Ndërkohë që seanca e sotme në Kuvend ka nisur rreth orës 11, bie në sy që në sallë mungon ish-kryeminstri Sali Berisha.
Nuk dihet nëse ai do të shkojë në parlament më vonë, kur të nisin diskutimet për draftin e reformës në drejtësi.
Më herët në mëngjes Berisha publikoi në Facebook një mesazh, që ai pretendon se ia ka nisur një deputet, i cili i thotë se Rama po lufton për të siguruar 71 vota për mocion, për të shpallur zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditëve.
Aktualisht në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohen negociata mes Lulzim Bashës, Ilir Metës dhe dy ambasadorëve, Lu e Vlahutin.
