Pse duhet parkingu pranë monumentit të Skënderbeut

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

 

Temperaturave të larta stinore i shtohen dhe mjegullnaja pluhuri! Ky është një nga shqetësimet më të mëdha të banorëve të qytetit të Krujës këto ditë të nxehta kur sapo kemi hyrë në ditët e para të muajit gusht. Fjala është për qendrën e qytetit, ku në një nga kodrat para ish-godinave të komitetit ekzekutiv dhe komitetit të partisë të rrethit kanë nisur punimet për rrafshimin e dherave duke bllokuar rrugën zbritëse, agjencinë e transporteve publike dhe veprimtarinë e bizneseve në atë zonë. Siç thuhet, kanë nisur punimet për ndërtimin e një parkingu të madh që s’dihet se pse pikërisht mu në qendër të Krujës, fare pranë monumentit të heroit legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. A thua qe të mbrohen nga shpata e me shpatën e kryeprijësit?! Nuk ka rëndësi se kush e ideon apo planifikon dhe cila firmë ka fituar tenderin e po e ndërton, sepse ajo është një punë dhe çdo firmë do ta merrte me dëshirë e vullnet. Por pse pikërisht në atë vend që më mirë do të ishte të shtohej gjelbërimi dhe të mbilleshin lule e jo të dëmtoheshin dhe ekzistueset, të priteshin ullinjtë dhe pemët e tjera të gjelbëruara e dekorative, siç dhe ka ndodhur në fakt. Kruja është një qytet i gurtë e ka shumë nevojë për ngjyrën natyrale të jeshiltë të florës, luleve, pemëve e bimëve të tjera, jo thjesht si dekor, por edhe si nevojë ekologjike, freskuese e klimaterike. Prandaj me të drejtë shumë qytetarë ankohen dhe bëjnë vërejtje për organet përkatëse që i miratojnë dhe i lejojnë këto lloj punimesh që s’është akoma vonë për t’i ndaluar dhe orientuar në drejtime shumë më të dobishme. Përparim Shullazi, Krujë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *