Partia Socialiste ka zhvilluar mbledhjen e radhës të grupit parlamentar ku temë e diskutimit ka qenë dekretet e Metës për kthimin e ligjit të noterisë dhe ligjin për kadastrën.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të rrëzojë dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë si dhe të rishikojë ligjin për kadastrën, i kthyer për shqyrtim nga Presidenti Meta.
Po kështu mësohet se ligjvënësit e PS kanë vendosur të rrëzojnë amendamentet e LSI-së për buxhetin. LSI kishte kërkuar në dhjetor që buxheti për arsimin të rritet në 5% të GDP.
Mbledhja e socialistëve u drejtua nga kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla.
o.j/dita
