Burime afër kryeministrit Edi Rama, bëjnë me dije që janë ngritur dy komisione “për zgjedhjen e drejtorëve të rinj në qarkun e Shkodrës”.
Njëri prej komisioneve do të jetë me 4 anëtarë: Senida Mesi, Luan Harusha, Arben Pellumbi dhe Musa Ulqini.
Ndërsa komisioni tjetër do të jetë “me qytetarë” dhe do ketë 13 anëtarë, të cilët ende nuk janë përcaktuar.
Ngritja e komisioneve vjen pas largimit të Valdrin Pjetrit nga posti i koordinatorit politik të Shkodrës, pasi rezulton i dënuar për drogë në Itali dhe ka mashtruar me formularin e vetëdeklarimit.
Deri më tani kanë dhënë dorëheqjen nëntë drejtorë ndërsa në ditët në vijim do të shkarkohen drejtorët e drejtorive të tjera në qark.
Sipas urdhërit të kryeministrit kryetar i PS, drejtorët e rinj duhet të jenë në shumicë të gjinisë femërore.
j.l./ dita

Fatkeqesia, ky lajm nuk eshte te rubrika e humorit
Kuriozitet do te jete nese ne kriteret e perzgjedhjes perfshihet edhe “prova e zjarrit”