monitorojnë mjedisin në tërësi të një vendi.
• Pas 2005-ës filloi dhe prishja e administratës së pyjeve dhe sot në 36-Drejtori Pyjesh vetem 7 Drejtorë janë inxhinjere pyjesh të tjerët janë militant-partiak të PD apo PR (?!) kur Ligji i Pyjeve dhe Shërbimit Pyjor, pranon të punojnë në drejtimin e sektorit të pyjeve vetëm inxhinjere pyjesh. (?!). MMPAU ka tre Zv. Ministra dhe nga këta
asnje nuk është inxhinjer pyjesh, kur nga rreth 1300 punonjës qe ka kjo Ministri rreth
1000 janë personel pyjor, dhe pyjet dhe kullotat mbulojne mbi 50 % të teritorit të
vendit.
• Ende kemi në shkelje të Ligjit të Pyjeve Nr. 9385, datë 4.05.2005, me 36-DSHP kur në kete ligj është e sanksionuar riorganizimi me 12-rajone i Drejtorive Rajonale të Pyjeve dhe konvertimi në zyra pyjore në rrethe, kemi akoma një DSHP me 800-1500 ha pyje ose fond pyjor kur dihet se vetëm një inspektor pyjesh duhet të ketë nen patronazh (mbrotjtje dhe mbarështim) rreth 1500-2000 ha ! ).
• A ka patur fonde investimesh për mbrotjen dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të pyjeve nga zjarri ?
• Është sa anakronike dhe shkatërruese politika shtetërore e viteve të fundit, ku për mbrojtjen e pyjeve nga prerejt ilegale dhe zjarret, për pyllëzime dhe rehabilitimin e sipërfaqeve të djeguar (nga viti 2007- 2012 janë djegur mesatarisht rreth 25-30 mijë ha/vit) dhe për mbrojtjenen dhe parandalimin e zjarreve në pyje nuk ka patur asnjë fond investimesh per pyllezime, dhe ato pak fonde qe akordoheshin vite me pare ju aluan gjoja fondit të zhvillimit të rajoneve dhe mbjelljes së ullinjve dhe arrorëve duke
devijuar fondet e rimbjelljes dhe rehabilitimit të pyjeve.
• A ka patur mbështetje të huaj dhe investime për pyjet ?
• Për pyjet gjatë periudhës se tranzicionit ka patur dy projekte të mëdha mbështetëse dhe pyjet u shfarosen dhe Shërbimi Pyjor nuk mundi te riorganizohej dhe ngrihej ne nivelin e një administratë të përgjegjëshme për mbrojtjen dhe mbarështimin e pyjeve. Dy projekte me vlera relativisht të konsiderueshme janë implementuar për pyjet (20 mln USD sejcili, njeri në v. 1995-2005 dhe tjetri në vazhdim, 2005-2012), dhe një projekt i Ri që po përgatitet për Shërbimet Mjedisore të Pyjeve (2013-2018), përsëri ristrukturimi i Shërbimit Pyjor dhe gjendja e rënde në pyje, nuk po gjejnë ende përgjigjen e kërkuar me një strukturë efikase mbrojtëse dhe mbarështuese ku pyjet të kenë rolin e tyre ne zhvillimin e zonave rurale dhe ekuilibrojne ndryshimet klimatike.
• Po dhënia e pyjeve komunave a ka qënë efektive për mbrojtjen e tyre ?
• Në në këtë gjendje impasi Qeveria me justifikimin se s’mund ti qeveris dot pyjet me miratim të KM pas v. 2005 gjeti “zgjidhjen” në formën më e papërshtatëshme dhe ju dhanë 50 % (750,000 ha) e pyjeve dhe kullotave komunave pa administratën teknike-menaxhuese por pa administratën menaxhuese, këto pyje janë sot res nullius (pronë e askujt), të paregjistruara nga komunat dhe “të bera dalje” nga shteti, dhe kur ne shumicën e komunave të vendit nuk jane ndarë përfundimisht kufijt administrativ dhe ka mbivendosje të sipërfaqeve dhe këto pyje kan mbetur ende të parregjistruar prej tyre dhe kjo u bë që në fillim e pamenduar dhe në kushtet kur komunat tona kan mungesën e kapaciteteve të tyre njerëzore dhe financiare. Dhe këto pyje sot janë ne mëshirë të fatit pa administratë mbarështuese lokale dhe 50 % e zjarreve të kësaj vere kan qën në këto pyje.
• Sa e si mund të përfitojnë me shumë zonat e varfëra-rurale, komunat nga përdorimi i pyjeve dhe prodhimeve pyjore dhe jo-pyjore ?
• Lidhur me zhvillimin e zonave rurale bazuar në potencialin e burimeve natyrore ekzistuese të tyre, dhe sidomos te pyjeve dhe kullotave dhe bimeve mjekesore qe kan marrë në përdorim, ka një përvojë dhe traditë shekullore në vendet e tjera perëndimore por e eksperimentuar vite më parë dhe tek ne, në zona të varfëra rurale, në formën e kooperativave bujqësore-pyjore, që sot “në përvojen Evropiane, janë modelet e zhvilimit të integruar rural.
• Ne kemi zona të tëra në Shqiperine veriore dhe jug-lindore që kan pak ose aspak tokë bujqësor dhe ku dalja nga varfëria, punësimi dhe pëmirësimi i jetesës mund e duhet të bazohet vetëm duke përdorur burimet natyrore (pyjet, kullotat, bimët mjekësore dhe tanifere, ujrat, peshkimin malor, vlerat eko-turistike, turizmi-malor-trekking-hiking etj). Dhe përvoja të tilla të sprovuara dhe të gjalla për këtë janë Franca në Perëndim, e cila ka ndërtuar në këto zona “komuna pyjore”, ku komunat, gjithe banorët e tyre punojnë në pyje, me një kalendar aktivitetesh-gjithëvjetor-pyjor, bëjnë prodhim dhe tregetim-drush zjarri, punime silvikulturore-pyjore si: përmiresim pyjesh, pyllëzime por dhe prodhimet e dyta pyjore (rrëshire pishe, esenca pishash dhe bimësh mjekësore e drosore), bimë mjekësore, kërpudha, biomasë etj, dhe në Ballkan-Turqia-që ka kooperativa pyjore: këto janë zhvilluar praktika të “small-scale enterprises” që punojnë në pyje dhe për pyjet. Dhe tek ne këto praktika duhen future në politikat e zhvillimit të ketyre zonave dhe janë tashmë e vetmja zgjidhje për zonat e varfëra rurale-malore.
• Të tilla praktika duhen introduktuar fillimisht në një apo disa projekte-pilotë në veri dhe jug-lindje të vendit, duke e nisur nga zonat me traditë ne punët me pyjet si: Puka, Kukësi, Mirdita, Mati, Dibra, M.Madhe, Shkodra, Korça, Kolonja, Librazhdi, Gramshi, por duke patur parasush dhe rehabilitimin e dhe stabilizimin njehere e përgjithmone të ujëmbledhësit të Drinit (i cili është rreth 5000 km2 ose zë 1/3 e teritorit pyjor të vendit).
• Një projekt i ri sapo ka nisur të hartohet dhe për Shqiperine nga Banka Botërore në bashkëpunim me Sida’s, Axhensia Suedeze e Zhvillimit dhe BE-ne për “Shërbimet Mjedisore në Pyje”, dhe që konsisoton në subvencionimin e fermerëve per aktivitete e tyre të munguara bujqësore-që ata të mos merren me mbjelljen e kulturave bujqesore prashitëse që shkaktojnë erozion (erosion/gerryerje/rreshqitje toke dhe ndihmojne permbytjet..) dhe që nuk ju sjellin atyre ndonjë fitim ekonomik të konsiderusehem dhe të marrin per keto subvencione-kompensuese dhe të ruajnë natyren dhe rrisin-diversifoikojne aktivitete ne perdorimin e ketyre burrine ve natyrore ekziatuese, të rritin funksionet publike dhe eko-turistike të pyjeve të tyre etj.
• Shqipëria është një vend me rreth 50 % zona dhe popullsi rurale dhe që e ka të vetmen alternativë zhvillimi “përdorimin e burimve natyrore” në këto zona rurale. Dhe fillimisht nuk do të duheshin shuma të mëdha por me nje projekt rreth 20 mln $US (që tashmë është planifikuar nga BB-re, 2013-2017) do të mund të krijoheshin modelet e qëndrueshme në këto zona, të cilat pastaj do të ecnin vetë duke “thithur” projekte nga programme të ndryshme rajonale dhe Evropiane, si: BE/IPA SEE, BSC, INTERREG, Natura 200, etj, për ruajtjen e natyrës dhe të biodiversitetit, të habitateve dhe biokoridoreve dhe të zhvillimin e turizmit malor.
• Nje nismë nxitëse është dhe forumi RIO+ 20, ..“ kur në konferencën më të fundit për ndryshimet klimatike ne RIO+20, (Brazil,13-22.06.2012), ..”pyjet…drejt ekonomisë së gjelbërt ne angazhimet e së cilës janë: mbjellja e 100 milion drureve pyjore, ndërsa ne thuajse nuk kemi asnjë nismë për këtë qëllim. Asnjë nismë mbjelljesh ripyllëzimesh në zonat me erozion drastk (25-30 tonë/ha/vit) apo të ujëmbledhësave të zhveshur që shkaktuan dhe përmbytjet e zonave të tëra veri perëndimore, as për sipërfaqet e djegura nga zjarret (që nga v. 2007 e këtej-sipas shifrave e MMPAU të raportuara janë mbi 20 mijë ha (që dhe me kosto 1000 /ha ti llogaritim janë një dëm mbi 20 mln Euro.Dhe për këto mund të bëhen-zhvillohen projekte të veçanta restauruese dhe të zhvillimit të ekonomise së gjelbërt.
• Cilat janë pasojat nga prerja e pyjeve dhe zhveshjes së ujëmbledhësave ?
• Përmbytjet e mëdha dhe të papërmbajtëshme në zonat e Shkodërs, Lezhës por dhe në shumë zona të tjera të vendit, ku ka vite apo po bëhen tashme dekada që nuk bëhen më investime as për rimbjellje as për prita malore, dhe pyjet e lartë janë prere dhe s’ka kush e pengon ujin, pyjet e vërtete do të mbanin rreth 20 % të reshjeve.
• Nga shkretëtirëzimi dhe vandalizmat ekologjike në pyje, sot ne kemi erozion drastik nga më të mëdhenjt ne botë, me një gërryerje të shkallës më të lartë dhe prurje të ngurta që matet nga 20-30 ton/ha/vit.( më e larta ne Evropë dhe nga me te lartat ne bote).
• Nga prerjet e pyjeve ne zonat e larta, kodrinore dhe malore, kan ndodhur dy-përmbytje masive në zonat Shkodrës e Lezhës, kemi mbushje të baseneve ujëmbledhës të hidrocentraleve ne masen mbi 30 % për rreth 40 vjet dhe ato po shkojnë drejtë skadencës ( nga 100 vjet të parashikuara ne project) , që një dite do të bëhen shqetësim për në por për më gjerë etj.
• Vihet re prej vitesh pakësimi i ujërave të lumenjve, tharja e burimeve dhe ndryshime klimatike e mikroklimatike, dhe në qytete shtimi i smogut dhe i dioksidit te karbonit, nga prerja e kurorave te qyteteve.
• Ditët e fundit për ti thënë stop abuzimeve me pyjet është hedhur ideja e një moratoriumi për pyjet, a mund të “shpëtojnë” pyjet nga ky moratorium ?
• Nisur nga shfrytezimi ilegale dhe trafikimi i materialit drusor (ku çdo vite pritet në mënyrë të paligjshme jane prere dhe eksportuar rreth 1.5-2 mln m3 material drusor, nga e cila rreth 1.5 mln m3 jane dru zjarri dhe nga e cila prodhohen dhe qymyri drurit që del jashtë (kjo e stimuluar dhe nga parimet e pranuara të antarësimit të Shqipërisë në OBT (Organizata Botërore e Tregëtisë)…u mor iniciativa dhe doli një V.K.M. Nr. 648 date 13.12.2002 per “Ndalimin e përkoheshem të prerejes së lendës drusore, me përjashtim të asajë që përdoret për dru zjarri”, i cili u abrogua pasi mbeti i pazbatueshëm.
• Shqipëria megjithe gjëndjen e rëndë të pyjeve dhe daljen nga kontrolli të prerjeve ilegale të tyre, nuk mund dhe nuk duhet të bëj moratorium për shfrytezimin e pyjeve (se kjo s’mund të ndalohet se fshataresia në zonat rurale do ngrohet domosdoshmerisht me dru zjarri ) por mund e duhet të adoptoj një moratoriumi rajonal i shfrytëzimit të pyjeve (resilience, me përjashtim të druve të zjarrit dhe kjo vetëm për plotesimin e nevojave të fshatarësisë), dhe moratorium kombëtar për eksportet e materilalit drusor për një peruidhë të pacaktuar dhe promovmi i maksimizimit të funksioneve turistike dhe publike të pyjeve, deri në një rivlerësim të gjendjes dhe rikuperimi i pyjeve dhe ekosistemeve pyjore (mbi 10-vjet), kjo ka qënë dhe pika e parë e objektivave strategjike që në vitin 2004.
• Cila do të ishte një politika e re për ringritjen e sektorit të pyjeve dhe të Shërbimit Pyjor në Shqipëri ? (2013-2023)
• Strategji e re e Sektorit të Pyjeve dhe Kullotave;
• Ligj i Ri “Per Pyjet dhe Sherbimin Pyjor”;
• Uljen e nivelit të prerjeve ilegale permes moratoriumit të eksportit të materialit drusor
• Përmirësimi i qeverisjes së pyjeve pëmes ringritjes institucionale;
• Reforma dhe zhvillimi institucional duke krijuraa institucionin e mbarështimit të pyjeve;
• Riinventarizimi kombëtar i fondit pyjor dhe kullosor;
• Mbyllja dhe kompletimi i proçesit të dhënies së pyjeve në përdorim te komunave dhe krijimi i njësive/strukturave lokale për mbarështimin dhe shfrytëzimin e pyjeve komunale nga vet komuniteti;
*Drejtor Ekzekutiv, Qendra ALBAFOREST ([email protected]),
– ..“ Në Konferencën më të fundit për ndryshimet klimatike RIO + 20, (13-22.06.2012), : në angazhimet e së cilës janë mbjellja e 100 milion drureve pyjore, ndërsa ne nuk kemi asnjë nismë për këtë qëllim.
– Asnjë nismë mbjelljesh-ripyllëzimesh në zonat me erozion drastk (25-30 tonë/ha/vit dhe ne zonat veriore mbi 50 ton/ha/vit, ) apo të ujëmbledhësave të zhveshur që shkaktuan dhe përmbytjet e zonave të tëra veri-perëndimore, as për sipërfaqet e djegura nga zjarret (qe nga v. 2007 e këtej-sipas shifrave e MMPAU të raportuara janë mbi 20 mije ha (që dhe me kosto 1000 /ha ti llogaritim janë një dëm mbi 20 mln Euro !);
ska nevoje per 100 .mjaftojne 5arsye
1.viti 1997
2.vrasja shterore e atdhetarit te UCK Remzi Hoxha
3.”Trebicka”
4.krimi ” GERDECI”
5.Krimi “21 janari”
vendimi: fajtori burgim i perjetshemuk munde
Ne fakte kjo nuk munde te rrealizohet per sa kohe Meta do te jete aleat i PS
ska nevoje per 100 .mjaftojne 5arsye
1.viti 1997
2.vrasja shterore e atdhetarit te UCK Remzi Hoxha
3.”Trebicka”
4.krimi ” GERDECI”
5.Krimi “21 janari”
vendimi: fajtori burgim i perjetshem
Ne fakte kjo nuk munde te rrealizohet per sa kohe Meta do te jete aleat i PS
PËRGJIGJJUNI