Pse 29 marsi mund të vlerësohet si një ditë jo shumë e keqe në krizën e pandemisë

J L

29 marsi mund të vlerësohet si një ditë jo shumë e keqe në krizën e pandemisë prej COVID-19.

Edhe pse në disa vende fatalitetet janë të larta, këto janë raste të personave të sëmurë prej disa ditësh.

Në 29 mars rastet e reja në të gjithë botën janë 59,232.

Në 28 mars kanë qënë 66,761.

Faktori i rritjes në datën 29 mars është 0.89.

Do të duhet që të kemi disa të ditë të vazhdueshme me faktor më të ulët se 1 që të kuptojmë që përhapja është në tërheqje.

Në datën 29 mars, growth factor (rastet e reja të një dite në raport me rastet e reja të ditës së mëparshme) ka qënë më i vogël se 1 në vendet kryesore me numër të lartë rastesh pozitivë.

SHBA 0,97

Itali 0,87

Spanjë 0,91

Gjermani 0,63

Francë 0,6

Zvicër 0,76

Madje, në Spanjë ky faktor është më vogël se 1 në seicilën nga tre ditët e fundit (0,96; 0,95;0,91).

Ndërsa në Itali ky faktor në seicilën nga tri ditët e fundit është 0,95; 1,01; 0,87.

Edhe numri i vdekjeve në datën 29 mars është më i vogël se në datën 28 mars.

Nëse në 28 mars kanë vdekur 3518 vetë, në 29 mars kanë vdekur 3105 apo 413 vetë më pak.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *