PS: Shërbimet inteligjente, jashtë kontrollit

redaktor

Në Komisionin e Sigurisë është zhvilluar sot seanca dëgjimore me grupet e interesit dhe institucionet shtetërore për ligjin për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës dhe mbrojtjes. Opozita ka shprehur shqetësimin se shërbimet tona të inteligjencës janë jashtë kontrollit parlamentar prej 6 vitesh dhe askush nuk merr dot informacion. “Ka mbi gjashtë vite që shërbimet tona inteligjente janë jashtë kontrollit qeveritar për faktin sepse janë kthyer në institucione të hermetizuara dhe natyrisht askush nuk mundet dot të marrë informacione konkrete”, tha deputeti i PS, Gazmir Bizhga. Ndërsa kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka kërkuar që të bëhet kujdes me shkeljen e të drejtave të qytetarëve, të garantohet misioni i këtij nënkomisioni si dhe ky komision të ketë një afat kohor të caktuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *