Qeveria ka dështuar në politikat e saj për të përkrahur femra, qoftë në përfaqësimin në politikë, qoftë në mbrojtjen e saj nga dhuna dhe diskriminimi. Në një konferencë shtypi në kuadër të nismës “100 arsye pse nuk duhet të votoni Berishën”, kryetarja e forumit të gruas, Olta Xhaçka, tha se qeveria e Berishës është tashmë në borxh me femrat e Shqipërisë.
“Edhe 63 ditë nga dita ku Berisha do të ndëshkohet me vote. Sot jam këtu për t’ju dhënë një dëshmi të dështimit të qeverisë: Qeveria dështoi në mbrojtjen e gruas duke u vendosur në borxh të madh me femrat e Shqipërisë. Premtoi se qeveria e tij do të promovonte barazinë ligjore dhe forcimin e instrumenteve ligjore në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky ishte premtim i vakët dhe nuk u bë realitet. Buxheti për shanset e barabarta për vitin që shkoi ka qenë 0.04%. Berisha premtoi parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave, por dhuna ndaj gruas ka pësuar vetëm rritje që flet për dobësimin e institucioneve të shtetit. Gratë e vajzat janë të diskriminuara në punë por edhe në pjesëmarrjen në politikë, pasi qeveria ka vetëm 1 ministre në qeveri”, tha Xhaçka. Ajo u shpreh se pas 23 qershorit, PS do të nisë punën për të vendosur barazinë gjinore në qeverisje dhe administratë, si dhe do të nisë aplikimin e strategjisë së saj për parandalimin e dhunës në familje.
Rama ne fakt ka bere ma shume,te pakten here eshte martuar.