PS prezanton kandidatin për Bashkinë e Memaliajt

redaktor

Është prezantuar dje kandidatura e PS për Bashkinë Memaliaj, Durim Rroshi, në prani të deputetëve të qarkut Gjirokastër dhe drejtuesve më të lartë të forumeve dhe organizatave të Partisë Socialiste në Memaliaj, Qesarat dhe Krahës.

Me miratim të plotë dhe përkrahjen për kandidatin, fjalën e prezantimit e mbajti deputeti Dashamir Kamberi.

Kandidatura e Durim Rroshit u mirëprit jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga komuniteti i kësaj zone.

Rroshi ka qenë kryetar i kësaj bashkie në vitet 2003-2007 me performancë të lartë dhe përkushtim në punën e tij.

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *