Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, megjithëse pa kuorum dhe me vetëm 4 anëtarë, votoi rinumërimin e kutive të Lezhës dhe Shkodrës. As që nuk ishte si objekt-kërkesë një ditë më parë, por befasisht u hodh në tryezë vetëm disa orë pasi kryeministri në ikje Sali Berisha, deklaroi vjedhjen e votave nga Rama-Meta në Lezhë. Pra, kryeministri që kishte të gjitha pushtetet, po ankohet si në 2005 PS-ja se i vodhën votat ! Por halli i vërtetë i Berishës duket se nuk është ky. Ai po tërheq fijet e KQZ për të gjetur thjesht një argument për të bërë opozitë. Thjesht për të bërë pis kundërshtarin, se është njëlloj si ai. Por ka edhe një tjetër prapaskenë. Ky vendim i KQZ dhe reagimi i Berishës vijnë menjëherë pas intervistës së dhënë në “HardTalk” në BBC e Londrës nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama. Dhe po citojmë se Rama mes të tjerash deklaroi se “21 Janari nuk do harrohet kurrë, do bëhet drejtësi dhe mendoj se përgjegjësi në këtë ngjarje ka edhe Sali Berisha”. Ky është edhe halli i vërtetë i kryeministrit në ikje dhe të tijve. Ajo që e pret në shtator me shumicën e cilësuar. Ai nuk ka më forca ta bllokojë dyshen Rama-Meta, sikur edhe të ndryshojnë raportet aty për aty në Shkodër dhe Lezhë. Është e qartë se mazhoranca e re do të ketë me patjetër shumicë cilësuese. Berisha nuk e bllokon dot as për Integrimin në BE, as për reformat kushtetuese, administrative apo ligjore. Përpjekja e tij për të njollosur procesin zgjedhor ka vetëm një prapaskenë të qartë. Se si t’i shpëtojë drejtësisë pas ardhjes në pushtet të qeverisë së re me shumicë cilësuese. Dhe mënyra e vetme është të delegjitimojë zgjedhjet në çdo mënyrë. Pra pushteti të ankohet se opozita i vodhi votat. Por duket se ky argument nuk mund të përtypet nga qytetarët, sepse janë 1 milionë vota kundër projektit të mazhorancës në ikje me vota të blera majtas. Berisha nuk i jep dot justifikim qytetarëve më se Rama është hajdut votash. Të paktën për argumentin e standardit të dyfishtë, ku e njëjta KQZ nuk i hapi kutitë në 2009, por pranoi t’i hapë në 2013… Pa iu përgjigjur PSE-së së madhe, kryeministri në ikje duket në mes të katër rrugëve të politikës dhe po mbahet pas fijes së barit. Me rrugën e ndjekur ai vetëm sa lodh veten dhe të tijët, sepse një mazhorancë cilësuese as që e llogarit në të paktën 4 vite dhe mund të bëjë gjithçka pa hasur pengesa. E vetmja enigmë është nëse Rama-Meta do të “tremben” nga kjo kundërpërgjigje e Berishës që nëpërmjet KQZ të ngrejë pikëpyetjen e madhe për zgjedhjet… Dhe gjasat janë që aspak, sepse një KQZ me 4 anëtarë është lehtësisht e rrëzueshme në Kolegj, ashtu siç dhe u rrëzua para zgjedhjeve. Prej nesër do të duket fytyra e vërtetë e Berishës dhe sistemit që ai ngriti…
****
KQZ: Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën, PS: Do mbani përgjegjësi penale
Në një moment që periudha postzgjedhore ishte duke u përmbyllur e qetë dhe në normalitet, surprizën e ka ruajtur KQZ-ja, e cila pas një statusi në “Facebook” të Sali Berishës vendos të përmbysë gjithçka dhe të rinumërojë votat në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës. Vendimi është marrë me 4 vota pro nga anëtarët e KQZ-së ndërsa ky vendim është kundërshtuar ashpër nga përfaqësuesit e majtë në komisionin që administron zgjedhjet. Anëtari i KQZ, Klement Zguri kërkoi të hapen kutitë e votimit për verifikim në të gjithë qarkun e Lezhës, pasi sipas tij duhet të bëhet transparencë e plotë për këtë qark. “Situata pas hapjes së kutive për Lezhën ishte dramatike, kishte një disbalancim të procesverbaleve me numrin e votuesve dhe kjo tregon se sistemi i numërimit të votave nuk ka funksionuar”, theksoi Zguri. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar kërkesën e Partisë Republikane për hapjen e të gjitha kutive të qarkut të Shkodrës. Përfaqësuesi ligjor i PR-së, Arian Madhi, pretendoi se procesi në këtë qark është manipuluar dhe për këtë ai kërkoi rinumërim të votave në këtë zonë zgjedhore. “Falsifikime të dukshme. Në 18% të QV kemi konstatuar parregullsi. Të ndërhyhet për të siguruar integritetin e procesit. Korrigjime në shpërndarjen e votave. Procesi i Shkodrës, dukshëm i manipuluar”, u shpreh Madhi.
PS: Do mbani përgjegjësi
Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Gjonçaj e ka cilësuar këtë vendim një turp për të cilin vendimmarrësit do të mbajnë përgjegjësi penale. Ai akuzoi KQZ-në se po përdoret politikisht dhe po tenton të përsërisë situatën e krijuar në vitin 2011, në zgjedhjet lokale. “Në 2011 kjo KQZ ndryshoi në tavolinë mandatin e bashkisë së Tiranës, përmes këtyre procedurave, përveç zgjatjes së shpalljes së rezultatit dhe përfundimit të procesit mes procedurave pranë kolegjit bëhet për të siguruar një rezultat të ndryshëm nga ai që është votuar në qark, kemi dyshime serioze se procesi përsërit atë të 2011 pra të deformimit të votës brenda kutive të mbyllura. Ne nuk kemi frikë nga procesi i rinumërimit, nuk administrojmë asnjë rast përveç atyre qendrave në 10 kuti që ne i denoncuam. Ajo që po ndodh, është që komisioni po fut duart në kutitë e votimit qe janë jashtë administrimit të partive politike”, tha Gjonçaj, duke shtuar se vendimi i KQZ-së është i paligjshëm dhe Partia Socialiste do ta kundërshtojë atë në Kolegj. Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të pranojë ankimin e PS-së, e cila kërkoi që listat e Qarkut Lezhë, t’i nënshtrohen verifikimit të sistemit TIMS. PS ka kërkuar që KQZ t’i drejtohet Ministrisë së Brendshme për ata që i konsideron si votues fiktivë në Lezhë, pasi sipas tyre rezulton se disa nga zgjedhësit nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit, por rezultojnë pjesëmarrës në proces. Ndërkaq, KQZ refuzoi kërkesën tjetër të PS, për verifikimin e firmave të votuesve në 6 qendra në qarkun e Lezhës.
Çfarë shkroi Berisha dy ditë më parë në “Facebook”
Kryeministri Sali Berisha ankohet se opozita i ka vjedhur votat. Pas hapjes së 10 kutive në qarkun e Lezhës, Berisha thotë se ky pushtet ka vjedhur votat me drogë dhe trafiqe. “Të dashur miq, nga hapja e 10 kutive të votimit dhe nga verifikimi i tabelave të rezultateve të qarkut të Lezhës doli se Edi Rama me bosët e drogës dhe krimit kishte vjedhur me falsifikim tabelash dhe mashtrim në numërim 706 vota. Ky është ndryshim! Vjedhje votash me droge dhe trafiqe!” shkruan Berisha në FB.
***
Debati i anëtarëve të KQZ me përfaqësuesin e PS Gjonçaj
Genc Gjonçaj: “Ju po përdoreni si kamikazë, por një gjë të jetë e qartë, ju nuk shmangeni dot nga përgjegjësia. Integriteti i kutive është përgjegjësi e KQZ-së. kutitë janë dorëzuar pa asnjë shënim apo problem. Gjithçka që ka ndodhur me ato kuti është përgjegjësi e juaja. Nuk flas për transportin, por që nga moment kur ato janë dorëzuar tek ju.”
Kryetarja Lleshi pranoi se përgjegjësia është tërësisht e KQZ-së. Duhet ta keni të qartë se kërkesa nuk ishte nga ne, por një propozim i LSI-së dhe ne e morëm parasysh.
Komisioneri Zguri: Po vendosen paralele për standarde të dyfishta. Po në 2009-ën nuk kishim asnjë fakt asnjë provë, kurse tani pamë që ishte shumë publike, shumë transparente dhe u gjetën manipulime të rezultatit të zgjedhjeve. Kishte fakte dhe argumente që çuan në këtë vendim.
Përfaqësuesi i LSI-së, Muho: Mos ngulmo kot Zguri, se ne paraqitëm edhe kërkesën ankimore për Kukësin dhe ju nuk e morët parasysh. Por ti do ta shpërblesh PD-në për mënyrën si ke ardhur këtu dhe e di shumë mirë sesi ke ardhur.
Komisioneri Osmanaj: Kutitë e votimit janë të sigurta, por unë mendoj që të marrim gjysmën, 120 kuti, sepse për dy ditë e gjysëm ne i përfundojmë.
Komisioneri Gjonçaj: O Hysen, ju jeni masha zgjatuese të pushtetit, sepse kur kërkuam ne hetim në 2009-n, atëherë ju kërkuat fakte e grupfakte, kompleksfakte…
****
Bylykbashi: Vendimi i KQZ u jep mësim horrave të zgjedhjeve
Manipulimet, thotë Bylykbashi, janë tregues i qartë se fitorja e Partisë Socialiste bazohet tek paratë e trafiqeve dhe drogës
Oerd Bylykbashi, ekspert i çështjeve zgjedhore, e konsideron vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërimin e votave të qarkut të Lezhës, si një mësim që u jepet atyre që ai i quan si horra të zgjedhjeve. Manipulimet, thotë ai, janë tregues i qartë se fitorja e Partisë Socialiste bazohet tek paratë e trafiqeve dhe drogës. Kërcënimet e përfaqësuesve ligjorë të Partisë Socialiste për padi penale ndaj anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i quan reagim të dikujt që është kapur me presh në duar dhe presion ndaj Komisionit që të mos bëjë transparencën në interes të publikut. Një reagim paradoksal. Pasi 4 vjet më parë, sqaron Bylykbashi, Partia Socialiste kërkonte hapjen e kutive, pavarësisht se nuk kishte prova. Dhe sot e kundërshton rinumërimin ndonëse ka prova të qarta që tregojnë manipulimin e rezultatit. Rinumërimi, thotë ai, më shumë se rezultatit, i shërben shërimit të proceseve zgjedhore nga manipulimet. “Nuk ka rëndësi se kujt i shkon mandati, por është momenti që të bëhet transparencë që të hiqet një herë e përgjithmonë çibani i manipulimit nga proceset zgjedhore”, theksoi ai. Bylykbashi thekson se transparenca e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duhet të pasohet me veprime të prokurorisë e gjykatës.
PS, Bele: KQZ celulë e PD-së
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me vendin që KQZ mori sot për hapjen e të gjitha kutive të votimit për qarkun e Lezhës. Në një prononcim për “News 24”, nënsekretari për çështje ligjore të PS-së, Koli Bele tha se vendimi hedh dyshime mbi transparencën e procesit teksa akuzoi KQZ si celulë të PD. “Vendimi i marrë nga KQZ para pak minutash ishte vendim i papritur për nga mënyrë si u mor dhe momenti procedural që zgjodhi KQZ, pasi ishim në shqyrtimin e kërkesës për PS për pavlefshmëri. KQZ mori vendimin në bazë të mesazheve të drejtuesve të PD. Është e turpshme që edhe në periudhën e tranzicionit, KQZ sillet si celulë e PD”, theksoi Bele. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarit, Bele tha se edhe pse nga hapja e kutive në 10 QV pati parregullsi në favor të tyre, PS është kundër shkeljes së ligjit dhe parregullsive ndaj kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimit në Qarkun e Lezhës dhe ripërsëritjen e procesit. “Parregullsitë ne i shohim në dëm të procesit apo shkelje të ligjit dhe PS nuk mbron shkelësit e ligjit këto parregullsi janë një shkak më shumë në favor të asaj që kemi thënë ndaj kemi kërkuar pavlefshmëri dhe përsëritjen e votimit në këtë qark. Fitorja jonë ka qenë e pastër dhe e thellë dhe nuk ka pse të ishte ndryshe në qarkun e Lezhës”. Bele dha se nuk ka arsye pse procesi të zgjatet përtej afateve të parashikuara në Kushtetutë teksa shtoi se besonte se gjithçka do të përfundojë në ditët në vijim.
PD: Nuk pranojmë rezultatin e trafikantëve
Partia Demokratike akuzon kreun e Partisë Socialiste Edi Rama për manipulim të votave në qarkun e Lezhës. Deputeti i PD-së, Gerti Bogdani u shpreh në një konferencë për shtyp se hapja e 10 qendrave të votimit të qarkut të Lezhës tregoi manipulimin që është bërë nga PS-ja me votat. “Shqyrtimi dhe hapja e 10 qendrave të votimit të Lezhës dhe numërimi i tyre nxorën fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, të bazuar mbi drogën, krimin dhe prostitucionin. Edi Rama dhe banda e tij pasi zhduku tabelat origjinale të qendrave të votimit dorëzoi tabelat e falsifikimit në KQZ”, tha Bogdani. Më tej, Bogdani theksoi se pavarësisht se PD-ja me një akt përgjegjshmërie ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të diktuara nga mashtrimet e Edi Ramës, ajo nuk do të pranojë asnjë rezultat të fituar nga vrasësit dhe trafikantët e Edi Ramës.
****
Koment/ Sali Berisha po i vë zjarrin Shqipërisë!
Nga Erion Braçe
Kryeministri i shporrur me një urrejtje masive popullore; Po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve në tavolinë, njësoj siç ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë! 24 ditë pas dorëzimit të kutive me fletët e votimit në magazinat e tij e që administrohen nga ai: KQZ e Partisë Demokratike po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve! Më qartë: pas 24 ditësh në bodrumet e tij, po gjen fletët e votimit që nuk i kanë gjetur 4 numërues e 7 komisionerë duke përfshirë dhe komisionerët dhe numëruesit e partisë e koalicionit të tij! Ky është krim. Po merret si shembull Lezha dhe po dhunohet opinioni publik që të harrojë seç ka ndodhur në Lezhë; Në Lezhë, para ditës së zgjedhjeve: janë rrëmbyer e rrahur komisionerët e opozitës; Në Lezhë ditën e zgjedhjeve: janë vrarë njerëz të opozitës; qendrat e votimit për orë të tëra kanë qëndruar pa komisionerët e opozitës; në qendrat e votimit janë kthyer mbrapsht të kërcënuar me armë votues të opozitës; në qendrat e votimit kanë “votuar” masivisht votues që nuk kanë shkelur në Shqipëri prej vitesh, as atë ditë nuk kanë qenë!etj.etj. Në Lezhë ka ndodhur krim dhe krimi nga dhunimi barbar deri në vrasje ka ndodhur ndaj opozitës! KQZ me katër njerëz, të gjithë të Partisë së Sali Berishës, përsëritës siç Osmani, Shtjefni e Zguri: po kryen krim! Po ndryshon qartësisht vullnetin e zgjedhësve! Ky krim po shkatërron zgjedhjet dhe po e çon vendin drejt një konflikti që s’do ketë fund!
Do ta njollose procesin maloku PD-se, nuk pranon humbje. Funderrinat e tij po cirren per manipulime qe sot.
Jane te pasherushem te pandreqshem medioker te papam. Duroni njerez edhe 1 muaj.
te hapen kutite me kujton vitin 2009 ku opozita kerkonte hapjen e kutive kurse PD i pergjigjej me indiference se ato nuk hapen kure kurse tani PD po bertet me te madhe hapni te gjitha kutite kjo thjesht per te vonuar daljen e rezultatit perfundimtar dhe per te shtyre thirjen e parlamentit te ri pertej Shtatorit deri kur kali i ngordhur Sali Berisha do te hedhi vickla per te shkateruar kete vend
Berishes i duhet “prere dora”.Shqiptare veproni mos e lini vicidolsin te shkateroje perfundimisht kete vend.Rama duhet te flase dhe veproje.
Dale, dale, pa do ta shihni. Ka per tu pjerdh bytha ju kamunistave deri ne Shtator. Pse kot i shtoj edhe dy ore te tjera pune shefi jon? Ku i shkon mendja atij, te gjithe bashke te beheni, as qe i afroheni. Do tua cjerri masken. Po nuk arriti ai qe deri ne fund te Gushtit te kerkoj perseritjen e zgjedhjeve ne gjithe Shqiperine, keni per te pare. Pastaj do caktoj nje date tjeter per zgjedhje ne pranveren e ardhme, te cilen do ta dekretoj Nishani dhe hidhuni perpjet po deshet. Sepse si Kryeminister ne detyre ai ka te drejte te ndermare cdo veprim. Prisni, pa do te shihni cfare do tju punoj….
Deri ne shtator Sala do i heqe nga 2 deputete ne jave te majtes.Rama del e shetit neper bote ndersa shpellari vazhdon te vjedhe votat e shqiptareve.
Tani flet vetem ligji,Rama te flas sa te doj.Ashtu sic dualen 706 vota te vjedhura mund te dalin edhe te tjera.Si per PS si per PD.
Veprimet e KQZ tregojne se PS nuk po di ta administroj voten qe populli i dha.Euforia i ka
kapur dhe shpellari po i regullon kutit si ne 2011-ten.Veproni sa nuk eshte von,mos e linite bej
si te doj ta bej pis te gjithe procesin zgjedhur .
Flet si tiger nje laluc myzeqeje,kjo eshte e habitshme.
o mark.uk kurva laluci i myzeqese mos te ka leruar gje gruan motren apo gocen tyve more vemje i uroj ti terheqi edhe nje rryp nga ana ime,laluci i myzeqese te pakten eshte shqipetare jo klysh serb si puna jote i depertuar ne shqiperi qe te beri serbi sali me nenshtetesi shqipetare ju kurvat serbe ,ikore ordiner kujt ligj i referohesh ti bthq-re serbe ligjit te KQZ-se me dy standarte apo kqz-se pa korum duhen te pakten 5 veta te meren keto akte or mark.uk bucja po ti je serb ndaj dhe flet keshtu se si njeh ligjet e shqiperise ,kjo eshte e habitshme mark.uk pordha se si nje kelysh ose pjelle serbe si puna jote flet keshtu per ligjet e shqiperise ,ti ti bosh hajer serbit sali se te boni me nenshtetesi shqiptare ndaj dhe flet keshtu …..
O Mark UK! Une nuk jam tiger, por vetem nje lepur dhe asgje me shume. Ti mund te merzitesh, or shpirt, nga ato qe une them, por nuk ke te drejte. Une thjesht ve ne dukje se cfare mund te beje nje mendje djallezore si e Berishes Dhe vetem kaq.Kuptohet, kjo nuk do te thote aspak se jam dakord me ato qe ai ben.
Ti lo.e me emrin mark.uk e ke shume inat Myzeqene se ata te paret ne 1997 i q.n ropt qeverise Berisha dhe gjithe ceceneve qe ai dergoi atje per t’i shtypur. Ti i mban mend fare mire se si i ndaluan i zhveshen dhe i zhdepen ne dru. “Lalucet” jane njerez qe shikojne punen e tyre dhe kurre nuk ngacmojne te tjeret por kane treguar se kane gjak SHQIPTARI dhe nuk jane te pabese sic je ti dhe sorollopi yt! Ti nuk meriton as tu hash mu..n laluceve!
o mark.uk ca ke qe permend dhe etiketon te tjeret mezeqeja dhe myzeqaret jane shqiptare nuk jan kelyshe serb sic je ti kopil milloshevici ,kom pare shume komente te ketij jashteqitje serbe me emrin mark.uk ky kopil serb ka nje mllef dhe nje urrejtje te paskrupullt duke etiketuar dhe share ky palaco ordiner vetem shqipetare nuk mund te jete me tere ate urrejtje qe shpreh …
Po nuk e pengua Berishen PD do arrije 70 deputet me ndihmen e Podesta dhe Amerikes.
Mos u shqetsoni o njerez le ti hape, te germoje e ti numeroje se qenin e ngordhur do te gjeje. Numerimi i votave eshte bere me kamera dhe po tua mbaje le te ndryshojne votat se ne burg do te perfundojne vasalet e KQZ. Ti ballafaqojne numruesit me kameran dhe do te shikoni se si jane votat.Po halli i tyre eshte te vonojne nxjerrjen e rezultatit dhe vonimin e krijimit te Qeverise. Populli e dha verdiktin dhe te mos guxoje kusht ta preke. Ai eshte ne kamera i filmuar. Pse nuk shikon filmimet KQZ por hap kutite?! I mban mendja te hapin kutite naten, te ndryshojne votat e ti numrojne diten e te thone na paskan vjedhur. Jo or budallenj nuk mashtroni dot me, vetem do te futni veten ne telashe para ligjit. Me hilet tuaja keni bere edhe popullin te zgjuar, madje jua kupton te gjitha mashtrime. Boll mashtruat e bolll vodhet, me turp LARGOUHUNI
i ka inat lalet ai se lalet i kane q..e robt e te gjithe listen e dasmes ketij malokut te trashe, malok si ky na kane ndyrur tiranen e durresin.
Le te vazhdoje Rama te beje xhirot e kryeministrit se ky shpellari po vazhdon ate qe ka per zanat vjedhjen e votave
tur shkodrani
Une jam puro shqiptar prej Shkodret e jo turk si puna e jote.Une kam repliku me tiger qe tash e pare thot maloket,pse nuk ja bane vrejtien ati apo ai ashte socialiste.Une nuk po ju fyej ashtu si ju per dy arsye.Epara nuk mund te bie ne nivelin zero qe ju jeni. E dyta nga qe ke vene mbiemrin shkodrani.
or mark.uk po ti qeke langaraq fare mer kokrra e kkk,nga jugu e veri e verine jug nje shqiperi eshte mer pusht kush ua jep ju kete te drej ndasie ordinere ti thush tjetrit laluc ose malok eshte e pa tolerushme,or mar.uk mgjo re bushter un jom shkodron denbabaden e more vesh,ti mark.uk je nje sorollop e soji i felliqur sa ska ti je i mushur me mllef e urrejtje car shqiptari je ti ,ti je serb e klysh serbi pranaj jepi fund ketyre funrrinave komente ordinere qe bon…
shqiptar:Po mire e pranoj qe e kam quajtur ashtu, ne te vertet kot ja kam fute nje comentuesi me nickun tiger,po paskam qelluar kote.Po ai qe gati ne te gjitha komentet thot maloket,pse nuk replikove.Prandaj ne se je nga muzeqeja luluc jeni,po te jeni nga Berati mistrec Berati ju quajn .Kjo ju ka ngelur qe nga Osman Gazepi.
tony: Se pari keni vene nje emer europian,ne kohe qe meritoni aziatik si I till qe jeni.Ne se te ka ndodhur ty me njerzit tuaj qe per vehte ndoshta nuk dini as emrin e babajt tuaj.Pse fyeni kur une nuk te fyej.As me njef as te njofe.Apo nga qe e dine se jemi edhe qindara kilometra larg.Apo ke marr detyren e qenit per te lehur kot se koti,se kur nuk ndien gja leh ne hane.
mark.uk ikore njeri i mbaruar,ti je me fiksacione ik se me ty eshte ulesi te merresh me nje pacient cmendurie i pavionit te 5-ses,ik more car shkodrani je ti nuk mban shkodra plera e filoserba si puna jote ti je druzhe serbije qe meresh vetem duke share e etiketuar te tjeret …
MARTK UK me beratsit mos e kruaj sumen se ta shqyejne bythen koker legeni o moterqir serb dhe kelysh i Sali miloshevicit .
Amin!
TE HAPEN TE GJITHA KUTITE E SHQIPERISE
CPUNE KENI ME VERIORET JU QE SHANI PSE I SHANI VERIORET LEGENA JUGU KOMUNISTA TE BEHT NDARJE SA ME SHPEJT VERI JUG NE TE MBAJME BERISHEN KRYEMINISTER JU MBANI EDIN LEGENA JENI TE GJITHE SI BABAI JUAJ ENVERI KOMUNISTA
ja doli dhe nje serb tjeter qe kerkon ndasi ik mor druzhe serbije ja pra car krymash te dhjere ka nxjerr serbi sali,mos je gjo putana e fazllicit tire karafil …
Komenti u fshi per arsye etike.
Zoti Olldashi, na rregullo çmimin e tokes në fshatin Shtyllas vend internimi Fier qe ka 22 vjet që voton Partin Demokratike dhe ju ja keni vjersuar me 2990 lek te vjetra meter katrori.
Po haemi mes nesh ashtu si ne 97 qe vram njeri tjetrin se kshtu donte SRB -ja dhe tani filluam perseri ,por shyqyr pa arm ikallzojm njeri tjetrit sa te ndryshem jemi ne 28 mij kmkatror ! Dajakun njesoj e kemi ngren ne cdo qpshe te shqipris !Ne vathen e telave me gjemba u ritem per 50 vjet ..Tham se shpetuam dhe plehrat njeri pas tjetrit na xhveshen e na detyruan te largohemi ,na hengren djersen ,na futen ne zjarr sepse mbi te gjitha kta plehra duan pushtetin e jo ne dhe atdheun ! Nuk kan te ngopur ,nuk terhiqen edhe kur populli me ne fund ju tha booll ,nuk ju durojm dot ,! Po cfar do me ky ,akoma don te shtyp me ate unin e tij te semur ! Po hedh tym po krijon mjergull me gjith larot qe per fat te keq ka me shumic ne shqiperi ! E jo pra kur flasim per drejtesi ,ska rug tjeter ! Qe nga KQZ-ja qe qorazi pranojn te sjellin destabilizimin qe po don te sjell ky anormal ,ky semundje psiqike ,ky diktator hakmares qe pret e vret si ti doj bytha edhe kur esht i humbur ,e deri te cdo qeliz administrate e koruptuar e bashkfajtore per cdo pasoj qe mund te vi nga servilizmi patologjik! Nuk flasim per hakmarje se jan shum ata qe jan genjyer dhe i kan shkuar pas qorrazi ,por kjo panndeshueshmeri duhet te mar fund njeher e pergjithmon ! Duhet te dalin lakrat me fakte e jo me llafe rugesh paraelektorale ku mbas marjes pushtetit gjejn emrus te perbashket dhe harohen..Duhet te hapen dosje te shtrohen ne tavolin e te gjykohen e jo te hakmeremi Drejtesia dhe ligji kur vihen ne vend me fakte nuk le rast per llapaqeneri …. Mjaft me debate bombastike pershtypjesh se u bem karagjoza ….Kam shum frik se dicka e keqe po kurdiset dhe drejtesis do ja zer vendin zemrimi popullor qe do shkateroj shqiperin per tu ber preh i realizimit shekullor te armiqve tan……