Perceptimi i riskut është i ndryshëm tek secili prej nesh. Kjo është dhe arsyeja pse zgjedhjet e gjithsecilit nuk janë të njëjta në jetë, apo pse disa bëjnë zgjedhje më të ‘guximshme’ se sa të tjerë.
Megjithatë, kur bëhet fjalë për atë çka natyra mund të na ‘servirë’, nuk ka hapësira boshe për të treguar trimëri, sepse përpara saj, jemi të gjithë të pafuqishëm. Kjo është një fjali e cila mund të pranohet kolektivisht, pamundësia për të qenë ‘mbi natyrën’, por që sjell reagime të ndryshme nga individë të ndryshëm.
Për shembull, në rastin e katastrofave natyrore, siç mund të jenë tërmetet, pavarësisht shkallës së tyre, ka nga ata që prej panikut vrapojnë dhe i shkaktojnë vetes një dëm edhe më të madh, ka nga ata që qajnë, bërtasin, ka nga ana që menaxhojnë situatën me gjakftohtësi duke i shërbyer vetes dhe të tjerëve në mënyrën më efiçente të mundshme, por, ka edhe nga ata të cilët, nuk përjetojnë asgjë, ose asgjë sikur të tjerët.
Por, për çfarë bëhet fjalë? A mund të sforcosh veten të përjetosh frikë, nëse kjo frikë nuk vjen natyrshëm? Studimet tregojnë se kur njerëzit përllogarisin riskun, bazohen tek ndjesitë më shumë se te faktet. Lidhja emocionale me një diçka të frikshme që nuk do të ndodh sot ose nesër, është më e vështirë të bëhet.
Pra, nëse një tërmet, apo tornado nuk ndjehet në moment por do të ndodhë në të ardhmen e largët, njerëzit nuk janë të predispozuar të marrin masa. Megjithatë, mënyra si ne reagojmë ndaj fatkeqësive natyrore, lidhet ngushtë dhe me perceptimin e njeriut për natyrën, veçanërisht në krahasim me kërcënimet e bëra nga njeriu.
Ne priremi të jemi më tolerantë ndaj natyrës, sesa ndaj njerëzve të tjerë që me vetëdije do të na impononin rreziqe – terroristët janë shembulli më i qartë.
“Ne mendojmë se natyra është jashtë kontrollit tonë – nuk është e keqe, nuk është përfituese nga ne, thjesht duhet të merremi me të” thotë Paul Slovic, një pionier në psikologjinë e perceptimit të rrezikut, konsulent dhe profesor në Universitetin e Oregon .
“Nëse kemi të bëjmë me një ndërmarrje që po na ekspozon ndaj një rritje sado të vogël të rrezikut nga kanceri, ne nuk jemi tolerant ndaj kësaj” shpjegon Paul Slovic për Citylab.
Megjithatë, ka gjëra që njerëzit mund të bëjnë për të luftuar iracionalitetin e tyre, e një prej gjërave kryesore, është edukimi, pasi mungesa e reagimit ndaj kërcënimeve natyre, po ashtu lidhet ngushtë edhe me mungesën e njohjes së pasojave që mund të sjellë, apo atyre që fenomene të ngjashme, si në rastin e tërmetit, kanë sjellë ndër vite nëpër botë.
o.j/dita

Sepse jane te mbrojtur nga Egjelli tyre ndoshta
qe jo te gjithe e kane …
ke të drejtë or taj!!
poooor ndoshta njerëz të tillë janë dhe viktimat më të shumta!!
nuk është punë ëngjëlli a dreqi!!
ka njerëz që trëmben nga një pordhë dhe që nuk trëmben nga një bombë!!të të parën hyjnë të “sëmurë”,më mirë të lindur hiper të ndjeshëm dhe të tjerë shumë më pak të ndjeshëm!!
gjithashtu është dhe fakti i përjetimit!sa më shpesh të përjetosh tërmete aq më pak ju jep rëndësi!!
sepse jo të gjithë janë vrasës!!
por mund dhe të ndodhë që një ditë të të rastisë vrasësi i vërtetë!!
Mos valle u jane djegur sensoret e ndjeshmerise ketyre njerezve se nuk ka njeri normal qe nuk ka frike dhe ankth gjate e pas termetit.