Partia Socialiste ngul këmbë në publikimin nga ana e qeverisë të hartës së rrugëve që thotë se ka bërë gjatë dy mandateve të saj. Në një konferencë për mediat, Artan Lame tha se qeveria duhet të bëjë publike punët që thotë se ka bërë. “Edhe 51 ditë na ndajnë nga fundi i pushtetit të Berishës. Qeveria të bëjë publike punët e saj që ka bërë. PS ka dalë në përfundimin se janë gjithsej 1515 km rrugë të bëra nga qeveria. I kërkuam qeverisë të publikojë tabelat përfundimtare të rrugëve. Deri tani asnjë përgjigje serioze. Vetëm ministri Olldashi na tha merrni metrin dhe ne e morëm. Na dolën 1515 km, tani këtë duhet të bëjë edhe vetë qeveria dhe të na thotë sa i dalin”, tha Lame.
Më tej, ai u shpreh se vetë ministrat e qeverisë “Berisha”, Ruli dhe Olldashi, nuk janë në koherencë me deklaratat e tyre për rrugët e ndërtuara.
PS: Qeveria gënjen për rrugët e ndërtuara, vetëm 1515 km, edhe ato pa standarde
Deklaratë e datës 26 prill
PS i cilëson gënjeshtra deklaratat e qeverisë për ndërtimin e 11 km rrugë në të gjithë vendit gjatë dy mandateve të saj. Në një deklaratë për mediat në mesditë, Artan Lame tha se rrugët e ndërtuara në tetë vite nuk e kalojnë gjatësinë 1515 km dhe për të mbuluar këtë fakt, qeveria ka krijuar një terr informativ. “Asnjë institucion nuk jep informacion për rrugët në Republikën e Shqipërisë. Jemi të gjithë të pajisur me kompjutera, gjeni një dokument ku shtetit shqiptar deklaron sa rrugë ka bërë. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk ka fare portal elektronik. Për çfarë Shqipërie dixhitale flet kryeministri, kur institucioni më i rëndësishëm i rrugëve nuk ka portal elektronik?”, tha Lame.
Sipas Lames, e njëjta situatë paraqitet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, hapësirën më të madhe e zënë reagimet e ministrit për deklaratat e kreut të PS-së.
“Portali i Ministrisë së Transporteve ka vetëm reagime ndaj deklaratave të Edi Ramës. Nuk kanë punë tjetër këta, veçse të zgjohen nga gjumi sa herë flet Edi Rama”, komentoi Lame.
Në fund, ai ftoi qeverinë të publikojë hartën e rrugëve të ndërtuara, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se sa rrugë janë ndërtuar gjatë tetë viteve dhe sa u kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë rrugët pa standarde.
“Mbetemi në pritje që qeveria të publikojë listën dhe hartën e rrugëve të ndërtuara. Aty do të shohim se si katandiset kokoshi një thelë. Pikërisht para fundit të qeverisjes, pikërisht sot çojnë për të miratuar standardet e rrugëve, pikërisht pas tetë vjet qeverisjeje. Kjo tregon se me çfarë standardesh janë ndërtuar rrugët deri më sot”, përfundoi Lame.
Po ku eshte habia ketu? Kane marre parete e 5000 km e kane bere vetem 1515. Kusuri ne xhep.
Prokurori Ujeekos, alias Llalla duhet te hape hetim te menjehershem per deklaruesit. Ndjekje penale. Shume e thjeshte.
O z. Artan Lame mos u merrni me Sokol Olldelen, e ka mashtrimin dhe paturpesine ne gen. Ai rrjedh nga nje familje e “varfer” nga blloku e ne sherbim te Dulles Enver. Eshte nipi i Dashno…… komunist i vjeter. Saliu Munxyra nuk pranon anetare ne qeveri po te mos kesh lidhje me te shkuaren komuniste. Kilometra per ndertimin e rrugeve me shkrim nga qeveria e ministrit me cigare ne goj… nuk do te merrni. Me ardjen pushteti me 23 Qershor listen e rrugeve e rrugicave, tregojuani ne gjykate ku do te kene nderin te thirren: Te pandehur trego ku i ke cuar parate e vjedhura te ketij populli te varfer. Tuc & Toc