Dërguar me email
Përshëndetje DITA. Bënë mirë që e mbyllën Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës, sepse kishte me vite të tëra që nuk paguante pedagogët, personelin e tij edhe taksat e shtetit, sepse ishin kushërinjtë e Saliut, dhe me ato lekë ndërtonin pallatin e tyre (të papërfunduar) në krahë të Sky Toëer! Dhe kush guxonte të kërkonte të drejtat e tija, e “persekutonin” dhe e pushonin menjëherë nga puna! Edhe nëpunësit e tyre kanë qenë student më përpara, por atyre nuk është e vërtetë që ju bëhet vonë për ata student që protestojnë, sepse vetë kanë thënë njëherë që “po ju a mbyllën universitetin, do ta bëjnë rrobaqepësi”! Dhe nuk është e vërtetë që kanë 300 apo 400 studentë, sepse as çereku i tyre nuk rezultonte në universitet, ashtu si edhe në “protesta”… (Ju lutem të ruani anonimitetin për arsye sepse edhe mua më detyrohen një shumë të hollash si ish-punonjës i këtij universiteti). Ju faleminderit!

Kam patur miqte e mi pedagoge ne UNT. Ata me kane folur shume mire per ate universitet me ambjente bashkekohore,me staf shume te mire pedagogesh dhe drejtues serioze. Ne UNT ka patur rregull,cilesi mesimdhenie,kerkese llogarie ndaj pedagogeve,por edhe ndaj studenteve,te cilet nuk kishin shanse te kalonin klasen pa e merituar. Drejtuesit e atij universiteti,flas per pronaret,nuk jane kushurinj te Berishes.Jane nga Tropoja,por kjo nuk do te thote se jane kushurinj te Berishes. Jane djem te edukuar,korrekte dhe me studime univesritare e mastera ne France,Itali dhe ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Qe te tre jane dhe pedagoge ne Universitetin Shteteror te Tiranes e ne UNT. Lufta kunder tyre nuk eshte profesionale,por politike,kryesisht nga z. Rama. Aibi ka penguar ne bizneset e tyre qe kur ka qene Kryetar Bashkie.Njeri prej tyre ka qene jurist i PD para 2005 dhe tentoi te krijonte nje fraksion ne PD per ta demokratizuar ate,por Berisha e largoi.Qe nga ajo kohe nuk hane mare me politike,por kane bindje te djathta. Sot jabe mes dy zjarresh,nga njera ane Berisha,dhe nga ana theter Rama. Eshte fatkeqesi qe nje universitet i tille te mbyllet per arsye politike.
Do te ishte mire qe redaksia e nderuar e gazetes te bente nje vizite ne ate universitet qe te bindej per cilesine e tij. Me Respekt per pronaret