“PS u tërhoq nga pakti për Presidentin”, Grupi i PD i përgjigjet Ballës: Doni një emër që ta keni në xhep

J L

Sekretari i Grupit të PD Arbi Agalliu deklaron se PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President.

Agalliu ka publikuar videon e mbledhjes për Presidentin e ri, teksa shkruan se Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve.

Ai shkruan se PS kërkon President vetëm për socialistët për ta pasur në xhep Rama.

Postimi i plotë:

“Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë.

Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Vetë mbillni vetë korrni! Grup konfuz. Uluni në tryezë e bisedoni. Aty është burrni, jo deklarimi nëpër portale si ja do qejfi njerit apo tjetrit.

  • Vallahi bilahi kandidat me te mire se Klevis krrici i faros me 2 gishta lart hipur mbi furgonin e policise duke bere garipin zor se do te mund te gjendet ne Shqiperi. Amon se e kam qejf hunderrin se dhe pas 30 vitesh demokraci i ka mbetur ora tek viti 1991 me 2 gishta lart.

  • Këta Ballat dhe Pallat janë budallenj të mëdhenj më duket. I kanë ngjarë shefit të tyre. Pse e firmosën atëhere pikën 4 tê marrêveshjes?! Bêhen shumë qesharakê kështu. Ku i ka gjetur ai i I Gjati këta budallenj?! Apo i kërkon me qiri që asnjëri mos tê duket më i zgjuar se ai!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *