PS: Prokuroria po bën pazar me dosjen “CEZ”

DITA Online

 

Partia Socialiste ripërsëriti qëndrimin ndaj Prokurorisë në lidhje me hetimet për dosjen “CEZ”.

Ulsi Manja doli nga Kryesia e Kuvendit në një deklaratë për mediat.

“Prokuroria po përpiqet të mbyllë një prej dosjeve të korrupsionit më të mëdha, atë të CEZ. Kush ua ka dhënë të drejtën këtyre prokurorëve që të sillen me drejtësinë si tregtarë pazari? Që të sillen me drejtësinë për të sulmuar dhe mbrojtur në emër të interesave politike dhe korruptivë?”, tha Manja.

Sipas Manjës, me dosjen “CEZ” po bëhet pazar mes politikës dhe prokurorisë.

“Prokuroria po bën pazare që vijnë erë të keqe me kilometra larg dhe gjithë Tirana e di. Prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës dhe padrejtësisë. Po provon një kalbëzim të tmerrshëm të sistemit”, tha Manja.

Deputeti socialist deklaroi se bërja e drejtësisë për çështjen CEZ nuk do të ndalet, ndërsa u bëri thirrje prokurorëve, sipas tij, të ndershëm të sistemit.

“Të presin me qetësi vettingun, sepse ora për t’u ndarë i njomi nga i thati brenda sistemit të prokurorisë ka ardhur”, u shpreh Manja.

Një ditë më parë ishte Taulant Balla ai që akuzoi Prokurorinë se po mbyllte dosjen pa kryer asnjë hetim.

 

Share This Article
2 Comments
  • Kush i mbylli ekspertizën armëve nga e FBI-ja – SHBA-ja,përveç se shpellarit S.Berisha !…

    Përveçse i quajti , letra hixhenike ,ekspertizën për ndrrimin e tytave të “beretës” të komandantit Gardës A.Prendi ,
    -plumbi sajë 9mm përshkoi trupin e Faik Myrtaj me 21 janar v. 2011 e la të vdekur në vend ,
    -dhe predha tjetër 9mm u gjet në kokën e viktimës Aleks Nikës ?!….
    Kush i dha urdhër inxhinerit kryeministrisë A.Kasa të fshijë 11 kamrat që rregjistruan ngjarjen makabre të pushkatimit të katër qytetarve në bulevard.!
    Fshirja e provave është akuzë e rëndë për kriminelin S.Berisha dhe L.Basha .
    KUSH dha urdhër politik Adriatik Llallës për bllokimin e provave në Strasburg ?
    Kush dha urdhër Prokurorisë të bllokoi hetimet e vjedhjes se 450 milon eurove të ÇEZIT ?
    Përveç se S.Berishës ,Ilir Metës ,dhe L.Bashës.
    Kjo është prokuroria që bënë pazare me gjakun dhe djersën e popullit.

  • Po,pse c’ka kujtoni ju te majtet.Demokracine e sollem ne.Ne qe e sollem demokracin kemi te drejte ta ushtrojme.Kjo dhe vetem kjo asht demokraci,demokracia e Partise Tone.Kudo ku jane vendos politikan nga vathi i SHQUP-it ne qeveri e cdo institucion e kane detyre imperative ti sherbejn PD.Kuadrot ma te devotshem qe i kane sherbye strikt PD kishim Nishanin,Ajazin e Likajve,vashdojme te kemi Llallen.Statuti i demokracise tone e ka detyre ti sherbej Partise ne emer te popullit. Nuk ka te baje fare me demokracin tuaj.Po nuk bani tifozllek demokracia e PD simbas statutit per ti sherbye politikes dhe politika SHQUP-it do te thote devijime i vijes politike dhe shpartallim i Demokracise Partise.Sot jemi mjafte keq me zbatimin e statutit ne fjale.Po punojme pa kursim qe me ndihmen e Vettingut ta marrim veten.Jane te prorsitun elementet ma produktiv ne shfrytezimin me korrektes te statutit qe te mos ikin ne drejtim te paditun deri me 1 janar 2018.Kujdesin e merre ne zbatim Vettingu.Miku qe do na ndihmoje te ngrej demokracin e zgjebosur ne pranga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *