PS në avantazh, Rama falenderon me vargjet e Fishtës: “Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní”

Gazeta Dita

Kur numërimi i votave në rang vendi po shkon drejt fundit, kryeministri Edi Rama reagon në rrjetin social “Facebook”, por jo për zgjedhjet. Ai ka postuar vargjet e të madhit Gjergj Fishta, nga vjersha “Shqypnia” në rubrikën e tij “AMARCORD”.

Mesazhi që ka dashur të përcjellë, duket si një falenderim për mbarë Shqipërinë që ka votuar në masë Partinë Socialiste. “Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Statusi i plotë

AMARCORD
Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue…
“Perëndija t’ fali i Amshueshëm,
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí t’ and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Share This Article
3 Comments
  • Zoti ,Rama beni nje muze gjigandit Fishta se eshte bilbili i malesise dhe pena e tij ishte flori.Dheu i bute i qofte At Fishtes.

  • Rrjeshta te bukur, te nje njeriu te dyzuar ndermjet patriotizmit ndaj Shqiperise dhe detyres dhe dashurise ndaj kishes katolike, qe fatkeqsisht ne ate kohe luftonte kunder lirise se Shqiptarit.
    Gjithsesi ne Shqip do te tingellonin me bukur, se do te kuptoheshin dhe nga tosket jo vetem nga geget.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *