Pse BE është kundër gazsjellësit rus në Gjermani?

Ornela
European Union Commission President Jean-Claude Juncker delivers a press conference following a Special Meeting of the European Council at the EU Council building in Brussels on April 29, 2017. The EU needs a "serious British response" to its demands to protect citizens' rights, EU President Donald Tusk said on April 29, setting terms for launching new ties with the bloc after Brexit. / AFP PHOTO / THIERRY CHARLIER (Photo credit should read THIERRY CHARLIER/AFP/Getty Images)

Një pjesë e liderëve të Bashkimit Europian i kundërshtuan planet ruse për ndërtimin e një gazsjellësi në Gjermani, të shqetësuar se projekti do të rrisë varësinë e bllokut ndaj gazit rus e do t’i reduktojë Ukrainës përfitimet nga tranziti i gazit, çka do të ishte e ndjeshme për ekonominë e saj të brishtë.

Në Samitin e Brukselit, kreu i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se BE-ja është e ndarë në këtë çështje dhe nuk ndërmori asnjë veprim.

“Nuk mendoj se kemi unanimet në këtë pikë dhe nuk do ta kemi as në muajt në vazhdim. Por, komisioni beson se do të ishte e dobishme që të ofrohej një mandat negocimi”, tha Juncker.

Më të shqetësuar nga tubacioni “Nord Stream 2”, i cili parashikohet të kalojë nga Rusia në Gjermani përmes Detit Balltik, janë liderët e Polonisë, Lituanisë, Danimarkës dhe Letonisë.

Vendet e Europës Lindore dhe të Detit Balltik kanë shprehur shqetësimin se projekti do të forconte shtrirjen e Moskës duke rritur mbështetjen europiane për gazin natyror rus, ndërsa droja e shteteve nordike lidhet me vendosjen e tubacioneve pranë brigjeve të tyre, ku Rusia ka forcuar praninë e saj ushtarake.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Bashkimit Europian, ndan bindjen se tubacioni ku supozohet të kalojnë 55 miliardë metra kub në vit, se Brukseli nuk ka përse përfshihet në këtë çështje.

Debati i BE-së mbi projektin e diskutueshëm erdhi pasi Presidenti rus, Vladimir Putin, u ankua për sanksionet e miratuara kohët e fundit nga SHBA, të cilat kërkojnë ndëshkime për kompanitë europiane që marrin pjesë në “Nord Stream 2” dhe projekte të tjera ruse të energjisë në Evropë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *