Kandidati për deputet i PS për Tiranën, Plarent Ndrecaj, duke folur në “ABC” për përdorimin e database shtetërore të E-Albania për fushatë, e konsideron një veprim krejt normal.
I pyetur nëse është shkelur ligji, Ndrecaj tha se në asnjë rast nuk ka pasur përdorim të paligjshëm të të dhënave dhe sipas tij të dhënat përdoren nga çdo parti politike serioze.
Ai gjithashtu tha se të dhënat personale përdoren për të bërë projeksionin e fushatës, ndërsa theksoi së janë të dhëna që merren nga strukturat dhe mbështetësit e PS-së.
“Informacioni që është në database të PS janë ato të dhëna që janë dhënë nga mbështetësit tanë. Unë nuk shoh ndonjë hata. Si çdo parti të dhënat i marrim në kontakt të drejtpërdrejtë. Çdo anëtar i PS ka kontakt me çdo individ dhe jep informacion mbi preferencat politike të personave që njeh”, tha Ndrecaj.
E ndërsa Ndrecaj e konsideron si diçka krejt normale, SPAK ka nisur hetimet lidhur me atë që mund të rezultojë krim zgjedhor, ose në rastin tjetër publikim të të dhënave personale të rreth 900 mijë votuesve të Tiranës.
m.m/dita

Gabim i madh, vetem Bash Borat kellira ka te drejte te me dergoj mesazh ne telefonin tim se jam PeDe-r e nuk tradhetoj kurre.
Mqs e pranuan qe po perdoret potali qeveritar qe i jep sherbime qytetareve, te gjenden porositesit e manipulimit deri te KM urdheruesi!