Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Hashim Thaçi, morën pjesë një numër i madh politikanësh nga Shqipëria, duke u nisur nga presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta.
Mirëpo, në këtë ceremoni munguan kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një prononcim për “Zeri.info” ka sqaruar mosprezencën e tyre në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Prej PD-së kam ardhur unë si kryetari i grupit dhe nënkryetar i partisë. Z. Basha kishte një aktivitet të cilin ai ishte mikpritës dhe ishte përgatitur që përpara dhe për këtë arsye nuk mundi. Megjithatë ai komunikoi dhe uroi direkt z.Thaçin për detyrën e re. Mendoj se është në eveniment për Kosovën sepse zgjidhet presidenti i Republikës në një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Kosovën por gjithë shqiptarët kudo që janë. Kam përshtypjen që kanë qenë të ftuar edhe personalitete të tjera, ish-president, ish-kryeministria dhe ish-kryetar të Parlamentit”, ka thënë ai.
Ndërkohë i pyetur lidhur me atë se a do të jetë Thaçi person unifikues për të zgjidhur problemet në mes të pozitës dhe opozitës, Paloka nuk ka dashur të bëhet pjesë e këtij debati.
“Nuk mund të flas për politikën në Kosovë. Neve na intereson që si shqiptarë që gjërat të shkojnë sa më mirë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të zgjidhen problemet në paqe dhe mirëkuptim. Por të them unë mënyrën dhe rrugën se si duhet të zgjidhen këto probleme, nuk ja lejojë vetës”, ka thënë në fund ai. /Zëri/

Palolqia s fet kot.E Ethan politiken,sidimos ate SHQIP SHQIP.
pse e permendni gjithmone ish kry ministri berisha ?
nqs se para enverit vini fjalen diktator..duhet te vini para sales fjalen kriminel….tradhetar..vrases zgidhni ke te doni
ka bere c’ka bere nevri eshte 1 mijljard here me i mire se ky bythfshirsi i sumes andibushatit…kaq per tani
NUK JU DOLI PLANI ME HELIKOPTERIN PER TE ASGJESUAR EDI RAMEN
Ky ben gabime te renda drejteshkrimore dhe lere pastaj ne te shprehur.. Ku therret qameti. Eshte njelloj si imazhi i PD, mbushur plot me Gomere pa shkolle, pa kulture, qe s’dine as te flasin, as te shkruajne e as te lexojne… mjafton t’i shohesh se sa te dhjamosur jane… Njerez pa qafe, iu eshte ngjitur dhjami deri ne tru nga komoditeti postkomunist..
Munguan eshte serbet, jo vetem Sala
Duhet te shkruhet ne cdo pellembe te tokes shqiptare:
Sali Millosh Fasllici do te mbetet ne histori si krimineli
me i madh i te gjitha kohrave, tradhetari me i madh i kom-
bit shqiptare i te gjitha kohrave, hajni me i madh i te gjitha
kohrave: Nje killer mafioz qe se ka pare kurre historia shqiptare , fatkeqesia me e madhe qe ka njohur populli
shqiptar ……!!!