Partia Socialiste deklaron se në Shqipëri mbizotëron krimi dhe se qeveria nuk garanton as sigurinë e fëmijëve as të jetës së njerëzve.
Deputetja socliaste Eglantina Gjermeni në një konferencë nga selia rozë tha se vrasja e Julian Çelës tregon se krimi mbizotëron dhe qeveria nuk garanton as sigurinë e fëmijëve as të jetës së njerëzve.
“Sot ky shtet nuk garanton sot aagjë, nuk na garanton se mund të grabitemi në rrugë, mund të na grabitet prona apo shtëpia, nuk na garanton dot se nuk mund të na vrasin në rrugë, nuk na garanton dot se ushqimet që hamë nuk do na bëjnë dëm” tha Gjermeni.
Ajo ka bërë përgjegjëse organet e rendit që nuk mundën dot të parandalojnë vrasjen e vogëlushit Julian Çela ndërsa shtoi se PS-ja kur të vijë në pushtet do të rivendosë rendin dhe qetësinë në vend.
“Ashpërsimi i dënimeve mund të jetë një vendim i mirë por nuk mund të kthejë dot fëmijën, qytetarët do të jenë të sigurtë vetëm atëherë kur policia të parandalojë krimet. Ne jemi të vendosur që brenda 300 ditëve të para të rivendosin rendin dhe qetësinë në vend. Të garantojmë jetën përmes politikave dhe programit tonë për një rilindje shqiptare” shtoi Gjermeni.