Përfaqësuesi i grupit të punës për programin qeverisës PS-LSI, Ilir Beqja ka reaguar në lidhje me deklaratat kryeministrit në detyrë Sali Berisha i cili në mbledhjen e sotme të qeverisë deklaroi se po i dorëzon mazhorancës së re një ekonomi të stabilizuar.
Në një konference për shtyp Beqja, i bëri thirrje qeverisë që të tregohet e vetëpërmbajtur në vendime deri në betimi ne qeverisë së re, teksa i kërkoi ministrisë së Financave që të bëjë publike treguesit fiskal për 6 muajt e parë të këtij viti.
“Vetëm në 6 muajt e parë të vitit qeveria në ikje ka ezauruar 90 % të deficitit buxhetor, me legjitimitetin që ka buruar nga vota e 1 milion shqiptarë i kërkojmë Ministrisë së Financave që deri në betimin e qeverisë se re të bëjë publike treguesit fiskal për 6 muajit e vitit, të ushtrojë detyrat e ligjit për mbledhjen e tatimeve, të garantojnë se në periudhën 12 deri në 30 korrik të garantohen pagesat e ndihmës ekonomike është personave me aftësi të kufizuar ekonomike”, tha Beqja.
“Detyra është të tregojnë përgjegjshmëri dhe vetëpërmbajtje” apeloi Beqja.

Parimi i tij dhe i gjithe suites, eshte ai i ” tokes se djegur”
Ai ka henger jo vetem ç’kishte brenda dollapi,por edhe dollapin vet.
Tani kerkon te haje edhe muret e haurit qe ta rrezoje komplet.
Ai nuk shkulet as me flakehedhese nga kolltuku .
Vereni thirrjet e atij policit qe thote ne fb : Mblidhna komandant te rrrezojme Edi Ramen. Ai heshti per pak kohe ne forme! Por thirrjet e tij kane kaluar ne gojen e te ” riut ” kandidat te saliut.
A nuk ben thirrje histerike Lulushi qe thote : Te mblidhemi te gjithe per te rrezuar sa me pare Keyeministrin Edi Rama. Sa me shpejt !
Ende nuk eshte formuar qeveria e mandatuar nga vota popullore . Keto jane shenje qe ata nuk duan te njohin rezultatin dhe qe nuk duan te dorezojne kolltukun.
Tani qe ata moren cpodhen , qe u plagosen, jane te rrezikshem ! Duhet kujdes !
Ata nuk shkulen andej edhe me flakehedhese.
Dikur luftetari grek kapi anijen Perse ne betejen navale te Salamines, në shtator 480 pes,( per koicidence edhe ai duhet te lere zyrat ne Shtator ,por te vitit 2013 ) dhe nuk e leshonte deri sa i prene koke e kembe e duar.
Por ai luftetar e beri per patriotizem dhe luftoi ndaj pushtuesit pers dhe ka mbetur si hero ne legjende. Tani nuk vendos shpata ,por vota e popullit me e fuqishme se shpata. Kjo vote i ka lemerisur ata !
Por keta jane ngjitur pas karrikes te shtetit dhe nuk degjojne te shqiten edhe pse populli i dergoi per lesh arapi.