“Pse Basha është njësoj qesharak si ish-trajneri i Italisë”

DITA Online

 

Astrit Patozi ka hequr një paralele ironike mes Lulzim Bashës dhe ish-trajnerit të kombëtares italiane, Xhan Piero Ventura.

Sipas Patozit, të dy këta dështuan keqazi në misionin e tyre, por ndryshe nga Ventura, që u shkarkua, Basha u rizgjodh në krye të PD.

Më poshtë postimi i Patozit në rrjetet sociale:

KUPTIMI I UNANIMITETIT NË SHQIP DHE ITALISHT

E gjithë Italia ishte e zhgënjyer dhe e pikëlluar nga disfata e kombëtares së futbollit me Suedinë, por trajneri ngulte këmbë se e kishte drejtuar mirë skuadrën.

Kur të gjithë prisnin të paktën dorëheqjen e tij, si ngushëllimin më të vogël, Gian Piero Ventura numëronte sukseset, që kishin arritur “gli azzuri” në udhëheqjen e tij.

Dhe të gjitha këto i thonte në ditën e qametit, kur e kishte nxjerrë Italinë jashtë botërorit, një gjë që kishte ndodhur vetëm një herë në histori, 60 vjet të shkuara.

U bë kaq qesharak, sa mund të krahasohej vetëm me Lulzim Bashën në Shqipëri, pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndryshimi i vetëm mes dy rasteve është se në Romë u mblodhën ca burra dhe e shkarkuan me unanimitet humbësin.

Ndërsa në Tiranë burrat u mblodhën që të shpallnin me unanimitet fitoren e humbësit.

Share This Article
1 Comment
  • SI MUND TE DUROJE NJE POPULL PATOZET E NJE ÇOBANI SERB TI MBAJE ME MILIONA 25 VJET …E PRESIM TE BEHET KY VEND ME ALABAKE TE TILLE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *