Prof.Dr. Shahin Leka
Me kalimin e Divizionit I Sulmues në Veri të lumit Shkumbin në ditët e para të korrikut, formacionet e tij ndeshën në reparte gjermane të ardhura nga Librazhdi dhe Prrenjasi. Përparimi i njësive të Div. I S në thellësi 30-40 km nga lumi, e shqetësonte komandën gjermane, e cila me shpejtësi organizoi kundërgoditjen e emërtuar “Falkenange” (Syri i Skifterit), qëllimi i së cilës sipas dokumentave gjermane ishte “…të asgjësohen forcat e fuqishme të armikut të ardhura nga malësia e Tomorricës, të cilat paraqesnin një kërcënim të ri si për hapësirën e Dibrës, ashtu edhe për atë të Tiranës”.
Luftime të ashpra u zhvilluan gjatë 15 ditëshit të dytë të korrikut, duke i krijuar vështirësi njësive të Div. I S, por ato mundën ta përballojnë atë. Më 1 gusht Br. I S në bashkëveprim edhe me një Br. Kosovare dhe një Br. Maqedonase, filluan operacionin për çlirimin e Dibrës. Komanda gjermane e vlerësonte qytetin e Dibrës si një nyje tepër të rëndësishme për tërheqjen e forcave të saj nga Ballkani, nëpërmjet rrugës Strugë-Dibër-Prishtinë. Për këtë arsye ajo e kishte shndërruar Dibrën në një qendër të fortifikuar të fuqishme. Ajo u gjend krejt e befasuar nga sulmi i mirëorganizuar, forca goditëse e të cilit u rrit edhe me futjen në luftim të Br. XXI S. Kur atakuam Dibrën, pretendon komanda gjermane, partizanët vunë në zbatim për të parën herë një sulm të organizuar në mënyrë të gjerë kundër një qendre të mbrojtur me plan nga komanda gjermane. Për të përballuar këtë gjendje, komanda gjermane organizoi kundërgoditjen e dytë të emëruar “Fuchsjugd” (Gjahu i Dhelprave). Kjo kundërgoditje synonte të asgjësonte forcat e Div I S në zonën Dibër-Bicaj-Lurë-Burre. Në të morën pjesë 6.000 trupa gjermane të Div. 181 dhe 297, si dhe 2.000 forca të krerëve të Veriut. Kundërgoditja e dytë u thye brenda një kohe tepër të shkurtër dhe u krijoi mundësinë forcave të Div. I S, që në fundin e gushtit të hyjnë në brendësi të Mirditës.
Ndërkohë në Veri të lumit Shkumbin kishin kaluar edhe forcat e Br. III S të Div. II S, të cilat vepronin në zonën ndërmjet Tiranës dhe Elbasanit. Gjatë muajit gusht këto forca dhanë një varg goditjesh gjatë rrugës Elbasan-Tiranë mbi përqëndrimet dhe garnizonet e armikut, madje duke ndërmarrë sulme të befasishme edhe në brendësi të qyteteve.
Një tërësi veprimesh luftarake kundër pushtuesve gjermanë u kryen edhe gjatë muajve shtator e tetor, përgjatë rrugëve Librazh-Elbasan-Tiranë, në rrethinat e Elbasanit e të Tiranës, në Mirditë, Lezhë e Pukë, si dhe një varg goditjesh gjatë rrugës Kukës-Shkodër e për të çliruar qytetin e Shkodrës. Pa dashur të zgjatem në këto veprime luftarake, po ndalem shkurtimisht në Luftën e Tiranës.
Ishte operacioni më i madh që ka zhvilluar UNÇSH në trekëndëshin Krujë-Elbasan-Durrës, në një hapësirë ereth 4000 km2. Në luftimet për çlirimin e një qyteti të madh e të fortifikuar si Tirana, u krijua një grupim i fuqishëm prej 11 brigadave, që vepronin në dy fronte. Në frontin e brendshëm vepruan tre brigada me detyrë të jepnin goditje nga periferia në brendësi të qytetit. 8 brigada të tjera që vepronin në frontin e jashtëm, mbanin nën kontroll e jepnin goditje gjatë rrugëve të komunikacionit që hynin e dilnin nga Tirana. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti prita e Mushqetasë, ku armikut iu vranë afër 2.000 veta dhe u kapën 300 robër. Lufta për çlirimin e Tiranës, por edhe i qyteteve përreth saj, zgjati dy muaj dhe vetëm luftimet për çlirimin e kryeqytetit zgjatën 19 ditë. Kjo luftë, ndër më të ashprat që kanë zhvilluar forcat e UNÇSH-së, ishte manifestim i heroizmit partizan, i aftësive udhëheqëse operative-strategjike dhe i drejtimit taktik të komandave të të gjitha shkallëve.
Duke vlerësuar veprimet luftarake për çlirimin e Tiranës, Shtabi i Përgjithshëm i Vermahtit vë në dukje se “Zhvendosja e pikës së gravitetit nga veriu vonohet të paktën 10 ditë, për shkak të aktivitetit intesiv të bandave kundër lëvizjeve të marshimit dhe evakuimit në zonën e Tiranës”. Dhe këto luftime për 5 muaj rresht, ju zoti Uran i quani rastësore?!
Tashti mund të bëjmë një analizë të rrjedhës së ngjarjeve, të përpiqemi të shpjegojmë pse BK dhe grupimet e tjera nacionaliste degraduan deri në këtë shkallë, si dhe të ballafaqojmë strategjitë politiko-
ushtarake që ndoqën PKSH dhe FNÇ në njerin krah dhe BK në krahun tjetër. Analiza e kësaj çështjeje kërkon të kthehemi prapa në kohë, në fillimet e luftës së armatosur, kur popullit shqiptar i duhej të zgjidhte ndërmjet dy strategjive politiko-ushtarake.
PKSH mbështeti dhe zbatoi një strategji aktive. Që me krijimin e saj, në nëntor 1941, i bën thirrje popullit shqiptar të hidhej në kryengritje të armatosur dhe fillojë të krijojë njësitet guerile në qytete dhe formacionet e para partizane me synimin shkallë-shkallë të kalohej në organizimin e një ushtrie të fuqishme. Pa mbushur një vit nga krijimi i saj, PKSH në Shtator 1942, organizoi Konferencën e Pezës, e cila miratoi një platformë pluraliste sipas së cilës i bëhej thirrje popullit të hidhej në luftë kundër pushtuesve pa dallim feje, krahine dhe ideje, për një Shqipëri të pavarur dhe demokratike. Njëherazi Konferenca hodhi themelet e Frontit Nacionalçlirimtar, program i të cilit parashikonte luftën e paprerë kundër pushtuesit fashist deri në çlirimin e plotë të vendit.
Realizimi i kësaj strategjie pati efektet e veta. Në verë 1943, efektivi i forcave partizane në formacionet e rregullta kishte rreth 10.000 luftëtarë të organizuar në 22 batalione e në një numër të madh çetash. Rreth 20.000 luftëtarë të tjerë vepronin në çetat vullnetare e territoriale të zonave të lira dhe njësiteve guerile të qyteteve. Tërësia e rezultateve në fushën e organizimit ushtarak, si dhe në atë të veprimtarisë luftarake hodhën bazat për organizimin e Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe krijimin e Shtabit të Përgjithshëm. Nën drejtimin e tij UNÇSH, me krijimin e Brigadave Sulmuese i rriti mundësitë e saj luftarake dhe u tregua e aftë të ndeshet e të përballojë ushtritë naziste, një ushtri me përvojë dhe e vendosur për të arritur objektivat e saj.
Në rrethanat e reja të krijuara në vjeshtë 1943, PKSH kishte fituar autoritetin në masat e popullit e në tërësi arriti udhëheqjen e LANÇ-it, e ndërkohë BK po jepte sinjalin e bashkëpunimit me pushtuesin e ri.
Po me BK çfarë ndodhte, cila është strategjia e tij. Është vështirë të flasësh për një strategji të qartë të BK lidhur me qëndrimin ndaj pushtuesve. Sidoqoftë, pa pretenduar të bëjmë një analizë të thelluar, së pari, duhet thënë se BK erdhi në skenën politike me vonesë. Këtu nuk flitet persona të veçantë të së djathtës apo të së majtës, të cilët në dy vitet e para të pushtimit u vunë në krye të qëndresës spontane e të demonstrative të para, si shprehje e urrejtjes e të gatishmërisë së popullit shqiptar për të luftuar kundër pushtuesve italianë. Si organizatë politike BK lindi vetëm nga fundi i vitit 1942, e për më tepër nxitës për krijimin e kësaj organizate ishte krijimi i FNÇ në Pezë në shtator 1942. Pra, BK u krijua si alternativë e forcave të djathta me synim të zëvendësimit të FNÇ me një front të përbërë nga forca nacionaliste pa pjesëmarrjen e PKSH. Qysh me krijimin e tij u vunë re dy krahë me qëndrime të ndryshme. Njeri krah i përbërë nga disa komandantë çetash si Hysni Lepenica, Safet Butka, Abaz Ermenji, e ndonjë tjetër, përkrahte strategjinë e luftës së armatosur që synonte jo vetëm luftën kundër pushtuesve, por edhe për t’iu kundërvënë epërsisë politike e ushtarake që kishte fituar FNÇ.
Krahu tjetër, që ishte dhe kryesori, mbështeste tezën e mosangazhimit të forcave në luftë kundër pushtuesve, e ruajtjes së tyre për t’i përdorur në fund të luftës kundër komunistëve dhe për të mos lejuar ardhjen e tyre në pushtet. Kjo strategji shpreh qartë idenë e luftës civile që BK e ka pasur në program që me krijimin e tij.
Gjatë pranverës dhe verës të vitit 1943, çetat balliste në bashkëveprim me forcat partizane kryen disa aksione kundër pushtuesve italianë, të cilat kishin karakter lokal e spontan. Bashkëveprimi apo edhe koordinimi i veprimtarisë luftarake, nuk u ngrit në nivel qëndror. Zoti Uran pretendon se në këtë periudhë forcat e BK kishin epërsi ndaj forcave partizane, çka nuk i përgjigjet së vërtetës. E kundërta është e vërtetë. Ka tri argumente të fuqishme në favor të kësaj teze: Sasia e forcave, shkalla e organizimit ushtarak dhe intesiteti i veprimeve luftarake. Çështja e rritjes numerike të forcave, krijimit të Shtabit të Përgjithshëm dhe organizimit të UNÇSH, janë trajtuar më lart. Po ndalemi shkurtimisht në intensitetin e veprimeve luftarake.
Në pranverë dhe verë 1943, luftime të ashpra u zhvilluan në shumë zona të Shqipërisë, si në Leskovik, Mallakastër, Tepelenë, Pezë, Vithkuq, Reç etj. Por më e madhja ndër to ishte Lufta e Përmetit. Luftimet në Përmet u zhvilluan nga batalionet e tri qarqeve me një efektiv prej 700 luftëtarë e dhjetra të tjerë nga çetat vullnetare territoriale. Për drejtimin e tyre krijohet një shtab operativ me nga dy përfaqësues për çdo qark. Goditjet u përqëndruan kundër dy garnizoneve të armikut në Përmet e në Kuqar, ku italianët kishin vendosur mbi 1.000 forca. Ndryshe nga luftimet e mëparshme që zgjasnin për pak orë, në zonën e Përmetit ato vijuan 6 ditë rresht (1-6 korrik), ku goditjet mbi garnizonet u ndërthurën me pritat në Qafën e Kiçokut e Mezhgoran. Për të rimarrë Përmetin pas humbjeve të shumta që pësuan, italianët sollën forca të shumta nga Berati. Është e qartë se ato pak luftime të çetave të BK as që mund të krahasohen me dendësinë e veprimeve luftarake të formacioneve partizane, e veçanërisht me përmasat që mori lufta në Përmet. Komanda italiane në Shqipëri ishte e detyruar të pohonte se veprimet luftarake gjatë boshtit Berat-Këlcyrë-Përmet dëshmonin për një ide të gjerë, për një përgatitje të kujdesshme, për një drejtim këmbëngulës dhe për një bashkërendim të qartë të aksionit.
Zoti Uran na thotë se në verën e vitit 1943, BK nuk e krijoi ushtrinë dhe komandën e saj se kishte marrëveshje me FNÇ. Argument interesant. FNÇ nga ana e vet, bashkonte çetat në batalione e grupe partizane, krijoi shtabin drejtues, filloi me krijimin e formacioneve të mëdha, ndërsa BK, siç na thuhet, për të respektuar marrëveshjen (!), qëndronte në pritje. Arsyetime të tilla nuk qëndrojnë zoti Uran, nuk mund të justifikohet ngathtësia e pasiviteti i BK. Në librin e tij, zoti Uran na jep një të dhënë që të lë të habitur. Ai shkruan se “populli i Vlorës ishte entuziast dhe 95% e tej aderonte me shpirt pranë organizatës së BK”. Ke mirësinë Zoti Uran të na thuash çfarë metode a sondazhi ke përdorur për të arritur në këtë përfundim? Vlora që ishte një ndër bazat kryesore të LANÇ-it, paska mbështetur BK me 95% të popullsisë së saj?! Po mirë, kur BK kishte këtë farë epërsie pse nuk vijoi luftën?!
Po të sjell edhe një argument tjetër që flet për epërsinë e Frontit dhe të UNÇSH mbi BK. Në qershor 1943 vjen për herë të parë në vendin tonë një mision ushtarak anglez. Misioni nuk mori takim me kryesinë e BK, por pasi u takua me udhëheqjen e LANÇ-it, me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm u atashua pranë tij. Më vonë misioni ushtarak anglez u vendos edhe në komanda të disa njësive të UNÇSH. Me mbrritjen në Shqipëri, misionarët anglezë pohojnë se u gjendën para të papriturave në dy drejtime: Në pikëpamje të përmasave që kishte marrë lufta partizane dhe në pikëpamje të kontrollit e të drejtimit të kësaj lufte nga PKSH.
Jo më shumë se dy muaj nga pushtimi nazist i vendit, kryeministri britanik Çurçill më 4 nëntor bën në Dhomën e Komunave një deklaratë tepër vlerësuese për partizanët shqiptarë: “Mijëra guerilas shqiptarë janë duke luftuar tani në malet e tyre për lirinë dhe indipedencën e vendit të tyre… Oficerët ndërlidhës britanikë që janë me guerrilasit kanë vlerësuar lart cilësitë e tyre luftarake. Ne jemi të interesuar që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta luftarake në zhvillimet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut”.
Po me BK çfarë ndodhte? Ai po rrëshqiste shkallë-shkallë në rrugën e bashkëpunimit me pushtuesit. Këtë ndjesi e pati mesa duket edhe Safet Butka, një nga të paktët komandantë të luftës e të BK. Ndoshta nën trysninë e këtyre rrethanave, Safet Butka mori vendimin tragjik të vetëvrasjes. Janë përsëri dokumentat angleze që vërtetojnë plotësisht pikëpamjen e FNÇ se BK po bashkëpunonte me pushtuesit. Në nëntor 1943 misionari anglez Maklin raportonte: “BK është gati të bashkëpunojë me gjermanët. Nga pikëpamja ushtarake, të ndihmosh ata nuk do të sillte ndonjë rezultat praktik”. Po në nëntor, gjenerali Dejvis, kryetari i misionit anglez pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, pas përpjekjeve të shumta të bindte BK për t’u hedhur në luftë kundër pushtuesvenazistë dhe premtimeve që mori prej tyre për këtë qëllim, i nervozuar dhe i zhgënjyer raportonte se BK bashkëpunon me gjermanët, të cilët e kanë armatosur dhe i përdorin formacionet e tyre për ruajtjen e rrugëve kryesore, për udhëheqje patrullash etj., dhe rekumandonte të ndryshohej qëndrimi, të demaskoheshin publikisht dhe të bëhej një deklaratë e hapur për FNÇ.
Edhe studiuesi e gazetari amerikan Peter Lukas në librin e tij, “Misioni amerikan në Shqipëri”, (që ju thuajse nuk e përmendni fare), mban ndaj BK një qëndrim tej e tej demaskues e të ashpër. Po sjell një citim: “BK bashkëpunoi me gjermanët pushtues në një qeveri kuislinge dhe së toku me gjermanët luftuan kundër partizanëve”.
Gabim tjetër i madh i BK është qëndrimi dhe marrëdhëniet që ndërtoi me aleatët anglo-amerikanë. Në kohën kur njerëzimi ishte përfshirë në flakët e Luftës së Dytë Botërore, Anglia, BS e SHBA u bashkuan në një aleancë të fuqishme dhe hartuan një politikë globale. Në përbërje të kësaj aleance ishte edhe një shtet komunist, BS, por aleatët anglo-amerikanë e quajtën të arsyeshme të bashkëpunonin edhe me këtë shtet përballë një rreziku tepër serioz që i kanosej botës. Kësaj aleance iu bashkuan shumë shtete të botës, të vogla apo të mëdha. Kjo kërkohej edhe nga Shqipëria. Forcat politike të saj duhej të përpunonin një platformë që të bashkonte gjithë popullin në luftë kundër pushtuesve. Nuk ishte koha për luftën kundër komunizmit. Këtë s’e kuptoi e djathta shqiptare.
Ju na thoni Zoti Uran se drejtuesit e të djathtës shqiptare, ose drejtuesit e BK kishin orientim perëndimor, madje vizione perëndimore. Si kini arritur në një përfundim të tillë? Vizion perëndimor? Pse? Pse BK bashkëpunoi me gjermanët? Pse u rreshtua në një kamp me armiqtë e aleancës Anglo-Sovjeto-Amerikane?! Të kishe vizion perëndimor në kushtet e Luftës së Dytë Botërore, së paku duhej ta orientoje politikën e organizatës tënde në përputhje me politikën globale të vendeve të mëdha perëndimore. Pikërisht kjo s’ndodhi me BK. Po të kishte ndodhur kështu, diplomacia angleze ishte mjaft më e interesuar të ndihmonte BK se sa FNÇ që udhëhiqej nga PKSH. Madje Forin Ofisi bëri përpjekje të mëdha ta bindte BK të futej në rrugën e luftës së armatosur kundër pushtuesve nazistë, të cilat të gjitha dështuan.
Po kujtojmë edhe një herë gjeneralin Dejvis. Ishte shansi i fundit që pas këshillave të tij, BK të dilte me një qëndrim të vendosur për luftën kundër pushtuesve e të hidhej në veprime luftarake, jo me deklarata të zbehta e gjysmake. Nëse BK do të bashkohej me FNÇ, anglezët do t’i ndihmonin me armatime e materiale të tjera, si edhe do të ndikonin mosrealizimin e marrëdhënieve. BK do të kishte mbështetjen e plotë të britanikëve. Por s’ndodhi kështu. BK dhe grupimet e tjera të djathta njihnin vetëm një strategji, luftën kundër komunizmit. Madje shkuan edhe më tej. Filluan të mbajnë një qëndrim kritik të rreptë ndaj politikës britanike. Duke akuzuar misionet aleate si shkaktarë të luftës civile, Mit’hat Frashëri deklaronte: “Misionet ushtarake aleate jo vetëm nuk bënë asgjë për të ndihmuar këtë katastrofë kombëtare, por disa nga anëtarët e tyre në Shqipëri mund të jenë direkt përgjegjës për këtë tragjedi”, dhe u bën thirrje britanikëve të ndërpresin ndihmat për Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Zoti Uran shkon edhe më tej, në vend që të analizonte në mënyrë kritike politikën e strategjinë e BK, ndërkohë që gjenerali Dejvis e quan dilematik, për udhëheqësit britanikë thekson se: “U rrëfyen dritëshkurtër në praktikë dhe pragmatistë në veprimet ushtarake, duke menduar vetëm për momentin por jo për të ardhmen e një Shqipërie evropiane, apo të një Ballkani evropian”. Sipas zotit Uran, aleatët perëndimorë për hir të së djathtës shqiptare që bashkëpunonin me pushtuesit nazistë, duhej të mohonin parimet e politikës së tyre globale. Një përpjekje dështake për t’i kaluar gabimet e BK te britanikët.
Gjatë muajt shtator 1944 e djathta shqiptare bëri edhe përpjekjen e fundit, duke krijuar një koalicion me në krye Mit’hat Frashërin. Këtë herë në programin e saj kishte luftën kundër pushtuesve nazistë, madje edhe bashkëpunimin për këtë qëllim me FNÇ. Por siç na thotë edhe vetë zoti Uran, kjo ishte “një përpjekje e vonuar” e cila nuk kishte asnjë prespektivë. Pjesëmarrja në këtë koalicion edhe e disa anëtarëve të qeverisë kuislinge, e shpejtoi dështimin e saj.
Pas këtyre zhvillimeve mund të japim një përgjigje më të qartë për dy pyetje të rëndësishme:
a). A ishin drejtuesit e së djathtës shqiptare të orientuar nga Perëndimi, apo me vizion perëndimor.
B). Pse dështoi BK?
Për këtë çështje ka një tërësi dokumentesh, deklaratash, analizash. Një arsye bindëse na e jep Heri Fuk, një njohës shumë i mirë i Shqipërisë, i cili kryesonte seksionin shqiptar të Zyrës së Shërbimeve Strategjike me seli në Bari. Duke folur për BK dhe forcat e tjera që bashkëpunuan me pushtuesit, ai shprehej se: “Pjesa kryesore e drejtuesve të tyre, si edhe e pjesëmarrësve në qeveritë kuislinge, ishin me botëkuptim mesjetar, feudal, u mungonte kultura perëndimore. Këta anëtarë kuptojnë fare pak nga principet dhe teknikat e demokracisë perëndimore. Ata kujdesen akoma më pak për një qeveri përfaqësuese, e cila të marrë pushtetin dhe autoritetin e saj nga populli. Ata e kanë gjetur të përshtatshme dhe të dëshirueshme të përziejnë në një shkallë të madhe fashizmin dhe nazizmin modern me metodat feudale”.
Peter Lukas duke krahasuar FNÇ (të cilët i quan radikalë të rinj) me BK në librin e tij, na thotë: “Radikalët e rinj fituan sepse ata ishin trima dhe të guximshëm, sepse ata kishin aftësi të mira organizative… BK i mungonte një udhëheqje e krahasueshme, i mungonin parimet themelore, i mungonte kurajua për të sakrifikuar”.
Ndërsa Zoti Butka na jep një shpjegim tjetër interesant për fitoren e komunistëve e të UNÇSH. Në librin e tij ai thekson: “Si politika italiane, ashtu edhe ajo gjermane ndikuan direkt në luftën civile të shqiptarëve dhe indirect në fitoren e komunistëve”.
Ja ku është një zbulim i ri. Partizanët luftuan kundër italianëve, ata i ndihmonin të fitonin. Partizanët luftonin kundër gjermanëve, por edhe ata i ndihmonin të fitonin. U mundova shumë të kuptoj këtë pohim tuajin Zoti Uran, por s’arrita dot. Sidoqoftë, duket se kini bërë një vlerësim madhor për UNÇSH. Mirë po e pranojmë për një çast tezën Tuaj. Po pse nuk përfitoj nga këto rrethana BK i cili i strehuar në prehërin e pushtuesëve dhe që luftonte vetëm në një front, kishte mundësi më të mëdha për të fituar nga UNÇSH, që luftonte në dy fronte. Apo ju arrini në konkluzion se të gjithë, Italia fashiste, Gjermania naziste, anglo-amerikanët dhe UNÇSH, të gjithë së bashku në një front, luftonin kundër BK?! Na dilka që BK s’paska asnjë faj. Duhen bërë analiza objektive e jo demagogji.
Tashti me sa duket po i vjen radha sqarimit të çështjes së luftës civile në Shqipëri gjatë viteve 1943-1945. Në fjalorët shkruhet se lufta civile është një ndeshje e ashpër e papajtueshme ndërmjet sistemeve, klasave, grupimeve shoqërore e partish politike për të asgjësuar palën kundërshtare. Për rrjedhojë, objektivi kryesor i luftës civile është pushteti politik. Normalisht kjo luftë nuk mund të zhvillohet kur në vend vepron një faktor i jashtëm politiko-ushtarak, pra, kur vendi është i pushtuar. Në këtë rast do të ishte e udhës që këto forca kundërshtare të luftonin për çlirimin e vendit, për sa kohë vendi ishte i pushtuar. Por s’ndodhi kështu.
PKSH dhe UNÇSH-ja e drejtuar prej saj, u tregua e aftë të luftonte në dy fronte, edhe kundër pushtuesëve, edhe kundër BK e grupimeve të tjera që bashkëpunonin me pushtuesit. Ndërsa pala tjetër e deklaronte edhe vetë se nuk ishte në gjendje të luftonte në dy fronte dhe kishte zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me pushtuesit dhe luftën me palën që luftonte për çlirimin e vendit, por që ishte kundërshtarja ideologjike e tyre. Ecim më tej. Që të pretendosh se je në luftë civile me një grupim tjetër, duhet të kesh një program të qartë bazuar në të cilin të kërkosh mbështetjen e popullit.
Po cili ishte programi i BK? Çfarë do t’i thoshte popullit? Që unë bashkëpunoj me pushtuesit për të luftuar komunizmin?! PKSH kishte në platformën e saj luftën kundër pushtuesve nazifashistë. Prandaj dhe u mbështet nga populli. A pati ndeshje ndërmjet dy grupimeve në luftën për pushtet? Po pati. Por së pari ato zinin një vend të vogël në krahasim me luftën kundër pushtuesve dhe së dyti, ashpërsia ndërmjet tyre erdhi duke rënë. Formacionet e BK, asnjëherë nuk u shndërruan në një grupim të fuqishëm të krahasueshëm me UNÇSH. Ato po degradonin, ndërkohë që UNÇSH po rritej e forcohej me shpejtësi.
E parë në këtë këndvështrim, në këtë kuadër politik dhe ushtarak, ndeshjet ndërmjet dy palëve kundërshtare, nuk morën përmasat e luftës civile, nuk u bënë tipar themelor i luftës, nuk mundën të shmangnin detyrën kryesore, luftën për çlirimin e Atdheut. Pati vetëm disa elemente të luftës civile, të cilat u dukën më qartë në fazën e fundit të luftës. Elemente të tillë u dukën për shembull gjatë veprimtarisë së UNÇSH për të stabilizuar gjendjen e për të ngritur pushtetin, që thuajse e kishin fituar, në zonat e Shqipërisë së Mesme e të Veriut. Po kështu, për të eleminuar disa figura të së djathtës të pakompromentuar me pushtuesit. Më tipike ishte lufta kundër Kryezinjve, të cilët njiheshin për veprimtarinë e tyre kundër nazistëve gjermanë në zonat e Kosovës e të Shqipërisë së Veriut.
Në mbyllje të këtij shkrimi më duhet të them edhe disa fjalë për vlerat e LANÇ-it. Ju i mohoni këto vlera. Madje BK e shikonte LANÇ-in si rrezik për pavarësinë e vendit. Dihet që PKSH ishte në krye të LANÇ-it, por merita kryesore i takon popullit shqiptar që në një moment tepër të vështirë e kritik për të ardhmen e vendit, diti të zgjedhë rrugën e drejtë, të rreshtohet në aleancën e madhe të popujve kundër nazifashizmit. Nëse do të zbatohej politika e ndjekur nga BK, Shqipëria do të ecte drejt humbjes së pavarësisë. Ishte LANÇ-i që plotësoi detyrën madhore të çlirimit dhe sigurimit të pavarësisë së vendit.
Aleatët e Mëdhenj dhe në tërësi faktori ndërkombëtar, i njohin dhe i vlerësojnë këto vlera. Ju dhe pse i mohoni, pse kërkoni të errësoni këtë pjesë të lavdishme të historisë? Vendosja e sistemit të diktaturës së proletariatit pas çlirimit , në asnjë mënyrë nuk mund të zbeh vlerat e LANÇ-it. Madje ishte përgjegjësi e BK që me politikën e vet antikombëtare, i dha mundësi PKSH të udhëheqë e vetme luftën e armatosut kundër pushtuesve dhe të arrijë objektivat politiko-strategjike në pajtim me ideologjinë e saj. BK degradoi në një forcë regressive, çka ja hoqi mundësinë vetes të përpiqet të vendosë pas çlirimit një republikë demokratike borgjeze të cilën pretendonte se e kishte në programin e saj.
Në libër ka dhe shumë probleme të tjera për të cilat mund të debatohet, por që del nga mundësitë e një artikulli.
Fund

pyetjes se përse BK veproi në këtë mënyrë ia jepni vetë më poshtë me thënjen e anglezëve. “U rrëfyen dritëshkurtër në praktikë dhe pragmatistë në veprimet ushtarake, duke menduar vetëm për momentin por jo për të ardhmen e një Shqipërie evropiane, apo të një Ballkani evropian”.
“PKSH dhe UNÇSH-ja e drejtuar prej saj, u tregua e aftë të luftonte në dy fronte, edhe kundër pushtuesëve, edhe kundër BK e grupimeve të tjera që bashkëpunonin me pushtuesit.”
thënja “”PKSH dhe UNÇSH-ja e drejtuar prej saj, u tregua e aftë të luftonte në dy fronte,”është po aq e gabuar sa dhe debilllëqet e butkës!aty kishim luftë në një front dhe jo dy fronte!!në këtë front në një krahë ishte UNÇSH në krahun tjetër ishte pushtuesi dhe bashkpuntorët e tij!!
Sakte dhe mjaft konçiz, si gjithmone miku im!
Eshte viti 2016 dhe akoma gjenden shkrues te tille.
Çfar do ndodhte nese ky autor do mendonte ndryshe?
A e kane te nevojshme, bie fjala, historianet e vendeve jo sllave te dalin ne pension pas nje shkrimi te tille?
Fnac-cl,luftoi me sukses kunder Shqiperise se bashkuar.Eshte e vertete qe kete Shqiperi nuk e donin serbet,nuk e donin greket,nuk e donin as Aleatet,ne vecanti Hinglizet.Personalisht mendoj se nuk duhet ngaterruar Stalini,qe nuk dergoi as nje telegram urimi,pasi e dinte Albanine ne Kaukaz.
perversiteti është një nga veset më të ndyra të njeriut!!
në të vërtetë është një kompleks vesesh që përmblidhen në perversitet!!
në këtë rast ha munt kundër FANÇ në krahun tjetër mbron titon dhe të mirat që ka bërë ai për shqiptarët e kosovës!!
ndyrësirës,ty,nuk mund ti thuhet më tepër se ndyrësirë!!
apo ndyrësirë bir kurve do të ishte më mirë??
je një provokator i ndyrë,i një niveli të tillë që dhe në këtë virtualitet të ndyn kur sheh pseudonimin tënd!!