Pse duhet ndërprerë alkooli kur jeni duke marrë mjekim?

Pranvera Kola

Në rastin e përdorimit të medikamenteve për trajtimin e komplikacioneve të ndryshme, duhet të hiqet dorë nga konsumi i alkoolit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se në rastet kur jemi duke marrë mjekim duhet të jemi shumë të kujdesshëm me konsumin e pijeve alkoolike.

Listohen më tepër se 150 medikamente që ndërveprojnë në mënyrë të dëmshme kur bien në kontakt me alkoolin. Këto ndërveprime mund të sjellin dëmtime, sëmundje madje edhe vdekje.

Kjo pasi efektet e alkoolit rriten nga medikamente që deprimojnë sistemin nervor qendror, si ato që merren për gjumë, antihistaminikët, anidepresivet, barnat kundër ankthit dhe disa medikamente të tjera kundër dhembjes. Po ashtu edhe disa medikamente kundër diabetit, tensionit të lartë, sëmundjeve të zemrës mund të kenë ndërveprim të dëmshëm në rast se bien në kontakt me alkoolin.

“Kështu, në çdo rast kur jeni duke marrë medikamente, duhet të konsultoheni detyrimisht me mjekun specialist mbi mundësitë e konsumit të alkoolit gjatë kësaj periudhe. Duke u ndalur tek efektet e alkoolit tek grupet më të rriskuara, ekspertët e shëndetit thonë se ato ndryshojnë sipas moshës”, shkruan Dita.

Rreziku tek të moshuarit

Koha e reagimit më e ngadaltë, problemet me dëgjimin dhe shikimin dhe një tolerancë më e ulët ndaj efekteve të alkoolit, i vendosin të moshuarit në një risk më të lartë për t‘u rrëzuar, për t‘u përplasur me makinë dhe lloje të tjera dëmtimesh që mund të vijnë nga pamundësia e kontrollimit të ekuilibrit dhe vetes së tyre. Ndërkohë që të moshuarit kanë tendencë të marrin më tepër medikamente se të rinjtë.

Përzierja e alkoolit me medikamente mund të jetë shumë e rrezikshme, madje edhe fatale. Sikundër e theksuam edhe më lart mbi 150 lloje medikamentesh ndërveprojnë në mënyrë shumë të dëmshme pasi bien në kontakt me alkoolin. Përveç kësaj shumë gjendje të zakonshme shëndetësore të kësaj moshe, siç janë problemet me zemrën, ulcerat, tensioni, alkooli mund t‘i rëndojë dhe më tepër.

Ndryshimet fizike të pleqërisë mund t‘i bëjnë të moshuarit që të ndjehen në “formë” edhe më shumë pak alkool. Pra të moshuarit duhet të reduktojnë pothuajse tërësisht pirjen e alkoolit. Për këtë kategori mund të lejohet vetëm konsumi i një gote në ditë, por vetëm pasi të jetë marrë leja nga mjeku specialist, i cili ka verifikuar më parë edhe efektet që mund të ketë përdorimi i medikamenteve që merr i moshuari.

 

p.k/dita 

Share This Article
1 Comment
  • Po kur perdoret aspirin ne goje,shtyrej me perzierje caje me pak raki kunder gripit.Pse nuk ndikon asgja por vetem e vetem se mbulohesh ne djerse dhe tunde e shkund gripin sa ma shpejt nga organizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *