Pse beqaret duhet të vizitojnë Brazilin

redaktor

Karnavalet – Karnavalet që organizohen në Brazil nuk mund t’i përshkruani me asnjë eksperiencë tuajën të mëparshme.

Është e sigurtë se s’keni parë kurrë karnavale të tilla aq elektrizuese në një ambient plot me ngjyra. Në ditën e karnavaleve në Brazil shkojnë mijëra njerëz nga vende të ndryshme të botës, duke iu krijuar mundësinë të gjeni mashkullin ideal.

Belo Horizonte_MG. 12 de dezembro de 2012. FAQUINI Sobre voo por BH. Foto: RODRIGO LIMA / NITRO.

Belo Horizonte – Jo të gjithë e dimë se çfarë është Belo Horizonte. E pra kjo është një zonë argëtuese e Brazilit. Ky qytet ka mbi 12.000 clube të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtura. Belo Horizont nuk fle kurrë dhe është gjithmonë me plot njerëz të cilët janë në kërkim për argëtim.

Rio Scenarium

Rio Scenarium – Do të ishte një gabim shumë i madh nëse nuk do të shkoje për të parë qytetin më të famshëm brazilian. Bëhet fjalë për Rio de Janeiro, ku jeta e natës nuk ka të krahasuar. Pijet janë të lira dhe të shijshme. Nëse ju pëlqen muzika është e sigurt që do të kaloni ditë të paharrueshme. Në Rio de Janeiro ka aq shumë turistë sa nuk mund të shpëtoni pa takuar një person të veçantë.

Victoria Regia Water Lily and Lily Pads

Pantanal –  Nëse keni më të vërtetë pasion për florën dhe faunën duhet me patjetër të vizitoni Pantanal. Në këtë vend ka kafshë të egra të Brazilit. Është zonë e cila ka një koleksion kafshësh që nuk mund të shihen askund tjetër.

New Years Eve Celebrations

Zgjidhni të festoni Vitin e Ri në Brazil – Nëse festa e Vitit të Ri iu është kthyer në rutinë atëherë mendoni të ndryshoni situatën. Klima e vendit tërheq mijëra njerëz të cilët dëshirojnë të festojnë këtë ditë të veçantë në një vend të ngrohtë. Do të keni mundësi për vallëzime non – stop gjithë natën.

Ipanema-beach-in-Rio-de-Janeiro-Brazil

Plazhi Ipanema – Edhe nëse keni vizituar shumë plazhe është e sigurtë që këtu do të gjeni diçka të veçantë dhe unike. Ky vend nuk është vetëm tërheqës, por dhe romantik.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *