Dështimi i numërimit elektronik në Fier dhe atij të verifikimit të kartave të identitetit dhe kostoja e madhe e paguar për këto dy projekte janë arsyet e një padie, që PS po përgatit ndaj kryetares së KQZ-së, Lefterie Lleshi, dhe administratës zgjedhore. Në padinë penale, Lleshi akuzohet për “për dështim të orkestruar të projektit teknologjik, me pasojë shpërdorimin e fondeve publike”.
Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj, tha dje se institucioni kryesor i zgjedhjeve është autoriteti përgjegjës për dështimin e kontratës me kompaninë spanjolle, duke e prishur atë me urdhër politik.
“Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Përfundimisht zonja kryetare, në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, tha Gjonçaj.
Sakte. Pergjegjesia ligjore eshte direkt per katershen e KQZ, e ne vecanti per Kryetaren. Me nje padi penale nuk di nese neser ZJ. LLeshi do ta nxjerr ose jo urdheruesin e bllokimit te ketyre paisjeve elektronike te cilat do benin te mundur nje proces te verifikueshem.
Taksapaguesit kerkojne pse u shpenzuan pa kryer funksionin milionatn e lekeve.