PS ndryshon datën e Asamblesë Kombëtare, mund të ketë lëvizje ministrash

J L

Partia Socialiste ka vendosur të ndryshojë datën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Dy ditë më parë, në mbledhjen e Kryesisë së PS u vendos që Asambleja të mblidhej më 22 korrik, ditën e hënë.

Por, sot mësohet se Asambleja Kombëtare e PS do të zhvillohet ditën e martë të 23 korrikut.

Nuk dihen arsyet e ndryshimit të datës së Asamblesë, por pritet të ketë zhvillime të rëndësishme.

Sipas burimeve, pas mbledhjes së Kryesisë mund të ketë ndryshime ministrash, ku më të rrezikuarit janë ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe ai i Mjedisit, Blendi Klosi, pasi janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e kaluar.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Ramo!
    Para pak ditesh tregove me bindje.Nuk kemi ndryshime ne qeveri.Te gjithe kane punuar mire.Ja ku dole perseri qe ato qe kane punue ma mire me garanci do ti shkarkosh.Ky je ti qe presim me shume durim fillimin e detyres se SPAK-ut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *