Mamaja ime doli malit partizane në moshë fare të re! Nuk ishte rastësi veprimi i saj për të marrë atë vendim!
Vatra e saj familjare edukoi atdhetarizmin, shpirtin aktiv revolucionar, vendosmërinë dhe guximin për të luftuar pa iu trembur syri për larine dhe antifashizmin! Familja i edukoi vlerat më të mira të kultures shqiptare, arsimdashjen dhe sensin progresiv të mendimit dhe veprimit, mikpritjen e bujarinë, punën e ndershme, vlera të cilat formësuan dhe përcaktuan identitetin e saj social! Përparimja u lind e u edukua në një familje edhe numerikisht të madhe. Ajo mësoi aty respektin për njerëzit e afërt të gjakut, punën në grup, ndihmën, solidaritetin, kujdesin për t’iu gjendur njerëzve të dashur pranë në nevojë. Por edhe lidhjet gjenetike në linjën e nënës së saj ishin po aq dinjitoze. Tek të gjithë kishte rrënjë të thella dashuria për atdheun, dashuria dhe respekti për punën dhe njerëzit e punës, papajtueshmëria me veset e sjelljet e padenja në shoqëri! Si në linjën e nënës dhe atë të babait të saj ishte shkolla e atdhetarizmit me shpirt dhe me qendrime konkrete! Edhe pse jetonin në fshat tek ta dominonin sjellje qytetare! Nëna e kish kaluar fëmijërinë tek xhaxhai i saj në Korçë dhe kishte nisur të mësonte në shkollën normale të vajzave, që ishte nën ndikimin e litceut dhe kulturës franceze.
Babai i saj kishte jetuar e punuar për 10 vjet bashkë me njerin vëlla në emigracion në SHBA ai ishte edukuar atje edhe me sjelljen e disiplinën e puntorëve në industrinë tekstile. Kur u kthye në Atdhe ai u emërua mësues i gjuhës shqipe në shkollën e Panaritit, por u pushua nga puna për shkak të bindjeve politike në vitin 1925. Në bindjet e tij atdhetare ai ishte fanolist, revolucionar e demokrat! Jo vetëm kaq, por babai dhe nëna e saj ishin si një bibliotekë “me zë” dhe si një arkiv memorial i të gjithë veprave të rilindasve tanë dhe të bejtexhinjve më pare. Vëllai i madh i Ibrahimit, Qazim Panariti, është vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe është shpallur Dëshmor i Atdheut.
E gjithë familja kishte një organizim pune e marrdhëniesh, kishte një harmoni të brendëshme, respekt të ndërsjelltë që i admironin e i respektonin në të gjithë krahinën e Vakëfeve e jo vetëm!
Në vitet e LANÇ familja i kontribuoi çështjes së lirisë e antifashizmit: Shtëpia u shndërrua në bazë të luftës për mbështetjen e trimave të malit, për strehimin sipas nevojave të tyre. U shndërrua në spital partizan për kujdesin ndaj partizanëve të plagosur. Sharra e dorës për punime druri u përdor nga dr. i luftës Petro Cani për prerjen e këmbëve të gangrenizuara të partizanit të plagosur!
Pjestarë të familjes u kthyen njëherazi edhe në ekip mbështetës mjekësor. Aty punohej për të siguruar ushqime, gatuhej për vete dhe për të ardhurit pothuaj të përditshëm. Aty laheshin rroba, qepeshin, riparoheshin, punoheshin çorape, triko, jelekë prej leshi! Jo vetëm kaq! 6 djem ishin partizanë në formacione të ndryshme partizane. Kishte të angazhuar në këshillin antifashist, në kmandën e vendit, në këshillin e gruas antifashiste, në organizatën e rinisë antifashiste! Dukej sikur familja e madhe e canellarëve ishte e gjitha pjesë e luftës së madhe atdhetare dhe e priste me padurim e i shërbente me të gjitha forcat njerëzore, material, shpirtërore morale fitores së LIRISË vendosjes së QEVERISJES DEMOKRATIKE në SHQIPËRINË e LIRË prej FASHIZMIT!
Në këtë klimë që përjetonte i gjithë populli dhe familja e saj, Përparimja, Erveheja (kushërira e saj dhe simotra e saj) si edhe Vaideja, shoqe e tyre dhe bashkëfshatare antare të Rinisë Antifashiste e aktiviste të shquara, vendosën të dalin partizane! Duke shkuar edhe dy vajzat partizane, canellarët kishin 8 partizanë! Ndikim të madh pati djali i xhaxhait të vet Myftar Grabocka, sepse Përparimja që në shtator të vitit 1942, kur ishte ende vetëm 14 vjeç punonte me rininë e fshatit ku propagandonte mbështetjen e luftës partizane për liri dhe urrejtjen për pushtuesin. Në tetor 1942 u bë antare e rinisë Antifashiste shqiptare, ndaj puna dhe aksioni konkret në mbështetje të luftës partizane për liri, kundër pushtimit e ndërgjegjësuan më tej dhe e përfshinë në format e organizuara të veprimtarisë atdhetare. Në mars 1943 u antarësua në Rininë Komuniste Shqiptare dhe vazhdoi të punonte pa u lodhur në mbështejte të nevojave të luftës për veshmbathje e ushqime. Erdhi moment dhe doli malit për liri me armë në dorë në prill 1944, edhe pse ishte ende e vogël në moshë e në trup. Fillimisht u inkuadrua në bataljonin “Rinia” të rinisë Korçare. Me mbarimin e operacionit të qershorit, në datën e krijimit të Brigadës 15 sulmuese partizane në Gurin e Kamjes në Pogradec, më 29 qershor, u përfshi në atë formacion dhe shërbeu si infermiere kompanie në kompaninë e dytë me komandant Selman Vishocicën dhe komisar Milto Progërin në përbërje të bataljonit të parë me komandant batalioni Hamdi Babanin. Përparimja ishte në skuadrën e pare që ishte skuadër zbuluese për kompaninë. Karahas veprimeve luftarake të aksioneve në përbërje të formacionit partizan ku ishte inkuadruar, Përparimja u dërgua për tri javë pranë spitalit partizan në Strelcë të krahinës së Gorës për të ndjekur një kurs për infermiere. Mbas këtij kursi ajo kishte një lloj kualifikimi si infermiere partizane dhe kryente edhe detyrën e infermieres së kompanisë për t’u ardhur në ndihmë, për t’i mjekuar e për t’u kujdesur për shokët e sëmurë apo të plagosur. Kujdesi për shoqet e shokët e sëmurë e të plagosur i kalonte kufijtë e sakrificës. Përparimes ashtu si edhe në përgjithësi partizanëve nuk u “trembej syri” dhe nuk e dinin ç’ishte frika apo vdekja nga plumbi, ndaj nuk kursyen asgjë. Sukseset në beteja e luftime u rritnin besimin në fitore për të vazhduar më me vrull në aksionet e radhës.
Kujtim nga dita e vendimit për të dale partizane!
Në fshat kishte ardhur Ramiz Aranitasi! Fjala e tij ngriti peshë sidomos rininë e atyre anëve! Përparimja, Erveheja dhe Vaideja vendosën të nisen sëbashku në Luftë. Fillimisht menduan të mos u thonin gjë baballarëve E biseduan veç me nënat dhe, u nisën. Kur shkuan tek grupi i partizanëve në Panarit, ku ishte edhe Myftar Grabocka, iu kërkua të “kalonin prova të besueshme që vendimi për të dalë malit, ishte i formës së prerë”!
– Para se të vendosim ç’do të bëhet me ju, duam t’u themi se nuk po vini në dasëm, por në luftë!
– Po, për në luftë jemi nisur!
– Nuk do të kini lehtësira në luftë! Do të jemi jashtë e nën krismat e armëve! Përballë do të kemi armiq të egër, të armatosur!
– Po, e dimë! Kundër atij armiku do të luftojmë edhe ne bashkë me ju! Plumbat nuk do të na kursejnë e nuk do të na vrasin vetëm neve! Edhe juve jeni të rrezikuar, por në luftë jeni e nuk tërhiqeni! As ne nuk tërhiqemi! Armikun e kemi të përbashkët!
– Po ju nuk kini armë!? Armët që kemi ne janë më të gjata se sa jeni ju!
– Do t’ia rrëmbejmë armikut ashtu si ju!
– Po jeni shumë të vogla! Rrituni edhe ca dhe, kur të kalojnë partizanët përsëri këtej, bashkojuni!
– Jo! E kemi vendosur të vimë sot! Le të rritemi në luftë!
Atëhere shokët drejtues vizatuan një vijë në murin e shkollës dhe u thane vajzave: Atëhere, nëse e arrini vijën që vizatuam tek muri, do të vini partizane me ne. Në të kundërt, nuk kemi ç’t’u bëjmë.
– Dhe, Përparimja e para, pastaj Ervehejs e më pas Vaideja filluan të ngjiten me kurriz nga muri duke ngritur sa më shumë thembrat e këmbëve që të mos ishin nën vizë….. E kaluan proven me shumë vendosmëri e këmbëngulje! Komisioni vendosi “Nën presion”!
Dhe u nisën rrugës për t’iu bashkuar partizanëve.
Rrugës i arrijnë babai i Përparimes, njekohësisht xhaxhai i Ervehesë dhe babai i Vaidesë.
I morën çupat veç e veç dhe biseduan. Ishin të vogla! Nuk e dinin se sa ishin të ndërgjegjshme për atë vendim.
Ibrahimi: – Përparime, e kini menduar mirë këtë që po bëni?
– Po xhaxha! (kështu i thërriste babait të vet, meqë ishte vëllai më i vogël)
– E dini që shkoni malit? Do të jeni në diell, në shi, në erë dhe nën plumba?
– Po xhaxa!
– Nuk do të të shtrojë Naimeja rrobat për të fjetur, as nuk do të të gatuajë ajo!
– E dimë! Do të hamë kur të kemi për të ngrënë, por ne e dime se kemi dalë për të luftuar!
– E dini që edhe mund të vriteni?!
– Po, e dimë, por për liri do të vritemi! Krenohemi për këtë vendim që kemi marrë!
– Domethënë nuk ka kthim pas?
– Jo! Do të kthehemi veç me lirinë!
– Mbas kësaj i puthi çupat në ballë duke i uruar: – Dalshi faqebardhë! Pushka ju bëftë top! U kthefshi me lirine!
E gjithë vendosmëria në vendimmarrje i shoqëroi vajzat në të gjitha aksionet dhe veprimet luftarake në përbërje të brigadës partizane! Asnjëherë ato nuk u happen telashe shokëve në luftë, përkundrazi! Trimëria dhe guximi nuk i dallonte nga bashkëluftëtarët!
Shembull që më mbush me emocion e më bën të jem krenare për nënën time ishpartizane dhe për babain tim! Si mund të nëpërkëmbet shembulli i këtyre vajzave që frymëzohej nga shpirti i tyre atdhetar luftarak! Në ato ditë të zjarrta rinia, djemtë dhe vajzat partizane u angazhuan me të gjithë fuqinë e mendjes, shpirtit dhe forcën fizike për t’i dalë zot vatanit dhe ia dolën!
Edhe pse babai im dhe mamaja ishin partizanë të të njejtës brigadë partizane, u martuan 7 vite mbas çlirimit. Pjesëmarrja në LANÇ gjithashtu konsiderohej provë vlerash dhe karakteri edhe në vendimmarrjen për martesë!
Mamaja na ka treguar jo pa krenari dhe emocion kujtime nga jeta e saj në veprimet luftarake të Brigadës së XV S partizane ku ka qenë pjesëmarrëse.
Elidiana Canaj
Vajza e ish-partizanëve
n/kryetare e kryesisë së komitetit Kombëtar
të Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar
Tiranë, më 06.06.21


Nene Perparime-
SIMBIOZE e NENAVE dhe MOTRAVE tona! E nderuara e te nderuarave Elidiana Canaj, te uroj se pari DITET NJEMIJE,per kete shkrim te shkelqyer e bindes, me ciltersine ne atyre HEROINAVE dhe HERONJVE qe pershkruani.
Mua,sot 85 vjecar(me 10 qershor 1936 lindur atje ne Zavalanin emer lene,)me bere te rilexoj deri kospektoj ne ditarin tim, kete shkrim prefekt per realizmin shprehur,une dhe perjetuar ne fshat ne ato vite lufte,sa shkruani ju. 6-partizane nxori fshati yne,krye tyre im vella 18 vjecar,sa nipi Babait vrare me 1940ten…deri shtepia djegur me 1944,pikerisht ne ate operacionin e famshem te Qershorit 1944,mes Dangellise Naimjane. C’ka ju pershkruani,une ne kujtesen e femijnise sime nje jete. Ju faleminderit. Po jetoj me QERSHORIN e 1944-es,deri shtepia djegur Ballistet,trimeruar ne krah pushtuesin gjerman.Pergjigje lufta partizane dhene . Lavdi Luftes N.Cl. me NENAT e MOTRAT tona ne pararoje. Dite njemije JUVE Elidiana Canaj,krenari e familes ish Partizane sot ZV/kryetare e Komitetit te pergjithshem te veteraneve te atdheut tone. Une me mbi 80*Pasues veterane* ne Toronto ju pergezojme sa beni.
Ju pershendes, (une sot festoj 85 vjetorin mes tyre).
Lavdi Luftes N, Cl.me 28mije deshmore.
Pasuesi Veteran 85 vjecar;
Toronto 10-06-2021 Dh Xhoga-Guri Naimit D.
Tregim prekes per 2 vajzat e vogla qe dolen Partizane.
Te them te drejten me perloti, se me kujtoi gjyshen time Partizane ……
Ishin tipa heroike te gjithe ata qe dolen malit partizane , meshkuj e femra,
por sidomos femrat …
Por gjyshja ime ishte shume e vecante , sepse ne Vlore veteranet e luftes thoshin ,
“Ajo ka qene trime e madhe dhe oratore se ajo ka ngritur Vloren ne lufte kunder Nazi-Fashizmit”
Ne fakt gjyshja kishte organizaur vajzat vlonjate te ngriheshin ne lufte kunder Nazi-fashisteve.
Dhe gjjate komunizmit, gjyshja ishte drejtuese dhe te gjithe Ballistet thoshin se ishte shume e drejte me te gjithe
I konsideronte te gjithe njelloj edhe ata qe ishin me politike te keqe, gjyshja i ndihmonte , u jepte edhe bursa studimi
sepse thoshte ” keta jane femijet tane te cilet Partia do i ndihmoje te riten e te mesojne me mesimet e Partise dhe ti sherbejne Shqiperise ”
Lavdi perjete gjithe atyre qe moren pjese ne Luften e madhe kunder Nazi-Fashisteve !
Te nderuar veterane dhe trashegimtare te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve heroike!
Edhe une si bir partizani i Brigades 22 Sulmuese te UNCL jam krenar per sakrificat e babait tim te ndjere,qe mori pjese qe nga Batalioni Dajti,Grupi i Pezes,Brigada e 3 Sulmuese dhe ne fund ne Brigaden e 22 Sulmuese qe pas clirimit te Shkodres ne 29 nentor 1944 luftuan per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi!
Por jam totalisht i zhgenjyer nga qendrimi i Organizates se Veteraneve dhe asaj te Deshmoreve,qe heshtin dhe nuk i kerkojne Edi Rames te kerkoje fslje qe e ka quajtur LANC si lufte civile dhe injoron cdo gje qe lidhet me kete lufte!
A e dini ju se kolaboracionisti Veliaj i ka hequr emrin rruges se “Barrikadave” dhe e quajte Ismail Ndroqi?
TURP!
Edi Rama eshte armiku i LANC dhe duhet te shporret nga PS-ja sidomos pas nderimit qe i beri krye ballistit kriminel M.Frasheri ku na kerkoi qe ne te ulim koken para vepres se tij!
Personifikim i virtyteve më të mira të Gruas Shqiptare. Jetë të gjatë
Po Enver Dulla dhe Nexhmije Fashistja qe ishin strehuar te vila a Kryekolacionalistit ballist, Bahri Omari dhe qe e kaluan Luften LANC jugosllsve si levenda borgjeze,
KU JANE NE KETE HISTORI?
Mish per top per jugosllavet.
Demo te marrte covidi nje ore e me pare, Kadaver qe infekton dynjane.
Tokat- te hypesh ketu e te shohesh stambollin.
Ti morren niperit udbashe, ste lane gje.
Ti qelbesire tiitisee xhaferdeviste, tani Partisanet paskan qene mish per top per jugosllavet?
Ata qene vetem besnike te Atdheut te tyre e popullit te tyre.
Po ku kupton ti vemje.
As sa gezohem kur lexoj komentet e tua plot pakenaqesi e tritshtim, pa asnje rrugedalje dhe vetem erresire ne fund te tunelit.
E shave e kerdise Enverin e vdekur prej 36 vjetesh.
Do ngordhesh ti e cke rrob shpije e ske per te gjetur nje qe ti afrohet ke thonjte e kembeve.
Ashtu te pafsha, me ate pension 150 eur dhe ishall nje semundje te perfundosh ne morg pa u shtruar fare ne pavion.
Tokat qaji me oi. Ta ka hudh intellektuali. I mesum me b…
lepirje qe ne burg, e perfitoi dicka dhe ka ndertuar nje bordello, ne mos rrjedh do pikoje.
Demo te marrte covidi nje ore e me pare, Kadaver qe infekton dynjane.
Tokat- te hypesh ketu e te shohesh stambollin.
Ti morren niperit udbashe, ste lane gje.
Ti qelbesire tiitisee xhaferdeviste, tani Partisanet paskan qene mish per top per jugosllavet?
Ata qene vetem besnike te Atdheut te tyre e popullit te tyre.
Po ku kupton ti vemje.
As sa gezohem kur lexoj komentet e tua plot pakenaqesi e tritshtim, pa asnje rrugedalje dhe vetem erresire ne fund te tunelit.
E shave e kerdise Enverin e vdekur prej 36 vjetesh.
Do ngordhesh ti e cke rrob shpije e ske per te gjetur nje qe ti afrohet ke thonjte e kembeve.
Ashtu te pafsha, me ate pension 150 eur dhe ishall nje semundje te perfundosh ne morg pa u shtruar fare ne pavion.
Tokat qaji me oi. Ta ka hudh intellektuali. I mesum me b…
lepirje qe ne burg, e perfitoi dicka dhe ka ndertuar nje bordello, ne mos rrjedh do pikoje.
Shko takoje ke taiwani se mbase te jep experimente.
Demo te marrte covidi nje ore e me pare, Kadaver qe infekton dynjane.
Tokat- te hypesh ketu e te shohesh stambollin.
Ti morren niperit udbashe, ste lane gje.
Ti qelbesire tiitisee xhaferdeviste, tani Partisanet paskan qene mish per top per jugosllavet?
Ata qene vetem besnike te Atdheut te tyre e popullit te tyre.
Po ku kupton ti vemje.
As sa gezohem kur lexoj komentet e tua plot pakenaqesi e tritshtim, pa asnje rrugedalje dhe vetem erresire ne fund te tunelit.
E shave e kerdise Enverin e vdekur prej 36 vjetesh.
Do ngordhesh ti e cke rrob shpije e ske per te gjetur nje qe ti afrohet ke thonjte e kembeve.
Ashtu te pafsha, me ate pension 150 eur dhe ishall nje semundje te perfundosh ne morg pa u shtruar fare ne pavion.
Tokat qaji me oi. Ta ka hudh intellektuali. I mesum me b…
lepirje qe ne burg, e perfitoi dicka dhe ka ndertuar nje bordello, ne mos rrjedh do pikoje.
Shko takoje ke taiwani se mbase te jep experience.
Matura.
Rajmond v\Vlonjati me te lumte sa keni shkruar ne kete koment ,fatmiresisht. krah me mua gjysh,qe me rinove. Ditet Njoemije vertet Bir Vlonjati.
Nga une, 85 vjecar;Guri Naimit D.
Bir Zavakani i *Dangellise Naimjane*…