Socialistët iu përgjigjëm opozitës për akuzat rreth borxhit publik, duke theksuar se qeveria e djathtë i la vendit një borxh prej 720 milionë dollarësh.
Deputeti socialist, Ervin Bushati thekson se Sali Berisha dhe Lulzim Basha e zhytën Shqipërinë në borxhe, si në spitale, arsim, rrugë, etj.
“720 milionë dollarë borxhe të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë shlyer thuajse tërësisht nga kjo qeveri. Ndaj Luli, përpara se të pyesë se ku shkojnë paratë, të japë llogari për borxhet që krijoi ai vet, dhe qeveria e vjetër ku bënte pjesë”, theksoi ai.
Deputeti socialist deklaroi se aktualisht mbledhja e të ardhurave është 242 milionë dollarë më shumë, ndërsa numri i të punësuar është 156 mijë persona.
“Sigurisht që ka ende shumë për të bërë, por pyetja më e rëndësishme që sot duhet bërë është ku do të shkojmë? Do të kthehemi mbrapsht tek alternativa e dështimit, borxheve, presionit, tek alternativa e Saliut dhe Lulit, apo do të vazhdojmë në drejtimin e duhur për të shtuar punësimin, nxitur sipërmarrjen, për të bërë shtet dhe për të krijuar një sistem drejtësie të cilit mund ti besohet?”, pyeti ai. /Dita/

Titulli duket se nuk shkon me permbajtjen.