Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ahmetaj vazhdoi edhe sot serinë e akuzave të tij ndaj kompanisë CEZ Shpërndarja, Entit Rregullator të Energjisë dhe qeverisë.
Ahmetaj bëri përgjegjëse ERE se duke favorizuar CEZ i ka shkaktuar një dëm prej 30 milionë dollarësh KESH-it. Sipas tij, ‘dëmi i energjisë rëndon mbi kurrizin e shqiptarëve”.
Deputeti socialist, duke e cilësuar këtë si një skandal të madh kërkoi që, “ERE dhe qeveria të japin sqarime për dëmet që i shkaktojnë qytetarëve shqiptarë”, ndërsa kërkoi që organet kompetentë të nisin hetimet.